Hyrje në Akide

Imazhe-16Falenderimet tona i takojnë Allahut a.v.xh. atë e falenderojmë dhe atë e lavdërojmë, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen, shokët dhe ata që e pasojnë rrugën që skicoi ai për pasuesit e tij.

Pasi që akideja – besimi i islam dhe kuptimi i saj është prej bazave të fesë tonë të cilën duhet ta njoh çdo musliman që mos bjerë në gabime dhe kundërshtime të vetë besimit të tij, ne për të flur në këtë rubrikë zgjodhëm librin e Seid el-Kahtanit, libër ky i cili i ka përbledhur të gjithë kapitujt e besimit – akides islame që e ka të domosdoshëm ti dijë çdo besimtarë, librin me titull “Akideja e ehlu-sunetit dhe xhematit”, i cili në një të ardhme të shpejt do ta sheh edhe botimin e tij të parë në gjuhën shqipe me lejen dhe ndihmën e Allahut.

Duke qenë kjo si hyrje në akide kemi zgjedhur edhe këtë artikull si artikull i parë mbi akiden duke u sqaruar me tre pjesët kryesore të librit , pra sqarimin me titullin e librit.

 Akideja (besimi) i Ehlu-sunetit dhe xhematit nen hijen e Kur’anit dhe sunetit

Tema e librit i perbledh tre çështje kryesore :

 E para: kuptimi i fjales “Akide”

 E dyta: kuptimi “Ehlu-suneh vel xhemat”

 E treta: kuptimi “nen driten e Kur’anit dhe sunetit”

1 – Fjala  ”Akide” edhe pse nuk është cekur në librin e Allahut apo në sunetin e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe     mëshira e Allahut qofshin mbi të)  me kuptimin i cili është përhapur sot, vetëm se ky term është i ri i cili është përdorur si tregues mbi çështjet e fesë të cilat kanë të bëjnë lidhje me zemren pa punën, siç është besimi në egzistencën e Allahut, obligueshmëria e njëhsimit të Tij, besimi në të dërguarit, në ringjalljen pas vdekjes dhe çeshtje tjera që kanë lidhje me besimin, është marë dhe është vënë në përdorim me kuptimin e saj gjuhësor.

“Akd” është lidhja e diçkaje me forcë (I etekat e shej) fortë me rritje (Lisanul-arab, Ibn Mendhur, babu-akd)

Dhe të këtij kuptimi është fjala e Allahut: “ Mirëpo ju merr në përgjegjsi për ato (betimet) që jeni zotuar qëllimisht (te forta).” (Maide- 89).

Kurse definicioni i akides në terminologji është: besimi i bindshëm i cili del nga thellësia e shpirtit njerëzorë të cilit nuk i bashkangjitet e as që i hyn edhe dyshimi më i vogël në Allahun. Gjithashtu është ajo çfarë i obligohet besimtarit prej besimit dhe respektit të fesë, në melekët e Tij, librat e Tij, të derguarit e Tij, ditës së fundit, kaderit dhe besimin në çdo gjë që është transmetuar për të fshehtën (gajbin), duke e ditur kundërshtimin e feve të tjera dhe grupacioneve të humbura, dhe nuk vjen në konsideratë Akideja në këtë kuptim për derisa nuk vërtetohet me vepër me anë të gjymtyrëvë të trupit duke iu nënshtruar këtij besimi.

2 – “Ehlu – suneti dhe xhemati”: janë ata të cilët i përmbahen udhëzimit të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe shokëve të tij në dituri, në besim, në fjalë, në vepra, në sjellje në edukatë të cilët janë selefët (të parët tanë) prej sahabëve dhe tabiinëve dhe ata të cilët e ndjekin ata deri në ditën e gjykimit. Janë ata të cilët bashkohen në Kur’an dhe sunet dhe janë ata të cilët janë të vendosur në ndjekjen e sunetit dhe të caktimit prej perçarjes (grupacioneve) dhe të shpikurit në fe dhe këta emertohet si selefu salih (të parët tanë të mirë), grupi i shpëtuar apo grupi i ndihmuar. Janë quajtur me këtë emër kur është përhapur bidati dhe është përmendur suneti, pra e kunderta e bidatit, xhemati e kunderta e grupacionit (perçarjeve).

Janë emertuar “Ehlu – Sunet” sepse jane pasues të sunetit të profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), kurse xhemat sepse bashkohen në të vërtetën, në ndjekjen (pasimin) e rrugës së dijetarëve që janë me të vërtetën.

3 – “Nën dritën e Kur’anit dhe sunetit “: prej bazave të Ehlu –sunetit dhe xhematit dhe definicioneve të tij në marje dhe argumentim është të mbeshteturit e tyre në librin e Allahut dhe sunetit e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke u bazuar ne kuptimin e selefit , duke e pranuar atë dhe duke iu nënshtruar asaj brenda dhe jashtë, duke mos e kundërshtuar me kijas, inspirim apo ëndër, pra akiden.

Gjatë shqyrtimit të cështjeve të akidës e kam përdorur metodën e argumentimit me ajetet kuranore (meseleve) të qarta me sunetin e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të vertëtë, ku e ceki meselen pastaj transmetoj fjalën e dijetarëve sipas kohës kur ata kanë jetuar në radhitje, duke mos shtuar më shumë se tre dijetar.

Pastaj i ceki argumentet duke filluar me Kur’anin duke u mjaftuar me tre dijetar, pastaj nga tre hadithe prej sunetit shkaku qe të mos zgjatët libri, duke u munduar t’i ceki vetëm hadithët sahih në të cilat kanë pajtim dy imamët Buhariu dhe Muslimi, apo duke u mjaftuar vetëm me ndonjërin prej tyre, apo të transmetimeve tjera duke u mbështetur në rregullat e Muhadithinëve në saktësinë e hadithit.

Përktheu: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

You may also like...