Hapat drejt lumturisë…

Hapat drejt lumturiseHapat drejt lumturisë…

1 – Sinqeriteti me Allahun, rruga e lumturisë…

Pasuria e robit besimtarë është duke iu nënshtruar Zotit të tij, duke iu drejtuar Atij, të vepruarit me sinqeritet për Allahun. Madje kjo është edhe baza e fesë, kurora e veprës, adersa e qetësisë, ambicia më e lartë, drejtësia e mendjes, rruga e lumturisë, e nuk arrihet ndonjë çështje as nuk ka bereqet vetëm se me qëllim të mirë dhe nijet të pastërt.
Allahu e ka urdhëruar pejgamberin e Tij për sinqeritet në shumë ajete ku i thotë: “ Adhuroje Allahun me sinqeritet në gjithë çështjet e fesë” (Zumer – 2) Në një vend tjetër i drejtohet atij s.a.v.s. duke i thënë: “ Thuaj (o Muhamed) unë jam i urdhëruar ta adhuroj vetëm Allahun me sinqeritet në gjithë çështjet e fesë.” (Zumer – 11). Ka thënë gjithashtu” Thuaj vetëm Allahun e adhuroj në gjithë çështjet e fesë duke qenë i sinqertë me të.” (Zumer 14).
Pra përmirësimi i veprës është me përmirësimin e nijetit dhe kur përmirësohet nijeti përmirësohet (drejtohet) zemra. Bazat e pranimit të veprave tek Allahu janë dy:
1 – Sinqeriteti për Allahun dhe
2 – Ndjekja (pasimi) i sunetit të Profetit s.a.v.s.
Thotë ibën Mesudi: Nuk vlenë (bën dobi) fjala dhe vepra pa nijet, dhe nuk vlen fjala, vepra dhe nijeti vetën se kur vjen në përputhshmëri me sunetin e tij s.a.v.s. Nijeti është shumë i vlefshëm në anën e ibadeteve (adhurimeve). Thotë Ibn Xheuzij: Nuk ka veçse pak nga ata të cilët punojnë vetëm për hirë të Allahut, sepse shumica e njerëzve punojnë të duken (të mburren) me adhurimin e tyre.(Sajdur – hatir – 251). Thotë Ibn Rexhebi: Rijaja (syefaqësia) e qartë nuk mund të dali prej besimtarit në namazin dhe agjërimin farz (obligativ) mirëpo mund të shfaqet gjatë sadakasë (lëmoshës) vaxhib (obligative) dhe haxhit apo diçka tjetër prej veprave të cilat duken, që janë haptas apo vepra të cilat kanë edhe përfitim, në këto vepra sinqeriteti është shumë i vlefshëm dhe kjo vepër (riaja) ska dyshim tek muslimani se është e asgjësuar, dhe se vepruesi i saj e meriton dënimin nga ana e Allahut dhe hidhërimin e Tij (Xhamiul- Ulum vel –hikem 79/1). Dhe nuk është e rastësishme që Imam Buhariu e ka filluar librin e Tij,Sahihun me kapitullin mbi sinqeritetin dhe hadithin i nijetit. Madje edhe Makdisiu librin e tij Umdetul – Ahkam, Begauiv Sherhu-suneh dhe Mesabihu Suneh, Neveviu në Erbeine Nevevijeh (40 hadithet e Neveviut) dhe disa Ulema tjerë i kane nisur librat e tyre me hadithin :” Veprat janë sipas qëllimit.” Shenjë nga ana e ulemave (dijetarëve islam) për rëndësinë e sinqeritetit në vepra.
Sufjan Etheuriu thotë: Nuk e kam shëruar diçka më të rëndë për mua se sa nijetin tim, sepse ajo më rrotullohet mua. Vepra që kryhet pa sinqeritet per Allahun është mund i kotë, lodhje pa vlerë, vepër e papranuar, Allahu është i Pasur i Lavdëruar dhe nuk i pranon veprat perveç se ata që janë për hirë të Tij. Thotë Ebu Umame El-Bahilij r.a.: Erdhi një njeri tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: O i Dërguari Allahut si është puna e personit i cili lufton për shpërblim dhe për emër. Tha s.a.v.s.:” Ska gjë për të.” Ia përsëriti pyetjen pejgamberit 3 herë, kurse i dërguari Allahut i thotë:” Ska gjë për të.” – pastaj i tha:” Me të vërtetë Allahu nuk pranon prej veprave perveç se ata të cilat janë të sinqerta vetëm për Të dhe kërkohet me të fytyra e Allahut.” (Ebu Davud, Nesaiu). Thotë pejgamberi s.a.v.s.:” Ka thënë Allahu Teala: Unë jam më i Pasur për të përshkruajtur shok, kush e bën një vepër dhe më përshkruan me të tjertërkënd pos Meje , e lë atë dhe shirkun e tij.”(Muslimi).

