Gabimet e namazlive – Projekti i fletëpalosjeve – 17

            Namaz-33Gabimet e namazlive

 

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, vulën e Pejgamberëve, zotëriun e gjithë  të Dërguarve mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.

Duke medituar mbi ajete dhe hadithe që paralajmërojnë mbi përkushtimin e adhurimit madhështorë për të cilën do të meremi në llogari të veçantë na jetën e varrit dhe në ditën e gjykimit, për këtë Allahu thotë: Është e sigurtë se besimtarët kanë shpëtuar, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur dhe të kujdesshëm”.(Muminun:1-2) Gjithashtu edhe hadithi profetik Çdo musliman që bëhet gati për të falur namazin farz, nëse merr abdes në formën më të mirë, përkushtohet në namaz e në ruku, atij i shlyen të gjitha mëkatet e mëparshme gjatë gjithë kohës përveç mëkateve të mëdha”. (Transmeton Muslimi) e pam të arsyeshme ti cekim disa gabime fatale që po ndodhin sot në mesin e namazfalësve dhe kjo aspak nuk është shqetësim për këshilluesit e xhamive.

 

1. Falja në xhami pa sutre…

Vërejmë besimtarë të cilët falen në safat e fundit, madje edhe tek dera kryesore e hyrjes ku e bllokojnë hyrjen në xhami duke pasur vend plot përpara, madje falen në vende ku e din sigurt se dikush për tu futur në xhami duhet t’ju kaloj përpara, kurse dihet se nxitja për faljen në safat e parë është që të rregullohet hierarkija në xhami, pra ajo të plotësohet gradualisht nga safat e parë duke u plotësuar për nga safat e fundit. Ka thënë Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për sutren: Po ta dinte ai që kalon përpara dikujt që është duke u falur namaz, rëndësinë e mëkatit që ai po bën, ai do të parapëlqente të priste katërdhjetë (ditë, muaj, vite) se sa të kalonte përpara tij(Transmeton Buhariu) Dhe hadithi tjetër :” Mos falni namaz përveç nëse ka sutre përpara jush”. (Transmeton Muslimi) Ndërsa në hadithin tjetër gjithashtu për këtë ka thënë: Nëse dikush prej juve është duke u falur, mos ta lë dikë që t’i kalojë përpara, dhe le ta shtyjë me dorë sa të mundet, e nëse ai refuzon, atëherë le ta godasë sepse ai është shejtan”.

 

2. Mos plotësimi i rrjeshtave gjatë namazit me xhemat…

Prej pakujdesisë të cilën e shohim gjithashtu është edhe fillimi i namazit duke mos u rreshtuar xhemati për farz, dmth lidhet imami kurse rrjeshtat akoma janë duke u potësuar, kjo është lëshim i dy anshëm si nga imamët ashtu edhe nga xhemati, sepse I Dërguari i Alllahut ? nuk është lidhur kurrë na namaz vetëm pasi që e ka parë xhematin të rrjeshtuar, madje kur ai nuk ka qenë siç duhet i rrjeshtuar ka dal në fund të safit dhe i ka rrjeshtuar siç duhet. Për këtë Transmetohet nga Bera’ ibn Azib se: Pejgamberi ?shkonte nga njëra anë e safit në tjetrën, i drejtonte gjoksat e njerzëve dhe supet e tyre dhe thoshte: ”Mos u ndani e që pastaj Allahu t’jua ndajë zemrat. Me të vërtetë Allahu i lavdëron (njerëzit) e safit të parë, kurse melaiket shprehin salavat mbi ta “. Në një hadith tjetër thuhet: “”…Dhe kush e arrin (plotëson) safin (kur ka zbrazëtirë) Allahu e arrin atë, e kush e këputë safin, Allahu e këputë atë”. Në hadithin tjetër të ngjajshëm qëndron: “Kush e plotëson një zbrazëtirë (të safit) Allahu e ngritë atë për një shkallë dhe ia ndërton atij një shtëpi në xhennet”.

Kurse gjithashtu për pregatitjen dhe rregullimin e safit ka thënë: “Përse nuk rreshtoheni ashtu sikurse rreshtohen melaiket para Zotit të tyre? – I thanë: O i Derguari i Allahut, si rreshtohen melaiket para Zotit të tyre? – Ai ? u përgjigj: “Ata e plotësojnë rreshtin e parë dhe qëndrojnë në atë mënyrë ngjitur me njëri-tjetrin”. (Transmeton Muslimi) Kurse në hadithin tjetër qëndron: “Drejtoni safat e juaja, bashkoni (dhe drejtoni) supet tuaja, dhe nëse dikush ju thotë që të drejtoheni nënshtrohuni, dhe mbushni zbrazëtirat (bashkoni këmbët) sepse shejtani futet aty ku ka zbrazëtirë, sikurse qengji (që futet tek nëna e tij)”. Në një hadith ka thënë: ”Saffi (rreshti) më i mirë i burrave është ai i pari, kurse më i keqi është ai i fundit, ndërsa safi më i mirë i grave është ai i fundit, kurse më i keqi është ai i pari”. Kurse në hadithin gjithashtu për këtë çështje ka thënëçështje ka thënë: “Sikur njerëzit ta dinin vlerën e safit të parë dhe thirrjes së ezanit, do të hedhnin short se kush do ti bëj këta vepra (kush doe thirr ezanin dhe kush do të ulet në saf të parë)”. Gjithashtu ka thënë: ”Drejtoni safat, sepse drejtimi i safave është pjesë e namazit“.

