Edukata e udhëtimit gjatë haxhit dhe umres – III

Kabeja-5Llojet e edukatës të cilat duhet ti din haxhiu dhe umrexhiu si dhe të punon me to janë të shumta, kështu që ti pranohet umreja e tij, gjithashtu edhe haxhi i tij, disa prej tyre janë vaxhib e disa mustehab, të pëlqyera ndërsa ne do ti cekim vetëm disa prej tyre:

  1. Sillet me moralin më të mirë me njerëzit, morali përfshin: Durimin, faljen, butësinë, urtësinë, shoqërimin, ngadalsinë gjatë kryerjes së veprimeve, mosngutja në vendosje, përultësinë, bujarinë, drejtësinë, dorëdhënien, përqëndrueshmërinë, mëshirën, emanetin, asketizmin, devotshmërinë, paqën, mbajtjen e premtimit, turpin, drejtësinë, mirësinë, bamirësinë, vetëkënaqësinë më atë çfarë e posedon, aktivitetin personal etj. Për vlerën e madhe të moralit i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimin me të plotë e ka ai besimtarë që e ka moralin më të mirë”.[1] Ndërsa në hadithin tjetër qëndron: “Besimtar me sjelljen e lartë të tij e arin gradën e agjëruesit dhe falësit”.[2]
  2. Ju ndihmon të dobtëve, shokut të udhëtimit, qoftë shpirtërisht, materialisht ose me pozitën që e ka, çdoherë është i njejtë me ta i trajton të barabartë, u jep përparësi për çfarë kanë nevojë ata, Ebu Seid-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë në një udhëtim me sahabët: “Kush ka shpinë të fortë le ti ndihmon me të atij i cili nuk ka shpinë të fortë, kush ka përgatitje të mirë le ti ndihmon atij i cili nuk ka mundësi”. – Kurse pas kësaj i ceki të gjitha llojet e dashurisë derisa e vërejtën se asnjëri nuk ka të drejtë në atë që e ka dikush ndaj shokur të tij.[3] Xhabiri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vonohej pas gjatë udhëtimit duke u ndihmuar atyre që ngecnin prapa, i mbante pas vetes dhe lutej për to”.[4] Kjo tregon se sa i kujdesshëm dhe i shoqërueshmë ka qenë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për ta për tu ndihmuar fakt nga i cili duhet të meret mësim neve në përgjithësi dhe ata të cilët kanë poste të posaçme në veçanti.
  3. Të shpejton të kthehet sa më shpejt në shtëpi e të mos vonohet përderisa nuk ka nevojë për një gjë të tillë. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Udhëtimi është pjesë e dënimit, ngase e ndalon nga ushqimi, pija, gjumi i tij besimtarin prandaj kur ti kryen besimtari nevojat e tij le të shpejton sa më shpejt për në shtëpinë e tij”.[5]
  4. Është e pëlqyeshme që të thotë duat kur të kthehet nga udhëtimi, ata dua të cilat i ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur është kthyer pej betejes apo prej haxhi ose umres. Ai merte tekbir gjatë ngjitjes në rrafshnalta, tri tekbire pastaj thoshte: ”La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir, aibune taibune abidune saxhidune lirabina hamidune, sadakallahu va’dehu ve nasara abdeh ve hezemel-ahzabe vahdeh”.[6]
  5. Është e pëlqyeshme kur ta sheh vendin e tij të thotë: “Aibune taibune abidune lirabina hamidunë”. – i përsërit këto fjalë derisa të hy në vendin e tij pasi që kështu vepronte i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.[7]
  6. Kur ka munguar gjatë kohë prej familjes së tij, të mos hyn në shtëpi gjatë natës pa pasur nevojë, përpos se kur ti lajmëron se do të kthehet tek ta natën. Pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka ndaluar nga një gjë e tillë. Xhabir ibn Abdullahu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Ka ndaluar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që kur të kthehet dikush nga udhëtimi të mos kthehet natën”.[8]

Urtësinë e kësaj e tregon versioni tjetër ku qëndron: ”Derisa të kthehet e pakrehura dhe të përgatitet, gruaja ti bëj tretman trupit të saj”. Kurse në një version tjetër qëndron: “Ka ndaluar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të hyn në shtëpinë e tij natën, që të mos i frikson, apo tua zbulon të metat”.[9]

  1. Është e pëlqyeshme për atë që kthehet nga udhëtimi të fillon me vizitën e xhamisë që e ka më afër, ti fal dy rekate sepse kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Ai kur kthehej nga udhëtimi fillonte me vizitën e xhamisë dhe i falte dy rekate”.[10]
  2. Është po ashtu e pëlqyeshme që kur të kthehet prej udhëtimit të sillet mirë me fëmijët e tij dhe atyre të fqinjëve nëse i takon të parët, Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se: ”Kur është kthyer i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në Mekë e pritnin fëmijët e beni Abdul-Mutalibit e ai njërin e mori në krahë e tjetrin pas tij”.[11]

Abdullah ibn Xhaferi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kthehej nga udhëtimi na takonte neve, më takonte mua, Hasenin dhe Husejnin, njërin prej nesh e merte në krah e tjetrin pas tij derisa hyrëm në Medine”.[12]

  1. Është po ashtu e pëlqyeshme tu sjell familjarëve dhurata pasi që kjo ua zbutë njerëzve zemrat, largon urejtjen, armiqësinë prandaj është mirë që të pranohet dhurata dhe të falenderohet dhënësi i saj. Është e uryer që të mos pranohet dhurata nëse nuk ka asnjë pengesë sheriatike, për këtë arsye i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Jepni dhurata ndërmjet njëri-tjetrit që të duheni”.[13]

Dhurata është shkak që mbjell dashuri ndërmjet besimtarëve për këtë arsye disa kanë thënë: Dhuratat e njerëzve ndaj njëri tjetrit, mbjellin dashuri në zemrat e tyre pandërprerë.