2 – Domosdoshmëria e sinqeritetit në islam me veprimtarinë e shumtë

Qëllimi në islam nuk është me shumë vepra dhe aq, mirëpo është vaxhib (obligative) vërtetësia e sinqeritetit vetëm për Allah dhe veprat e shumta në përputhshmeri me sunetin e Pejgamberit s.a.v.s. i ka përmbledhur këtë Allahu në fjalën e Tij ku thotë: “ Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se ta adhurojnë Allahun me sinqeritet qe të largohen prej cdo besimi të kotë ta falin namazin ta japin zekatin , kjo është fe e drejtë.” (Bejineh-5). Ky ajet e ka përmbledhur sinqeritetin me faljen e namazit dhe dhënien e zekatit. Dhe vepra edhe ne qoftë se shumë pa besim të shëndoshë e hedh pronarin e saj në zjarr, thotë Allahu teala:” E Ne ua kthejmë veprat dhe Ua bëmë hi e pluhur.” (Furkan -23).
Ka thënë Fudaj Ibn Ijadi: Për fjalën e Allahut “ Ai i cili e ka krijuar vdekjen dhe jetën t’ju provoj se cili prej jush është më vepërmirë, ai është Ngadhnjyesi, Mëkatfalësi.” (Mulk-2). Ka thënë: Me sinqeritet për të dhe më të saktë, i është thënë : O Ebu Alij cfarë është me sinqeritet për të dhe më të saktë tha: Vepra kur është e sinqertë mirëpo nuk është e saktë (sipas sunetit) nuk pranohet, kur është e saktë (sipas sunetit) mirëpo nuk është me sinqeritet nuk pranohet derisa të jetë me sinqeritet dhe saktesi (sipas sunetit s.a.v.s.), e sinqeriteti është të jetë për Allahun kurse korrektësia (saktësia) është të jetë sipas sunetit të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.

3 – Cilat janë ato veprat të cilat të bëjnë të sinqertë me Allahun:

Disa njerëz mendojnë se sinqeriteti është vetëm në namaz apo në leximin e Kur’anit apo gjatë adhurimeve haptas siç është daveja-thirrja në rrugë të Allahut apo dhënia e pasurisë, kjo është e vertetë sepse sinqeriteti është obligim në gjithë llojet e adhurimeve , deri sa edhe ne vizitën e kusheriut, vizitën e familjes, respektimin e prindërve kërkohet sinqeriteti dhe kjo është prej adhurimeve më të vlefshme, çdo gje që e do Allahu dhe është i kënaqur me të është vaxhib sinqeriteti në nijet çfaredo lloji i vepres qoftë. Derisa edhe në marëdhëniet reciproke me njerëzit siç është drejtësia (besueshmëria) në shitblerje, sjellja me gruan, edukimi i fëmijve edhe punët tjera nevojitet sinqeriteti. Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:” Edhe nuk shpenzon ndonje shpenzim me të cilën kërkon fytyren e Allahut vetëm se do të shpërblehesh për të, deri sa do të shpërblehesh edhe për lokmen të cilën ia jep gruas tënde në gojën e saj.”(Mutefekum alejhi). Pra çdo gjë që do Allahu dhe është i kënaqur me të prej veprave apo prej fjalëve të hapta apo të fshehura kjo është ibadet (adhurim) dhe është i obliguar sinqeriteti në to edhe në qoftë se është vepër e vogel.
3 – Çfarë është (ihlasi) sinqeriteti!?:

