Edukata e udhëtimit gjatë haxhit dhe umres – II

Kabeja-2Edukata e udhëtimit gjatë haxhit dhe umres – II

13. Nuk është e pëlqyeshme të udhëton vetëm e pa shok, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sikur ta din njerëzit se çfarë ka kur njeriu udhëton vetë nga ajo çfarë di unë, nuk do të udhëtonte dikush vetëm natën”.[1] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: “Një udhëtar është shejtan, dy udhëtarë janë dy shejtan e tri vetë janë udhëatarë”.[2]

14. Njëri nga udhëtarët duhet të bëhet emir, udhëheqës i udhëtarëve që të jenë bashkë në mendime dhe ti arin qëllimet e tyre lehtë, thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Kur tri vetë dalin në udhëtim njëri prej tyre le të bëhet emir, udhëheqës”.[3]

15. Është mirë që kur udhëtarët të ndalen në ndonjë vend të afrohen pranë njëri-tjetrit, njëherë disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur u ndalën me një vend u ndajtën vende vende dikush në qafë të malit e kush në rafshinë, kur i pa në këtë gjendje i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kjo ndarje që e bët ju është prej shejtanit”.[4] Pas kësaj u bashkuan në një vend me njëri tjetrin derisa sikur ta shtrohej një shtrojë do ti merte të gjithë në një vend.

16. Po ashtu është e pëlqyeshme kur të ndalet në ndonjë vend qoftë gjatë udhëtimit ose vend tjetër ta bën këtë dua: “Eudhu bi kelimati-lahi min sheri ma halek” që d.t.th. Kërkoj mbrojtje me fjalët e plota të Allahut nga sheri çfarë Ai ka krijuar. – Sepse në qoftë se thotë kështu nuk i bën dëm diçka derisa të largohet prej atij vendi.[5]

17. Po ashtu është e pëlqyeshme të mer tekbir, të thotë: Allahu ekber kur hyp lart në ndonjë rrugë e të bën tesbih, të thotë: Subhanallah, kur të zbret poshtë në ndonjë rrugë, thotë Xhabiri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Kur ngjiteshim më të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mernim tekbir e kur zbritnim bënim tesbih”.[6] Mirëpo nuk ngrihet zëri kur meret tekbir pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju njerëz ngadalë sepse ju nuk po i luteni një Zoti i Cili është nem e as që është nuk ju sheh, dijeni se Ai është me ju Ai është Gjithëdëgjues”.[7]

18. Po ashtu është e pëlqyeshme ta thotë duanë e hyrjes në ndonjë fshat apo vend thotë kur ta sheh: “Allahume rabu semavati sebi ve ma edhlelne ve rabul-erdine sebi ve ma eklelne, rabu shejatine ve ma edlelne, ve rabu rijani ve ma dherejn eseluke hajre hadhihil-karjeh ve hajre ehliha, ve hajre ma fiha, ve eudhu bike min sheriha ve sheri ehlila ve shere ma fiha”.[8]

19. Është e pëlqyeshme të udhëton natën sidomos në fillim të saj sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ju porosis të udhëtoni natën sepse toka ngushtohet gjatë natës”.[9]

20. Është e pëlqyeshme gjatë udhëtimit të natës para agimit të thotë: ”Semea samijun bihamdilah ue husne bela uhu alejna rabena sahibuna, uel-fdil alejna aidhen bilahi minen nar”. Që d.t.th. Le të dëshmon dëgjuesi se ne e falenderojmë Allahun si dhe sprovat mbi ne Zoti ynë Ti je shoqëruesi ynë me mirësinë Tënde na mbro nga zjarri.[10]

21. Është e pëlqyeshme të bëhet sa më shumë dua gjatë udhëtimit pasi që është shumë afër ti pranohet duaja e ti jepet ajo çfarë e kërkon udhëtari, kjo bazuar mbi thënien e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Tri personave nuku refuzohet duaja: Atij që i është bërë padrejtësi, prindit për fëmijën e tij dhe ajo e udhëtarit”.[11]

Haxhiu i shton duatë në Safa dhe Merva, në Arafat dhe Mes’herel-haram, në agim pas hedhjes së guralecave, në xhemretul sugra dhe vusta në ditët e teshrikut pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka bërë shumë dua në këto gjashtë vende dhe i ka ngritur duart.[12]

22. Urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja sa ka mundësi si dhe sa ka dije, pra duhet të ketë dije në atë çfarë thëret dhe në atë çfarë ndalon duke mos e haruar butësinë dhe mirësinë. Gjithashtu nuk ka dyshim se ai i cili nuk e ndalon të keqen është në rrezik të mos i pranohet duaja sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im do të urdhëroni në të mirë dhe do të ndaloni nga keqja ose pritni që Allahu të lëshon dënim mbi ju sa që kur ju do lusni Atë Ai nuk do tua pranon duatë”.[13]

23. Të largohet nga gjithë mëkatet, duke mos e dëmtuar askënd me gojën e tij, e as me dorën e tij, as mos i shtyn njerëzit gjatë grumbullimeve të shumta apo ti ngushton ato gjatë ngjeshjes me ta, të mos mban fjalë, të mos përgojon, nuk polemizon me shokët e tij ose me të tjerët vetëm se me fjalët më të mira. Gjithashtu të mos gënjen, të mos flet për fenë pa dije si dhe të largohet nga gjitha natyrat e mëkateve dhe të këqijave, thotë Allahu në Kuran: “Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit[14], përmendeni Allahun në vend të shenjtë (Muzdelife)[15], përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur”.[16] Gjithashtu thotë: ”E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çfarë ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh”.[17] Gjithashtu duhet ditur se mëkatet në xhaminë e Kabes nuk janë si në vendet tjera, thotë Allahu: “S’ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së Allahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe, kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, Ne kemi për t’ua shijuar një dënim të idhët”.[18]

24. i kryen të gjitha obligimet, prej më të rëndësishmeve është namazi të cilin e falë në kohë me xhemat, i shton veprat e mira si: Leximin e Kuranit, dhikrin, duatë, mirësinë ndaj njerëzve qoftë në fjalë qoftë në vepër duke u sjellur mirë me ta dhe duke ju ndihmuar në nevojat e tyre. – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë e tyre apo mëshirën e tyre ndërmjet njëri tjetrit, butësinë, ndërmjet njëri tjetrit është si shembulli i një trupi, kur ankohet një pjesë këtij trupi, tërë trupin e kaplon temperatura”.[19]
Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 6/138

[2] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi e të tjerë shiko “Sahih Ebi Davud” 2/494

[3] Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani e ka cilësuar hadithin si të mirë në “Sahih Ebi Davud” 2/494, 495

[4] Transmeton Ebu Davudi e të tjerë, Albani këtë hadith e cilëson të saktë në “Sahih Ebi Davud” 2/498

[5] Transmeton Muslimi 4/2080.

[6] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 6/135

[7] Buhariu në “Meal-fet’h” 6/135, Muslimi 4/2076

[8] Transmeton Hakimi dhe e bën hadithin e saktë me të pajtohet edhe Dhehebiu 2/100, Ibn Sinij nr. 524, hadithin e bën të mirë, Ibn Bazi thotë: E transmeton Nesaiu me zinxhir të mirë shiko “Tuhfetu ehjar” fq. 37.

[9] Transmeton Ebu Davudi, Hakimi 1/445, Albani e cilëson hadithin si të saktë në “Sahih Ebi Davud” 2/2489

[10] Transmeton Muslimi 4/2086

[11] Transmeton Ebu Davudi 2/9, Tirmidhiu 4/314, Ibn Maxhe 2/1270, Ahmedi 2/258 shiko “Sahih Tirmidhij” 3/156, “Sahih edebul mufred” fq.43.

[12] Shiko “Zadul mead” Ibn Kajimit 2/227, 226.

[13] Transmeton Tirmidhiu 4/468 nr. 2169, Ibn Maxhe, Ahmedi 5/388, Albani hadithin e ka cilësuar si të saktë në “Sahih Tirmidhij” 2/460.

[14] Arafat: Vend mjaft i njohur afër Mekkës, ku haxhxhinjtë duhet ta kalojnë ditën e nëntë të dhul-hixhxhes.

[15] Mesh’herel-haram (Muzdelife): Vend afër Mekkës, ku haxhxhinjtë duhet të ndalen dhe të ta kalojnë natën e dhjetë të dhul-hixhxhes, ose pjesën më të madhe të saj.

[16] Bekare:198

[17] Ahzab:58

[18] Haxh:25

[19] Transmeton Buhariu 7/77, Muslimi 4/199

You may also like...