Familja – Përmirësimi i gruasë – III

3Këshilla e tretë : “Shpejtimi në permisimin e gruas”

– …Nëse gruaja është e udhezuar dhe e mirë , kjo është një mirësi e madhe Zotit.
E nëse gruaja nuk është aty ku duhet, atëherë prej obligimeve të Zotit të shtëpisë është shpejtimi në rregullimin e këtyre problemeve.
Dhe kjo ndodh për disa arsye:

1-Burri është i martuar me nje grua pa fe që në fillim duke mos e ditur çështjen e besimit.
2-Është martuar duke menduar që do e rregulloi atë në të ardhmen.
3-Ose është martuar në presion të të afërmëve. etj etj.

Pra këtu burri duhet ta ndjejë rëndesinë e rregullimit…

Se pari burri duhet të dijë se udhezimi është në dorë të Allahut dhe Zoti është Ai që i rregullon çështjet e krijesave të Tij dhe vetëm Atij i drejtohesh .
Dhe prej hapave (sebepeve) që duhet të marrë burri për përmisimin e gruas së tij janë:
-Shpjegimi dhe rregullimi i Adhurimit të saj ndaj Zotit
-Shpejtimi dhe marrja e sebepeve për rritjen e besimit si p.sh.:
1-Leximi i Kuranit
2-Shtimi i përmendjes së Allahut (dhikri)
3-Dëgjimi dhe leximi i dijes fetare
4-Zgjedhja e një shoqeje të mirë
5-Sadekaja tek nevojtarët
6-Largimi nga vendet dhe njerëzit me probleme.

I lutemi Allahut te na japi sukses Amin.

You may also like...