Definicioni i sinqeritetit është: Ta kesh qëllimin gjatë kryerjes se veprës vetëm se për Allahun, duke mos patur qëllim dikë tjetër pos Allahut, duke mos pasur syefaqësi as lavdresën, as pozitë, as afrim te dikush, as duke lypur prej njerëzve lavdërim e as poshtrim. Kur ta kryejsh një vepër për Allah dhe nuk e zbukuron vepren që ta shohin të tjerët atëhere je i sinqertë. Ka thënë Fudajl Ibn Ijadi:” Vepra për hirë të njerzëve është shirk dhe largimi nga vepra për hirë të njerëzve është rija (syefaqësi) kurse (ihlasi) është që Allahu të të ruaj nga të dyja” prandaj vëlla fute vetën tënde në fjalën e Allahut:” Thuaj me të vërtëtë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e gjithë botërave, nuk ka shok Ai dhe për këtë jam i urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve të parë.” (Enam:162-163)

4 – Gjurmët e sinqeritetit:

Kur është sinqeriteti vetëm për Allahun në vepra njeriu ngritet në shkallë të larta. Thotë Ebu Bekr Ibn Ajash: “ Nuk na e ka kaluar Ebu Bekri me shumë namaz dhe agjërim, mirëpo ishte besimi i fortë (I thellë) në zemrën e tij dhe këshilla në sjelljen e tij”. Në lidhje me këtë thotë Abdullah Ibn Mubarek: “ Ndoshta vepra është e vogel mirëpo e zmadhon nijeti, ndonjëhere vepra është e madhe mirëpo e zvogëlon nijeti”, pra me pak vepër mirëpo me sinqeritet shtohet sevapi. Ka thënë Profeti s.a.v.s.: “ Kush jep lëmoshë sa një hurmë që e ka fituar hallall dhe Allahun nuk e pranon vetën se të mirën, dhe Allahu e mer me të djathten e tij pastaj e rrit (vepran) e pronarit të saj ashtu siç e rrit ndonjëhere prej jush mazin (të voglin e kalit) deri sa të behët e madhe sikur kodra.”( Mutefekun alejhi). Thotë Ibnu – Kethiri gjatë komentimit të fjalës së Allahut: “ Allahu ia shton (lëmoshën) kujt të doj, Allahu është i Gjithëdituri.”(Bekare,261) do të thotë ne bazë të sinqeritetit të tij në veprat e tij. Kur sinqeriteti forcohet dhe nijeti zmadhohet dhe e fsheh robi tek i Zoti i tij, dhe Ai (Allahu) e strehon nën hijen e arshit të Tij. Thotë Pejgamberi s.a.v.s.: “ Shtatë lloj njerëzish Allahu do t’I fut në hijën e Tij atëhërë kur nuk ka hije tjetër veç hijës së Tij… personi i cili ka dhene lëmoshë dhe e ka fshehur derisa e majta e tij nuk e din se çfarë shpenzon e djathta.”(Mutefekun alejhi)

Përgatiti dhe përshtati: Nexhat Ceka
Pjesa e dytë

5 – Bereqeti në punë është në sinqeritet edhe pse vepra është e vogël

Kur është njeriu i sinqertë edhe pse punon punë të mira qofshin ato të imta mirëpo Allahu i shton ato.Thotë Pejgamberi s.a.v.s.:” E kam parë një person duke shëtitur nepër xhenet sepse e kishte larguar nga rruga një degë e cila ju pengonte besimtarëve.”(Muslimi), në një transmetim tjetër qendron:“ Kaloi një njeri pranë një druri, dega e të cilit i pengonte udhëtarët dhe tha: Për Allahu do ta largoj këtë që të mos ju pengoj besimtarëve dhe e futi Allahu në xhenet.” Pra kjo është punë e vogel mirëpo Allahu e shtiu këtë person në xhenet me mëshirën e Tij dhe vetëm për shkak të sinqeritetit të tij. Gjithashtu transmetohet se një lavire e cila e kishte bërë punë të fëlliqura, e bëri një vepër të vogël në sytë njerëzve i dha qenit të pij ujë i cili ishte afruar afër pusit për shkak të etjes, pus në të cilin pinte ujë kjo lavire, e Allahu ia fali mëkatet e saja nga shkaku se i dha qenit të pije ujë. Thotë Pejgamberi s.a.v.s.:” Perderisa një qen ishte i etur dhe rrokullisej rreth pusit derisa ishte duke vdekur nga etja, kur atë e pa një lavire nga laviret e beni israilëve, e cila e nxori këpucën e saj dhe i dha qenit të pij ujë, për hirë të kësaj vepre Iu falën mëkatet.”(Mutefekun alejhi)

