Filloi komentimi i 40 haditheve të Imam Neveviut

H.Omer Zaimi - 40 hadithetH.Omer Zaimi - 40 hadithetFalenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen, shokët dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Me lejen e Allahut në sh.q. Horizonti Plus-Tetovë nga kjo javë filloi komentimi i 40 haditheve të Imam Neveviut-Allahu e mëshiroftë, nga ana e hoxhës së nderuar Omer Zaimi. Pa dyshim se ky cikël i ligjeratave përmban një thesar të madh sa i përket vlerës dhe pozitës që ai ka gëzuar qysh në kohën e përmbedhjes së tyre, jo më kot edhe imam Neveviu-Allahu e mëshiroftë pasi që ka parë se shumë dijetarë para tij janë munduar të bëjnë një koleksion të haditheve që do përmbajnë pjesën dërmuese të fesë thotë: Edhe unë duke u mbështetur në këtë praktikë të dijetarëvë të mëhershëm u mundova dhe përzgjodha këto hadithe duke shpresuar se kam bërë nga përmbledhjet më të mira, duke u munduar që çdo çështje të fesë që është e nevojshme për besimtarin ta gjej në këtë komentim të këtyre haditheve.

Ligjeratat do të jenë ditën e enjte çdo 2 apo tre javë pas namazit të jacisë në orarin e rregullt të ligjeratave javore në sh.q. Horizonti Plus kurse çdo kush që si pasojë e mungesës don që këta ligjerata ti ndjek do të mundet këtë ta bëj edhe në kanalin tonë në youtube/fjalaebukurchannel.

Kurse nevepas këtyre fjalëve nuk na mbetet gj tjetër vetëm se prezantimi në këto tubime dhe përfitimi prej tyre. E lusim Allahun e madhëruar të na jap sukses në këtë rrugëtim me hoxhën e nderuar dhe të na mundësoj që të përfitojmë aq sa është e mundur nga kjo përzgjedhje e cila është edhe nga librat më të lexuar dhe më të përkthyer në historinë e botës islame.

Duaja jonë e fundit është i gjithë falenderimi i takon Allahun të vetmit pa shok.

Stafi i sh.q.Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...