Haxhi, definicioni dhe vlera e tij – 3

Kabeja-8Haxhi

Definicioni i tij :

Haxhi në morfologji don të thotë : Qëllim, ndonjëherë përdoret për vepër ose për një veprim të njëpasnjëshëm.

Në sheriat : Vizita e shtëpisë së shenjtë – Qabes për të bërë disa punë të veçanta për të cilat tregon Kurani dhe suneti siç do të cekim më vonë.

Dispozita e tij :

Haxhi është farz për çdo musliman dhe muslimane, kush ka mundësi të shkon, kurse argument për këtë është Kurani, suneti dhe ixhmaja-konsensusi i dijetarëve të muslimanëve.

1. Argument nga Kurani : ” Për Allahun është bërë obligim haxhi mbi njerëzit për atë që ka mundësi, kush nuk beson, Allahu është i pasur nga krijesat e Tij.”

2. Argument nga suneti është fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla, dëshmia se nuk ka ta adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxh.”

3. Argument nga ixhmaja – pajtimi i gjithë dijetarëve është se : të gjithë dijetarët pa përjashtim janë të një zëri se kryerja e haxhit është farz për çdo besimtarë dhe besimtare madje kjo është një çështje e njohur edhe tek gjitha masa e muslimanëve në përgjithësi.
Gjithashtu dihet se ai i cili e mohon obligueshmërinë e haxhit bën kufër dhe del prej islamit. Po ashtu të gjithë dijetarët janë të pajtimit se haxhi është obligim vetëm një herë në jetë, përpos nëse dikush zotohet nga besimtarët atëherë e ka obligim ta kryej zotimin e tij dhe se kryerja e haxhit më shumë se njëherë është çështje e cila kalon në veprat vullnetare.
Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Një ditë mbajti hutbe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe tha : ” O ju njerëz Allahu ua ka obliguar juve haxhin andaj kryeni haxhin.” – E pyetën sahabët: A çdo vit o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, heshti ndërsa sahabiu e përsëriti pyetjen tri herë. – Atëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i tha : ” Sikur të thosha po do të bëheshte detyrim dhe ju nuk do të kishit mundësi ta bëni gjë gjë të tillë.” Pastaj tha:” Më leni me atë që ua lë unë sepse popujt para jush janë shkatëruar, ngase ju bënin shumë pyetje dhe polemizonin me profetët e tyre, andaj kur t’ju urdhëroj për diçka bënie atë sa të keni mundësi dhe kur t’ju ndaloj nga diçka largohuni prej saj.”
Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Na mbajti një hutbe, fjalim i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe tha : ” O ju njerëz obligim e keni haxhin.” Atëherë u ngrit el-Akra ibn Habisi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe tha : A çdo vit o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Sikur të thoja po, do të bëhej obligim dhe ju nuk do të kishit mundësi ta bëni një gjë të tillë, haxhi është një herë në jetë çfarë është ma tepër është vullnetare.”

Vlera e haxhit :

Islami ka bërë nxitje për ta kryer haxhin dhe e ka shpjeguar shpërblimin e madh që e ka siç do ta shohim në vijim :

1. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kush kryen haxhin, nuk kryen marëdhënie intime dhe nuk bën mëkate gjatë tij, do të kthehet prej haxhit si ditën kur e ka lindur nëna e tij.”

2. Fjala e tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Umreja deri në umre i shlyen mëkatet ndërmjet tyre ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos xhenetit.”

3. Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku është pyetur se cila vepër është më e mirë ka thënë : ” Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij.” – E pyetën përsëri: Pastaj? – Tha : ” Xhihadi në rrugën e Allahut.” – E pyetën përsëri: Pastaj? – Tha :” Haxhi i pranuar.”

4. Madje haxhin i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka përmendur edhe si shlyese të mëkateve duke thënë : ” Shpeshtojeni haxhin dhe umren sepse këta të dyja i shlyejnë mëkatet dhe varfërinë si qyryku i farkëtarit që i heq papastërtitë nga metalet si hekuri, ari, argjendi, shpërblimi për haxhin e pranuar është xheneti.”
Si dhe shumë hadithe tjera që flasin për vlerat e larta të haxhit.

Autori: Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...