6 – Me nijet të paster arihet shpërblimi i veprës edhe në qoftëse nuk vepron

Bamirësia është prej cilësive të Allahut e nëse robi e ka qëllimin e mirë gjatë kryerjes së një vepre mirëpo nuk i mundësohet ta kryej atë, ai shpërblehet për atë punë edhe në qoftë se nuk e bën atë, kjo është bamirësi nga ana e Allahut dhe dhunti:. Thotë Xhabir Ibn Abdullah: Ishim me pejgamberin s.a.v.s. në një prej luftrave dhe tha:” Me të vertetë në Medine ka burra, ju nuk keni kaluar ndonjë rrugë dhe as që keni ecur në ndonjë luginë vetëm se ato kanë qenë me ju (në shpërbim) mirëpo i ka penguar sëmundja.” në një transmetim tjetër ”vetëm se kanë qenë me ju në shpërblim.”(Muslimi). Urve transmeton nga Enesi r.a.i cili thotë: U kthyem nga lufta e Tebukut me Pejgamberin s.a.v.s. dhe tha:” Me të vërtetë ne Medine ka burra, ne nuk kemi kaluar ndonjë rrugicë e as luginë vetëm se ata kanë qenë me ne mirëpo i ka penguar arsyeja (pamundësia).”
Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.për personin i cili nuk ka pasuri mirëpo e ka nijetin të jap sadaka dhe thotë: Sikur të kasha pasuri do të veproja si filani. Thotë pejgamberi s.a.v.s.për këtë person:“ Ky me nijetin e tij, dhe në shpërblim janë të njejtë.”(Tirmidhi dhe thotë hadithi është hasenun-sahih). Në sahihun e Buhariut dhe Muslimit qëndron hadithi që e transmeton Ibn Abasi nga Pejgamberi s.a.v.s.se ka thënë:” Allahu teala thotë:Allahu i ka caktuar (shkruar) veprat e mirë dhe të këqija pastaj i ka sqaruar ata: kush don ta bej një vepër të mirë mirëpo nuk e bën, Allahu shkruan tek ai një të mirë të plotë, e në qoftëse don ta bej një të mirë dhe kryen Allahu ia shkruan 10 të mira deri në 700 të mira duke ia shtuar edhe më tepër…”. Pra muslimani e shtin nijetin e tij në listën e cdo pune të mirë.Thotë Omeri r.a.: Vepra më e mirë është sinqeriteti në nijet duke pasur qëllimin shpërblimin e Allahut. Pra kush don ta plotëson punën e tij le ta përmirëson nijetin e tij, sepse Allahu e shpërblen robin edhe për kafshatën që ia jep gruas së tij në gojën e saj. Thotë Pejgamberi s.a.v.s.:” Dhe nuk shpenzon diçka me të cilën kërkon fytyrën e Allahut vetëm se shpërblehesh për të, derisa eshe për kafshatën të cilën e vendon në gojën e gruas tende.”(Mutefekun alejhi). Thotë Zubejd El-Jami:“ Bëni nijet në çdo gjë të mirë derisa edhe gjatë daljes për t’I hudhur mbeturinat. Kurse Davud Etajji thotë:“ A e ka vërejtë o besimtarë i Allahut se tërë të mirën Allahu e ka përmbledhur bë nijetin e mirë. Dhe ishin selefët (te parët tanë) të cilët nxitnin për nijetin në çdo vepër të mirë. Thotë Jahja Ibn-Kethiir:” Mësonie nijetin sepse ajo është ma e lartë se puna”.

