Emrat e Allahut – 4

Esmau HusnaEmrat e Allahut – 4

41- Es-Samed,

Kuptimi i këtij emri është:

a- Atij që i drejtohen krijesat për çdo nevoje, meqenëse ai është i Fuqishëm ti kryejë.
b– I Përkryer. I ka të gjitha cilësitë, të përsosura në shkallën më të lartë. Ai i Cili nuk ka asnjë të metë.
c– I Përhershmi. Ai i Cili është, i pafillim dhe i pambarim.
d– Ai që nuk ka nevojë për asgjë e të gjitha krijesat kanë nevojë për Të.
h– Është Ai, që nuk ka brendësi. Shumë Selefë (paraardhës) kanë thënë: Es-Samed është Ai i Cili nuk ka brendësi.Ikrima ka transmetuar se ibnu Abazi ka thënë: “Es-Samed është Ai, të cilit i drejtohen krijesat për nevojat e tyre. Domethënë për zgjidhjen e nevojave të tyre.”

Ka thënë ibnu Abazi: “Es-Samedu është: Zotëriu i Cili është i përkryer në zotërinë e Tij. Ai është i Shenjti, i Cili është i përkryer në shenjtërinë e Tij. Është Madhështori, i Cili është i përkryer në madhështinë e Tij. Ai është i Buti, i Cili është i përkryer në butësinë e Tij. Ai është i Urti, i Cili është i përkryer në urtësinë e Tij dhe Ai është i Dituri i Cili është i përkryer në diturinë e Tij.”.

42– El-Gaf’far – Është Ai i Cili fal mëkatet e robërve të Tij dhe ua mbulon të metat.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Zotit të qiejve dhe të tokës dhe i gjithë çfarë gjendet ndërmjet tyre. I Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh (ElAzizul Gaf-far).” [Sad: 66]

43- El-Gafuurr – Mëkatfalësi.

Allahu ka thënë në Kur’an:
Me të vërtetë Zoti im është Gafuurr- Mëkatfalës Rrahijm.” [Jusuf-53]

44- El-Azijz – I Gjithëfuqishmi, Ngadhnjimtari, Dominuesi mbi çdo gjë.

Argument është ajeti
Zotit të qiejve dhe të tokës dhe i gjithë çfarë gjendet ndërmjet tyre. I Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh (ElAzizul Gaf-far).” [Sad: 66]

45 – El-Alim – i Gjithëdituri.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Për çdo gjë Ne jemi të Gjithëditur.” [El-Enbija: 81]

46 – El-Alijm – i Gjithëdituri.

Allahu ka thënë në Kur’an:
“…Me të vërtetë Ai është (Hakijm, Alijm) i Urti, i Gjithëdituri.” [Edh- Dharijat: 30]

47 – El-Adhijm – Më Madhështori.

Allahu ka thënë në Kur’an: “…Dhe Ai është (El-Alijm, El-Adhijm) më i Larti, më Madhështori.” [El-Bekare: 255].

48 – El-Alij’j – Më i Larti.

Argument është ajeti

“…Dhe Ai është (El-Alijm, El-Adhijm) më i Larti, më Madhështori.” [El-Bekare: 255].

49 – El Kadir – i Gjithëfuqishmi, i Plotfuqishmi.

Allahu ka thënë në Kur’anë:
Thuaj Ai është “El-Kadiru” i Fuqishëm të dërgoj ndëshkim mbi ju nga lart ose nën këmbët tuaja…” [En-Aam: 65]

50 – El-Kahir – Ngadhnjimtari, i Papërballueshmi.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe Ai është “El-Kahiru”, i Papërballueshmi, më i Larti përmbi robët e Tij dhe Ai është më i Urti Gjithgjykues, i Mirnjohuri me çdo gjë.” [En-Am: 18]

51 – El-Kah’har – i Papërballueshmi, Ngadhnjimtari.

Allahu ka thënë në Kur’an per Jusufin:
“O shokët e mi të burgut! A janë më mirë shumë zota të ndryshëm, apo Allahu Një i Vetëm “El-Kah-har” i Papërballueshmi, më i Larti.” [Jusuf: 39]

52 – El-Kadijr – i Gjithëfuqishmi, i Plotfuqishmi.

Allahu ka thënë në Kur’an:
“…dhe Ai është “El-Kadijrr” i Plotfuqishëm për të bërë çdo gjë.” [El-Mulk: 1]

53 – El-Afu’u – Ai që i fshin mëkatet e robërve të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an: “…Me të vërtetë Allahu është Afuvun, Gafuurr (Ai që i fshin dhe i fal mëkatet).” [Haxh: 60}

54 – El-Ganijj – Ai që nuk ka nevojë për krijesat, por të gjitha krijesat kanë nevoj për të.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe Allahu është Ganijun (Ai që nuk ka nevoj për asgjë), Halim i Butë, Durimtar).” [El-Bekare:263]

55- El-Fet’tah – Gjithgjykuesi me të drejtën.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe Ai është El-Fet’tah, El-Alim.” [Sebe’ë: 26]

56– El-Kud’duus – i Shenjti, i Pastërti nga të gjitha të metat e mangësitë.

Argument është fjala e Allahut në Kur’an: “Allahu është Ai, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar. Mbizotëruesi, El- Kudus (i Shenjti), i Gjithpërsosuri pa asnjë të metë.” [El-Hashër: 23]

57 – Et-Taj’jib – i Miri.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Ta’jjib, i Mirë nuk pranon përveçse të mirën.” Transmeton Muslimi.

58– El-Karijb – i Afërti ndaj atyre që dëshiron tu afrohet prej krijesave të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Dhe kur robërit e Mi, të pyesin ty (o Muhamed) për Mua, atëhere (përgjigju atyre): “Vërtetë Unë (Allahu) jam “Karib” Aferti, Unë u përgjigjem duave (lutjeve) të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.” [El-Bekareh: 186].

Të qenurit e Allahut i lartësuar mbi krijesat dhe afërsia e tij ndaj atyre që dëshiron tu afrohet, janë dy cilësi, të cilat nuk bien në kundërshtim me njëra tjetrën.
Ai është i Larti në afërsinë e Tij dhe i Afërti në lartësin e Tij (për më gjatë, shiko në kapitullin e cilësive, cilësinë e afërsisë dhe të afruarit e Allahut ndaj krijesave që don tu afrohet).

59– El-Muxhijb – Ai që i përgjigjet lutjeve të robërve të Tij.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Me të vërtetë që Zoti im është i Afërti (Karijb), Përgjigjësi (që i përgjigjet thirrjes ndaj tij).” [Hud: 61]

60 – El-Muhsin – Më Mirëbërësi.

Profeti alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë Allahu është Muhsin-Bamirës dhe e do bamirësinë (mirëbërjen).” Transmeton Taberani dhe e ka bërë të saktë Shejkh Albani në “Sahihul Xhami” dhe në “Elir’ua”.

 

Shkëputje nga libri “Besimi i elhu sunetit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

Autori: Ismail BARDHOSHI

You may also like...