 

3. Ikja e tekbirit fillestarë…

Problem tjetër shqetësues paraqitet edhe mos dija mbi vlerën e tekbirit fillestarë, sa që ka xhematli të cilët çdo herë para ezanit vin në xhami, porse rrallë herë e fitojnë të plotë shpërblimin e namazit, pasi që lidhen pas imamit me vonësë. Nga edukata gjatë thirrjes së ikametit është që njerëzit para përfundimit të ikametit të jenë të gatitur në safe për ta pritur tekbirin e imamit dhe ata menjëherë pas tij të marin tekbir duke thënë: “Allahu ekber”. Gabimi këtu qëndron ë dy pika:

a) Kur thiret ikameti disa me neglizhencë i afrohen safave nga fundi, madje bisedojnë, kurse ka nga ata që pasi që lidhet imami dhe fillon këndimin ata akoma nuk janë lidhur.
           b) Falja e suneteve gjatë kohës së tekbirit fillestarë për farz është i refuzuar pasi që transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut
?ka thënë: Nëse falja e namazit farz është duke filluar, atëherë nuk ka namaz tjetër përveç atij që është detyrim”. (Transmeton Muslimi)

Gjithashtu në një hadith tjetër Muhamedi ? ka thënë: “Kush e mbrin 40 ditë namazin me xhemat në tekbirin fillestarë ai do të jetë i privuar nga dënimi në zjarrë të xhehenemit dhe do jetë i sigurt nga kaplimi nga hipokrizia (nifaku)” (Hadith hasen)

 

4. Shpejtimi në namaz dhe dalja para imamit…

Ajo që vërehet dhe nuk i tërhiqet shpesh vërejtja është edhe tejkalimi i imamit gjatë kalmit nga rukni në rukn, dmth në ruku apo sexhde, pra nga moskujdesi në koncentrim dhe falja e namazit sa për tu kryer si obligim i sheh xhematin para hoxhës shkojnë në ruku apo sexhde, madje ngrihen para tij nga sexhdeja apo teshehudi, duke menduar se kështu ndiqet imami apo është më e dashur tek Allahu, kurse I dërguari i Allahut ? ka thënë:A nuk ka frikë ndonjëri prej jush nëse e ngren kokën e tij para imamit, t’ia kthejë All-llahu kokën e tij në kokë gomari. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Gjithashtu ka thënë: Le të mos sigurohet ndonjëri prej jush kur ta ngre kokën e tij në namaz para Imamit, se s’do t’i shndërrohet koka e tij në kokë qeni”.

 

5. Moskujdesi ndaj celularëve…

Diçka që shpesh nuk shpjegohet apo trajtohet nga imamët është edhe çështja e rënies së celularëve në xhami edhe atë në dy pika:

a) Se duhet të shkruhet në xhami dhe të potencohet sa më shpesh mbyllja dhe fikja e celularit para farzit në xhami, në veçanti në namazet e ditës drekë, ikindi apo edhe në tjerat.

b) Se kur dikujt i ndodh të bjerë celulari, e ka obligim që ta ndal rënien e tij urgjentisht, pasi lëvizja në namaz lejohet me raste, madje kjo lëvizje është e detyrueshme për shkak se prish qetësinë e namazit me xhemat, madje edhe të ishte e ndaluar, ma mirë ai person që ka haru ta çkyç celularin le ta prish namazin e tij duke e fikur se sa ta prish namazin e gjithë besimtarëve në xhami që po ua prish përqendrimin në namaz zilja e celularit të tij.

 

6. Të shikuarit lart gjatë namazit, ose shikimi i imamit apo shikimi majtas-djathtas.

Ajo që vjen nga moskuptimi i “Hushuas-përuljes” në namaz është edhe mos shikimi në vendin e sexhdes apo, marja e namazit vetëm si një detyrë që duhet me e kry vetëm me presence me trup në xhami. Kjo është nga niveli më i ulët i përqendrimit në namaz, dmth kthimi i kokës nga çdo anë duke eksploru xhematin dhe lëvizjet e tyre kurse këtyre njerëzve ua tërheqim vërejtjen me këtë hadith ku i Dërguari i Allahut ? ka thënë: “Dikujt i pranohet gjysma e namazit, dikujt një e treta, dikujt çereku, dikujt e pesta, e gjashta, e shtata e teta, e nënta e dhjeta, e dikujt asgjë madje dikujt ajo i ngrihet një pëllëmbë mbi kokë dhe i kthehet me goditje mbi kokë si dënim duke i thënë namazi falësit të vetë: Të humbtë Allahu sikurse më humbe ti” Pra falja e namazit për këtë person bëhet argument kundër tij e jo pro tij, pra i bëhet denim në këtë botë dhe në botën tjetër.