7 – Frytet e sinqeritetit (Ihlasit)

Puna e mirë nuk pranohet vetëm se me sinqeritet , kurse pa sinqeritet është e refuzuar qoftë edhe vepra e madhe, pra sinqeriteti është pengues me dëshirën e Allahut i vesveseve të shejtanit. Thotë Allahu për iblisin se ka thënë:” Pasha madhërinë Tënde, kam për t’I shmangur nga rruga e drejtë të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e tu.”(Sad,82-83). Me sinqeritet arihet në shkallë të larta dhe në rrugët e mirësisë, thotë Pejgamberi s.a.v.s.:“ Ti nuk ben ndonje punë më të me të cilën kërkon fytyren e Allahut vetëm se të ngriten gradat dhe shkallët.”(Mutefekun alejhi). Në sinqeritet është qetësia e zemrës dhe shijimi lumturisë dhe qetësia (rehatia) nga poshtërimi i krijesave. Thotë Fudajl Ibn Ijadi: Kush i njeh kush janë njerëzit e sinqertë qetësohet. Kur ta kupton se ato nuk bëjnë dëm porse vetëm dobi qetësohet (rehatohet) nga ata.

8 – Si të behëm i sinqertë e I devotshëm për Allahun në gjithë punët e mira!?

Shejtani mundohet t’ia prish njeriut veprat e mira, dhe njeriu është në luftë me të (iblisin) derisa ta takoi Zotin e tij me besim në të dhe të jetë i sinqertë në gjithë punët e tij ,pra ti bej punët vetëm për Allahun. Gjërat të cilat e ruajnë sinqeritetin janë:
1. Duaja (lutjet)
Udhëzimi është në dorë të Allahut , kurse zemrat janë ndermjet dy gishtave të Mëshiruesit e Ai i rrotullon si të dojë. Prandaj kthehu tëk Ai i cili e ka në dorë udhëzimin, drejtohu tek Ai për varfërinë tënde, për nevojat tua dhe drejtohu nga Ai gjithmonë me sinqeritet. Ishte duaja me e shpeshte e Omer Ibn Hatabit r.a.: O Allah, bëne veprën time të gjithën të mirë, dhe bërë të sinqertë për fytyrën Tënde dhe për askënd tjetër veç Teje.
2. Fshehja e veprave
Çdo herë kur vepra bëhet fshehtas në ato raste kur është legjislative të fshehurit e veprave eshte më afër pranimit.
3. Ripërtrirja e imanit
Ti duhet ta ripërtërish imanin në zemrën tënde. Imani është ai që i sjell muslimanit çfarë do që ai kërkon në këtë botë dhe në botën tjetër. Besimi është çelësi i të gjitha të mirave dhe i mbyll dyert e të gjitha të këqijave. Mënyrat e rilindjes dhe e forcimit të imanit në zemrën e ndonjërit janë të shumta dhe të llojllojshme, duke përfshirë edhe shumë akte adhurimi dhe vepra të devotshme.
4.Ti duhet ti kthehesh Zotit tënd sinqerisht
Siç thuhet në një raport: “Nëse robi Im më kthehet Mua nga brenda dhe nga jashtë, Unë do ti ktheje zemrat e robërve të Mij kah ai me dashuri dhe mëshirë.”
Allahu e ka bërë adhurimin qëllimin më të lartë dhe synime krenare të njeriut:” Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë (vetëm Mua).(Dharijat:51-56 – interpretim i domethënies)
5. Ambicja e lartë në vepra
Ti çdoherë duhet ta vësh syrin në shkallën më të lartë, dhe qëllim të jetës tënde bëre që ta fitosh kënaqësinë e Allahut, dhe përpiqu që ta arrish fitoren e xhenetit, apo që ti arrish lartësinë më të madhe të Firdevsit. Ti duhet të përpiqesh sa më shumë që ke mundësi për ti arritur këto qëllime krenare.
6. Pasimi i personaliteteve në islam në krye me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.
Ti duhet ta pasosh shembullin e figurave historike muslimane pas pasimit të sunetit të Dërguait të Allahut s.a.v.s. siç janë Sahabët, Tabiinët,etbau tabiinët, pra të parët tanë të devotshëm (selefëve) dhe dijetarëve dhe besimtarëve tjerë pas tyre që ndoqën rrugën e tyre.
