Fatime Nuhiu – Hafizja e re e Tetovës

9Fatime Nuhiu – Hafizja e re e Tetovës

Sot në manifesitmin e radhës në xhaminë e Gam-Gamit në Tetovë u promovua hafizja e re zonjusha dhe motra jonë Fatime Nuhi Ganiu , vajza e imamit të xhamisë tonë Hoxhë Nuhi Ganiut.
Falenderojmë për prezencën e tyre fillimisht reisin e bashkësisë fetare të R. së Maqedonisë – Sulejman ef. Rexhepin, myftiun e Tetovës . Dr. Prof. Qani Nesimin, myftilerët e Gostivarit Z. Shaqir Fetahun dhe të Strugës Z. Salim Sulejmanin, sekretarin e bashk. islame të Kosovës ef. Resulin, përfaqësuesin e bashk. islame të Luginës së Preshevës ef. Ragmiun, profesorët, dekanët , hoxhallarët dhe gjithë xhematin që ishin prezent në këtë eviniment të sotshëm që i dhanë kuptim këtij gëzimi.

Pa dyshim se sot xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së “Gam-Gam” pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes të re, të filluar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani, filluar më 31.12.2016 dhe të përfunduar 01.04.2016 pranë prindit të saj, Nuhi ef. Ganiu. Hafizja e re e lindur më 27.12.1997, në Tetovë. Provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar;
2. Hfz.Imer ef. Kamberi, anëtar;
3. Hfz. Ibrahim ef. Alija anëtar.

Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryeimiami, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, dhe të Resul efendiut, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reis Ul Ulemaja. Ai hafizes së re si dhe familjes të saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Muftiu i Gostivarit, dhe dhënien e diplomës së hifzit nga ana e Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi.

E lusim Allahun që familjes Ganiu ti jep bereqet dhe sukses në çdo gjeneratë e më shumë që të jenë kultivues të vlerave islame kurse motrës tonë Fatimes të mbri të jetë prof. e Kuranit dhe hifzit, e një ditë prej të cilës do dalin me qindra hafize të reja ashtu siç ka dalur ajo sot.
Allahu na bëft lakmitarë të sukseseve të tilla dhe vetëm se të tilla të cilat janë të ariturat më të mëdhaja që mund të arij një familje dhe një prind në jetën e kësaj bote.

Marrë nga: Stafi për info të faqes zyrtare të xhamisë Gam-Gam në fb.

“Xhamia Gam-Gam – Tetovë”

You may also like...