Në një hadith autentik thuhet: Çka është halli i disave të cilët shiqojnë lart në qiell në namazin e tyre?! (e qortoi këtë vepër aq shumë), saqë tha: Ose do të ndaleni nga kjo (vepër), ose Allahu do t’jua humb juve shikimin“. Kurse në të ngjajshmin me të: “Ose do të ndalen disa njerëz nga të shiquarit lart në qiell gjatë lutjes (namazit) se tyre në namaz, ose do t’u verbohen sytë atyre“.

Hadithet për shikimin në namazit udhëzojnë që të shikohet poshtë në vendin e sexhdes përveç se në teshehud kur shikimi duhet të jetë i përqendruar në gishtin tregues të dorës së djathtë me të cilin bëjmë shenjë. Në hadithin që e përcjell Ebu Davudi dhe të tjerë thuhet: “Shikimi i tij nuk e kalonte gishtin tregues”.

 

7. Kryerja e nxituar e namazit, që nuk lejon prehjen dhe qetësinë e duhur në ruku dhe në sexhde…

Këtu është fjala për rikujtimin e vlerës së shtyllës së fesë-namazit se nuk do rregullohen muslimanët dhe gjendja e tyre vetëm atëherë kur para Allahut do të shprehin përuljen dhenënshtrueshmërinë e tyre të plotë, jo më kot kanë qenë të tillë selefi nga gjeneratat e para pasi që kështu e kanë kuptuar namazin, vetëm ndëgjojeni këtë fjajë të ibn Mesudit, i cili ka thënë: Ai namaz i cili nuk e largon besimtarin nga m;katet, ai namaz nuk është namaz. – Tani të meditojmë mbi këtë fjalë dhe ti rikujtojmë këto hadithe:

Ka thënë i Dërguari i Allahut ? : ”Vjedhësi më i madh është ai që vjedh në namazin e tij “. – I thanë: O i Dërguar i Allahut, si e vjedh ai namazin e tij? – Ai ? tha: ”Nuk e plotëson rukunë e tij dhe sexhden e tij, dhe njeriu më koprrac është ai i cili nuk jep selam”.

Në hadithin tjetër ka thënë: ”Nuk pranohet namazi i njeriut përderisa ta drejtojë shpinën e tij në ruku’ dhe në sexhde“.

Gjithashtu transmetohet nga Ebu Abdullah el-Esha’riu se Pejgamberi ? kishte parë një njeri duke mos e bërë rukun mirë, dhe duke rënë në sexhde ashtu siç e han sorra ushqimin e saj, ndërsa ai ishte duke u falur (Pejgamberi), kështu që pastaj tha: ”Sikur të kishte vdekur ky në këtë gjendje, do të kishte vdekur jashtë fesë së Muhammedit”. E pastaj tha :”Shembulli i atij i cili nuk e plotëson rukunë e tij, dhe i atij që bie në sexhde sikur (sorra), është sikur i urituri i cili i han një apo dy hurme, dhe nuk ngopet fare me to“.

Hadithin të cilin e transmeton Buhariu thuhet: ”Me të vërtetë ka mundësi që njeriu të falet gjashtëdhjetë vite e të mos i pranohet namazi. Ndoshta rukunë e bën mirë por sexhden nuk e bën si duhet, apo sexhden e bën mirë por rukunë nuk e bën si duhet“.

Në hadithin tjetër të saktë ka thënë: ”Gjëja e parë që do të ngrihet prej këtij ymmeti është përkushtimi (në namaz), derisa të mos shohësh asnjë të përkushtuar (në ymmet)“.

Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijallahu anhu se ka thënë: ”Më porositi i Dashuri im (Pejgamberi) alejhis-selam në tre gjëra dhe më ndaloi nga tre gjëra: më ndaloi që të bie në sexhde (shpejt) ashtu siç e han gjeli ushqimin e tij, dhe më ndaloi që të ulem mes dy sexhdeve ashtu siç ulet qeni, dhe më ndaloi që të kthehem (të shikoj rreth e rrotull) ashtu siç kthehet dhelpra”.

E lusim Allahun të na bëj namazin gjënë më të dashur tonën, e lus Allahun që mos vdesim pa u kënaqur me të, e të jetë ky namaz i cili do na bëj triumfues në çdo sferë të jetës, tejkalues i çdo sprove dhe brenge dhe të jetë ai i cili do ta realizoj mesazhin e ajetit Kuranorë:  Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” (Nahl:90) E pa dyshim të gjitha këta arihen fillimisht me të qenurit shumë të qëndrueshëm në namaz.

Gjithashtu Allahu në Kuran thotë:Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju”.(Ankebut:45)

Ndërsa ndër gjërat që kur nuk duhet i harojmë janë këto dy argumente bindëse: “Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)” (Bekare:45). Dhe fjala e të Dërguarit të Allahut i cili kur arinte kulmin e brengave dhe halleve: “O Bilal na qetëso me namaz”.

Lutja jonë e fundit është : O Allah bëje namazin tonë qetësinë dhe rehatinë tonë jetësore – Amin!

Përshtati dhe kontrolloi: Sejfullah Sejfuli





 



 

 

You may also like...