Tregohet se një haxhi është kthyer nga haxhi i cili nuk ju ka sjellur dhurata familjarëve të tij, atëherë një familjarë i tij është hidhëruar dhe i ka rënditur këto vargje:

Haxhilerët tani nuk mu afruan aspak

Nuk më kanë sjellur as misvak e as nalle

Erdhën e nuk na dhuruan asnjë fije misvaku (erak)

E as që vendosen diçka në ndonjë dorë të fëmijëve[14]

 

Ndërsa dhurata më e mirë është uji i zemzemit sepse është i bekuar, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë për ujin e zemzemit: “Ai është uji i bekuar është ushqim për atë që e përdor atë për ushqim dhe shërim për sëmundje të ndryshme”.[15]

Xhabiri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Uji zemzem është për çfarë ta pish”.[16] Po ashtu tregohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbante ujë zemzemi në calik, strajcë për ujë, ju jepte të sëmurëve që të pin.[17]

  1. Kur të kthehet udhëtari në vendin e tij është e pëlqyeshme ti përqafoj njerëzit, ngase Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon për shokët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe thotë: “Kur takonin njëri tjetrin ia jepnin dorën kurse kur takoheshin pas udhëtimit mereshin në gryk, përqafoheshin”.[18]
  2. Po ashtu është e plëqyeshme kur të kthehet në vendin e tij ti tubon shokët e tij, ti gostit me ushqim sepse kështu ka vepruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Xhabir ibn Abdullah-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur kthehej në Medine e thertë në deve apo një lopë”, për ktë tregon edhe Ubejdullah ibn Muadh-Allahu qoftë i kënaqur prej tij.[19]

Nga Shubeja e kjo nga Meharibi i cili thotë për Xhabir ibn Abdullahun-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se: “Blejti nga unë një deve për dy okë dhe një dirhem ose dy dirhem kur ju afrua Sarajit”.[20]

Në një transmetim tjetër qëndron “Urdhëroi të theret një lopë dhe hëndrëm prej saj…[21]

Këtij lloji ushqimi i thuhet “Nekija” ushqim i cili e mer ai i cili kthehet nga udhëtimi.[22] Ky hadith dhe të ngjajshëm me të tregojnë se gostitja e udhëtarit që kthehet ndaj shokëve të tij është e pëlqyeshme, ajo ishte e pëlqyeshmë edhe tek selefi.[23]

[1] Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi 2/250, shiko “Sahih Tirmidhij” 1/340, “Ehadithu Sahiha” 1/167.

[2] Transmeton Ebu Davudi, Albani e ka bërë hadithin të saktë në “Sahih Ebi Davud” 3/911.

[3] Transmeton Muslimi 3/1354.

[4] Transmeton Ebu Davudi nr. 2629, Albani këtë hadith e ka bërë të saktë në “Sahih ebi Davud” 2/500

[5] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/622, Muslimi 3/1526

[6] Transmeton Buhariu “Meal fet’h” 3/618, Muslimi 2/980

[7] Transmeton Muslimi 2/980

[8] Transmeton Buhariu në “Meal fet’h” 3/620, Muslimi 3/1528

[9] Transmeton Muslimi 3/1527, 1528

[10] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 8/113, Muslimi 4/2021

[11] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/619, 10/395

[12] Transmeton Muslimi 4/1885, Ebu Davudi nr. 2566, Ibn Maxhe nr. 3773, Nesaiu, Ibn Haxheri “Fet’hul bari” 10/396

[13] Transmeton Bejhakiu në “Sunenul kubra” 6/169, Buhariu në “Edebul mufred” fq. 208 nr. 594, Ibn Haxheri thotë në “Telbisul habir”: Zinxhiri i këtij hadithi është i mirë, 3/70, shiko “Irvaul galil” nr. 1601

[14] Shiko “El-minhaxh lil muetimir uel haxh” Suud ibn Ibrahim Eshurejm fq. 124

[15] Transmeton Muslimi 4/1922, ndërmjet kllapav tekstin e transmeton Bezari, Bejhakiu, Taberaniu zinxhiri i këtij hadithi është i saktë, shiko “Mexhmu zevaid” 3/286

[16] Transmeton Ibn Maxhe e të tjerë, shiko “Sahih Ibn Maxheh” 2/183, “Irvaul galil” 4/320

[17] Transmeton Tirmidhiu, Bejhakiu 5/202, shiko “Sahih Tirmidhij” 1/284, “El-hadithu esahiha” të Albanit 2/572

[18] Transmeton Taberaniu në “Eusat”, “Mexhmual bahrein”, “Sevaidul muexhemijn” 5/262, po ashtu Hejthemiu e cek në në “Mexhmeu zevaid” 8/36 dhe thotë: Transmetuesit e këtij hadithi janë burra të drejtë.

[19] Transmeton Muslimi në “Sahih Muslim” 1/496

[20] Vend tri milje larg qytetit të Medines, në anën e lindjes së saj, Ibn Haxheri në “Fet’hul bari” 1/194

[21] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 6/194, një pjesë e saj është në “Sahih Muslim” 1/495-496

[22] Shiko “Nihaje” Ibn Ethiri 5/109 “Kamus” fq. 992, “El-mugni” Ibn Kudame

[23] Këto fjalë i thotë Ibn Batali ashtu siç qëndron në “Fet’hul bari” 6/194

You may also like...