7. Shfrytëzimi mirë i kohës
Ti duhet ta shfrytëzosh çdo minutë, çdo moment dhe çdo rrahje të zemrës për ta përdorur në atë mënyrë për ta shtuar imanin tënde.
8. Shoqërimi me njerëz të devotshëm
Ti duhet të përpiqesh që të mbash shoqëri me njerëz të devotshëm, për arsye se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Njeriu do ta pasojë fenë e shokut të tij të ngushtë, pra secili le të shikon se kenë po e merr për shokë.”(Transmetuar prej Ebu Davudit dhe Tirmidhiut me zinxhir të mirë) Shokët e mirë janë mjeti më i mirë për ty për të ndihmuar ty që ti bindesh Allahut dhe për t’ju shmangur mëkateve dhe gabimeve.
9. Angazhimi vazhdimisht në vepra të mira
Të bësh shumë vepra të devotshme që do të sjellin ty lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
10. Të falësh namaz nate
Të bësh dua në kohën para agimit dhe të falish namaz nate. Këmbët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e kanë pas zakon ti fryhen për shkak të dëshirës së tij të madhe që të jetë një rob falënderues, edhe pse Allahu ia ka falur mëkatet e tija të kaluara dhe të ardhshme.
11. Të jesh në shoqërimin e Kur’anit vazhdimisht
Të insistosh që çdo ditë ta lexosh një pjesë të Kuranit, dhe dhikret tjera që të ndihmojnë ty të mendosh dhe të thellohesh në domethëniet e Kuranit.
12. Të mundoshesh me urtësi ta përhapish fjalën e Allahut ndër njerëz
Përpiqu që ta përhapësh fjalën dhe bënë davet për hir të Allahut, dhe të punosh për islam sa më shumë që të kesh mundësi.
Nëse dëshiron ta arrish statusin e robit të devotshëm për të cilin je i mallëngjyer, atëherë bëhu ashtu siç Allahu e urdhëron Pejgamberin e Tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të): “Thuaj (O Muhamed): Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. (njerëzimit, xhinëve dhe gjithë asaj që ekziston).(Enam-6:162)
Të jesh rob i devotshëm i Allahut donë të thotë që devotshmërinë dhe gjërat personale ti besh sakrificë për Zotin, e që mund të arrihet vetëm duke e zbatuar këtë ajet, kështu që ne të jemi për Allahun, Zotin e Botëve, në të gjitha çështjet tona.
Të jesh rob i devotshëm i Allahut ka mundësi të arrihet vetëm në këtë mënyrë, mund të arrihet vetëm duke e adhuruar Allahun me plot kuptimin e fjalës, që donë të thotë që jeta yte dhe vdekja yte, dhe të gjitha lëvizjet tona, të jene vetëm për Atë. Pra ne vetëm ta flasim atë që e bënë të kënaqur Allahun, ne vetëm e bëjmë atë që e bënë të kënaqur Allahun. Adhurimi nuk duhet të zbritet deri në atë nivel që thjeshtë ti ngrisim dhe ti përulim kokat në një kohë të caktuar, apo ti japim disa të holla ndonjëherë, apo ti agjërojmë vetëm disa ditë në vit, apo vetëm ti lëvizim buzët për ti thënë disa fjalë dhe dhikre. Përkundrazi veprat të cilat të shpien në këtë status – që të jesh rob i devotshëm – janë të panumërta dhe mund të marrin forma të ndryshme në të gjitha aspektet e jetës sonë dhe vendet në të cilat jetojmë. Kjo është me bujarin e Allahut ndaj neve dhe ndaj të gjithë njerëzve.
Përfundimisht e lusim Allahun që ti pranoj veprat tona dhe tuajat të devotshme, dhe të na përfshin neve dhe juve në mëshirën e Tij, me Pejgamberët, të sinqertit, martirët dhe të devotshmit dhe ata janë shoqëria më e mirë.

Përgatiti dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...