Emrat e Allahut – 1

Allahu-21. ???? -Allah.

Është përmendur në shumë vende të Kur’anit. Ka thënë Allahu në Kur’an:
” Thuaj Ai Allahu është Një.” [El-Ikhlas: 1].

Disa dijetarë kanë thënë se ky emër nuk përmban ndonjë domethënie, por ky është një emër i përveçëm që tregon për qënien e Allahut. Ky mendim nuk është i saktë sepse origjina e këtij emri në gjuhën arabe është ” ilah” ???, që do të thotë “i adhuruar”, rrënja e fjalës ??? “ilah” është ” ????? ? ???? ???? ??? “elihe, je’lehu, ilaheten dhe uluheten” që do të thotë; “adhuroi, adhuron, adhurim” kështu që emri Allah ???? është i përbërë nga pjesëza “??” “eli” dhe fjala: “???” “ilah” (i adhuruar) si rrjedhojë kuptimi i emrit “Allahu” është: “i Adhuruari.”.

Ibnu Abazi ka thënë: “Allahu është Ai të Cilit i takon ta adhurojnë të gjitha krijesat.”.

2. ????? – El Ehad – një, i vetëm.

Është përmendur në fjalën e Allahut:

“Thuaj, Ai Allahu është Një, i Vetëm.” [El-Ihklas: 1].

3. ?????? – El-Eala – më i Larti.

Është përmendur në fjalën e Allahut: ” Madhëroje Emrin e Zotit tënd më të Lartit.” [El-A’la: 1].

4. ????? – El-Ilah – i Adhuruari.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Dhe Ilahu (i Adhuruari) juaj është Një i Adhuruar i vetëm.” [El-Bekareh: 163]

5- ?????? -El-Barri’ – Shpikësi i pashëmbullt i çdo gjëje.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai Allahu është Gjithëkrijuesi, Shpikësi i Pashembullt i çdo gjëje.” [El- Hashër: 24]

6- ??????- El-Ekrem – më Fisniku, më Bujari.

Është përmendur në fjalën e Allahut: ” Lexo dhe Zoti yt është më Bujari.” [Al-’Alak: 3].

7- ????- El-Berru- Bamirësi, Dhuruesi i madh.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Me të vërtetë Ai është El-Berr-rru (Bamirësi, Dhuruesi i madh, Mëshirëbërësi…).” [Et-Tur:28].

8- ??????-El-Basir – Gjithëshikuesi.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi.” [Esh-Shura].

9- ??????- Es-Semië – Gjithëdëgjuesi.

Argument për të, është ajeti i mëposhtëm.

“Ai është Gjithëshikuesi, Gjithëdëgjuesi.” [Esh-Shura].

10- ??????- Et-Teuab – Pranuesi i pendimit prej robërve të Tij.

Është përmendur në fjalën e Allahut: “Me të vërtetë Ai është “Et-Teuabu” (Pranues i pendimit prej robërve të Tij),Mëshirëbërësi.” [El-Bekare:38]

Përgatiti dhe përshtati: Ismail Bardhoshi
Shkëputur nga libri “Besimi i ehli sunetit dhe xhematit në emrat dhe cilësitë e Allahut

You may also like...