Emrat e Allahut – 2

12111 – El-Xheb-bar, kuptimi i këtij emri është:

a– Madhështori, i Gjithëfuqishmi.
b– Rregulluesi i çështjeve të robërve të Tij. E pasuron të varfërin, e shëron të sëmuarin, ia mbyll plagën të plagosurit e tjerë.
c– Urdhëruesi, të cilit nuk mund t’i kthehet urdhëri.

Argument është ajeti i parafundit në suren Hashër: “Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar,Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij, El-Xheb-baru(Urdhëruesi i papërballueshëm, i Gjithëfuqishmi).” [El-Hashër:23]

12 – El-Xheuad – Ai që jep dhe dhuron shumë.

Argument është fjala e Profetit alejhi selam: “Vërtet Allahu është Xheuad (Dhurues i Madh) që e don dhënien dhe bujarin.” Transmeton Ebu Nuajmi në “Elhilje” dhe hadithi është përmendur në “Sahiul Xhamië”

13 – El-Xhemil – i Bukuri.

Profeti alejhi selam ka thënë në hadith:
Me të vertetë Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën.” Transmeton Muslim

Prej këtij emri është marrë cilësi “dhatije” El-Xhemal (Bukuria) .

Allahut të Lartësuar i takon bukuria absolute. Bukuria e krijesave me të gjitha ngjyrat, llojet dhe artet e saj të shumta, është një pjesë e gjurmëve të bukurive të Tij. Allahu është më me meritë dhe më i denjë, që të jetë bukuria atribut i Tij, sesa çdo i bukur.

Ai që u ka dhuruar bukurinë qënieve patjetër që është kulminacioni i bukurisë. Allahu është i bukur me qënien e Tij, emrat e Tij, cilësitë e Tij dhe veprat e Tij.
Bukuria e qënies, është aq e madhe, saqë asnjë krijesë nuk mund të shprehë qoftë edhe diçka prej saj. Të mjafton si argument për këtë, të dish se banorët e xhennetit, megjithëse gjenden në begati të përhershme, kënaqësi dhe gëzime, që nuk mund të përshkruhen, kur shikojnë Zotin e tyre kënaqen me bukurinë e Tij dhe harrojnë të gjitha kënaqësitë që gjenden në to saqë do të dëshirojnë që të qëndrojnë vazhdimisht, duke shikuar Allahun.

Të gjithë Emrat e Allahut janë, emrat më të bukur dhe më të përkryer. Ata tregojnë për përkryerjen e lavdisë, lartësisë, bukurisë dhe madhështisë.
Bukuria e cilësive të Allahut qëndron, në përkryeshmërinë, lartësinë, lavdinë dhe madhështinë, që i karaktërizon të gjitha ato.

Përsa i përket bukurisë së veprave të Allahut, ato vërtiten (sillen) ndërmjet bamirësisë, bujarisë dhe mirëbërjes, për të cilat lavdërohet e falenderohet dhe drejtësisë për të cilën lavdërohet. Kjo është në përputhje me urtësinë dhe lavdinë e Tij.

Pra në cilësitë e Allahut nuk ka kotësi, marrëzi dhe padrejtësi. Përkundrazi të gjitha janë mirësi, mëshirë, udhëzim, orjentim, drejtësi dhe urtësi.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nuk ka dyshim që Zoti im është në udhën më të drejtë (në të vërtetën).” [Hud: 56]

Përkryerja e veprave të Allahut rrjedh nga përkryerja e qënies së Allahut dhe cilësive të Tij, sepse veprat janë gjurmë e cilësive. Cilësitë sikur thamë, janë cilësitë më të përkryera, prandaj nuk është e çuditshme që veprat e Tij, të jenë veprat më të përkryera.

14 – El-Hasijb – Ai që i kërkon llogari robërve të Tij për veprat e tyre. Ai që i mjafton robërve të Tij nëse do të mbështeten tek Ai.

Allahu thotë në Kur’an: “Allahu është i mjaftueshëm për Llogaritës (Hasib).” [En-Nisa’:6]

15 – Elhafiidh – Ruajtësi i çdo gjëje. Mbikqyrësi mbi çdo gjë. Nuk i humbet Atij asgjë prej punëve të robërve të Tij.

Allahu thotë në Kur’an: “Me të vërtetë Zoti yt është mbi çdo gjë “Hafiidh” Ruajtës.” [Hud:57]

16 – El-Hak – i Vërteti, i Përhershmi, i Pandryshueshmi.

Ka thënë Allahu në Kur’an: “Dhe ata do ta marrin vesh se Allahu, Ai është i Vërteti i Qarti (El-hakk).” [En-Nur: 25]

17 – El-Hakem – Gjykuesi, të Cilit nuk mundet askush që t’ia kthejë dhe t’ia përballojë gjykimin dhe caktimin e Tij.

Argument është fjala e Profetit alejhi selam: “Me te vërtetë Allahu është “El-Hakem.”. Transmeton En-Nesaiu. Albani ka thënë që isnadi është i mirë.

18 – El-Hakiim – Më i Urti, Gjithëgjykuesi.

Allahu ka thënë në Kur’an: “…Ai Allahu është (Azijz) i Gjithëfuqishëm (ElHakim), i Urti, Gjithëgjykuesi.” [Sebe’ë: 27]

19 – El-Halijm – I Buti, i Durueshmi, i cili nuk nxiton në ndëshkimin e robërve të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an:
“Dhe me të vërtetë Allahu është (Alijmun) i Gjithdijshëm, (Halimun) i Durueshëm, i Butë.”

20 – El-Hamijd – I Denji për të gjitha lavdërimet. I Lavderuari që i meriton të gjitha lavdërimet.

Allahu ka thënë në Kur’an: “ Me të vërtetë Allahu është më i Pasuri (i lirë nga çdo nevojë). I denjë për të gjitha lavdërimet.”

21 – El-Hajj – i Gjalli, i Përjetshmi.

Allahu i Lartësuar ka thënë në suren Ali Imran: “Allahu la Ilahe il-lahuve El HajulKaj-jum.
Gjithashtu ka thënë: “Të gjitha fytyrat do të nënështrohen para ElHaj-ju, ElKaj-jum.” [Taha: 111]

Shkëputje nga libri “Besimi i elhu sunetit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

Autori: Ismail BARDHOSHI

You may also like...