Emrat e Allahut – 3

Arkitekture22 – El-Hajijj – Shumë i Turpshmi.

Ka thënë El-Menave: “El-Hajijj është Ai që ka shumë turp. Ka thënë Profeti alejhi selam: ” Me të vërtetë Allahu është Elhajij- i Turpshëm….”. Transmeton Ebu Davudi. Albani në “Sahihul xhami” ka thënë: “Është i saktë.”

23 – El-Khabijr – I Gjithënjohuri për çdo gjë.

Ka thënë Allahu në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu është më i Buti, më dashamiri dhe gjithënjohësi i çdo gjëje (Latifun Habirun).” [Haxh-xh: 63]

24-?????? El-Khalik – Gjithëkrijuesi.

Ka thënë Allahu në Kur’an: “Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi ….”. [El-Hashër: 24]. [/colot] Duhet të jemi të qartë se krijimi si veprim i Allahut është gjë tjetër , dhe pasojat e krijimit(krijesat) janë gjë tjetër. Kështu që krijimi është veprim i Allahut me të cilin atribuohet qënia e Allahut, ndërsa pasojat e krijimit ( krijesat ) janë të ndara, të shkëputura nga Allahu.
[ Marre shkurtimisht nga Mexhmul- fetua”]kap:12/435/436.
Një kuptim tjetër i këtij emri është: “Përcaktues i gjërave sipas dëshirës së Tij.”, siç ka përmendur Sheukani në tefsirin e tij.

25 – El-Khal’lak – Gjithëkrijuesi i çdo gjëje.

Ka thënë Allahu në Kur’an: “A nuk është Ai i Cili krijoi qiejt dhe tokën, i Zoti të krijojë (përsëri) si ata? Po. Nuk ka pikë dyshimi dhe Ai është Gjithëkrijuesi, i Gjithëdituri (El-Khal’laku El-Alijm).” [Ja-Sin: 81]

26 – Err-Rrazik, Gjithëfurnizuesi.

Ka thënë Profeti alejhi selam: ” Me të vërtetë Allahu është ElKhalik, ElKabid, ElBasit, Err-Rrazik (Gjithëfurnizuesi) ElMusai-ir (çmim vënësi, Ai që i vendos, i ngre dhe i ul çmimet e gjërave).”. Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Ka thënë Albani në “Sahihul Xhamië” se hadithi është i saktë.

27 – Err-Rrab – Gjithëkrijuesi, Sunduesi, Gjithërregulluesi i çështjeve.

Argument është hadithi, që transmeton Muslimi: Profeti alejhi selam ka thënë: “Përsa i përket rukusë në të madhëroni “Err-Rrab” (Zotin).”

28 – Err-Rrahman – i Gjithëmëshirshmi.

29 – Err-Rrahijm – Mëshirbërësi.

Allahu në Kur’an ka thënë: “Lavdërimet dhe Falenderimet i takojnë Allahut Zotit të botëve, i Gjithmëshirshmi, Mëshirbërësi.” [Al-Fatiha:1-2]

30 – Err-Rrez’zak – Gjithëfurnizuesi.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Vërtetë që Allahu është “Err-Rrez-zakGjithëfurnizuesi, Zotëruesi i Fuqisë, më i Forti.” [Edh-Dharijat: 58]

31 – Err-Rrafijk – Dashamirësi, i Buti.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është “Rrafijk(Dashamirësi), i Buti dhe e do butësinë.” Transmeton Muslimi.

32 – Err-Rrakijb – Mbikqyrës i çdo gjëje, Gjithëvëshgues.

Allahu në Kur’an ka thënë:
Me të vërtetë Allahu është “Rrakijb” Mbikqyrës, Gjithëvëzhgues mbi ju.” [En-Nisa: 1]

33 – Err-Rrauuf – Mëshirmadhi, Dashamirësi

Ibnul Farisi ka thënë: “Err-Rrauf” rrjeth nga fjala ”rre’fetun” e cila tregon për butësi dhe mëshirë.”. Allahu ka thënë në Kur’an: “Me të vërtetë Allahu është Rrauuf, Rrahijm.” [Nur: 20]

34 – Es-Sub’buuh – I Përsosur, pa të meta, pa mangësi, pa shok dhe pa rival.”.

Profeti alejhi selam thonte në ruku dhe në sezhde: “Sub-buhun, Kud-dusun, Rab-bul melaiketi ue Rr-rruh (Subuuhun, Kuduusun, Zoti i engjëjve dhe i Xhibrilit).” Transmeton Muslimi. Ka thënë imam En-Neueuiu në shpjegimin e këtyre dy emrave “Subuuhun, Kuduusun – kuptimi i tyre është ” ???? Museb’bah, ???? Mukad’des” i lartësuari, i pastërti, i Dliri, i Shenjti, larg të gjitha mangësive dhe të metave. I Përsosur, pa të meta, pa mangësi, pa shok dhe pa rival.”.

35 – Es-Sit’tir, Ai që i mbulon dhe i fsheh të metat dhe gabimet e robërve.

Argument është fjala e Profetit alejhi selam: “Vërtet Allahu është Hajji’jun (i Turpshëm),Sit’tirun (Mbulues i të metave dhe gabimeve të robërve). E do turpërimin dhe mbulimin. Prandaj, kur të lahet çdonjëri prej jush le të mbulohet (në mënyrë që mos t’ia shikojnë pjesët e turpshme njerëzit kur lahet).” Transmeton Ebu Daudi Nesaiu e të tjerë dhe hadithi është i saktë.

36 – Es-Selamu.

Argument është fjala e Allahut në Kur’an:
Ai është Allahu, i Cili nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, El-Melikul Kud-dus-Selamu (Gjithësunduesi, i Shenjti i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë)…” [El-Hashër: 23]
Kuptimet i këtij emri:
a– I Pastërti dhe i Dliri nga të metat e mangësitë (i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë).
b– Ai që u jep selam robërve të Tij në xhenet.
c– Ka thënë Allahu në Kur’an:

“(Do tu thuhet): Selam (Paqja qoftë mbi ju).- Fjalë nga Zoti (Allahu), Mëshirbërësi.” [Ja-Sin: 58].

c-Ai i Cili i ka shpëtuar robërit e Tij nga padrejtësia e Tij, sepse Ai ia ka ndaluar padrejtësinë vetes së Tij.
d– Shpëtuesi i robërve të Tij..

37 – Esh-Shafi- Gjithëshëruesi.

Transmeton Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se kur ankohej ndonjë njeri nga sëmundja të Dërguarit (alejhi selam). Ai e fshinte (e prekte me të djathtën e tij) dhe pastaj thonte: “O Allah, Zoti i njerëzve, zhduke këtë sëmundje dhe shëro, Ti je “Esh-Shafi” Gjithëshëruesi, nuk ka shërim përveç shërimit tënd. Shëroje me një shërim që nuk lë aspak sëmundje.” Transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

38 – Esh-Shakir – Vlerësuesi i veprave të mira, të cilat i veprojnë robërit e Tij. Ai që shpërblen robërit e Tij, për punët që veprojnë, qofshin pak apo shumë.

Ka thënë Allahu në Kur’an:
Kushdo që bën mirë me vullnetin e tij, atëhere pa dyshim që Allahu është “Shakirun” Vlerësues për gjithçka, i Gjithëditur.” [El-Bekare: 158]

39 – Esh-Shekur – Ai i cili, vlerson dhe ua çmon punët robërve. Ai i Cili e shpërblen atë që i bindet, duke ia shumfishuar shpërblimin.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Allahu është “Shekurun”, i Duruari.” [Et-Tegabun: 17]

40 – Esh-Shehijd – Gjithëdëshmuesi, i Dituri për çdo gjë.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Padyshim që Ti je Gjithëdëshmuesi, i Dituri për çdo gjë (Shehid).” [El-Maide: 116]

Shkëputje nga libri “Besimi i elhu sunetit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

Autori: Ismail BARDHOSHI

You may also like...