Ibn Rexhepi mbi fitimin e dunjasë përmes fesë

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Të kërkuarit e dunjasë përmes fesë

 

Feja është shumë e lartë që të nënçmohet me anë të ndotjes së kësaj bote, vepra e mirë nuk rrin në këmbë veçse me anë të sinqeritetit, prandaj ai i cili veprat e ahiretit i bën për qëllime të kësaj bote do të dënohet me të.

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i cili e kërkon diturinë, e cila kërkohet vetëm për fytyrën e Allahut, mirëpo ky e mëson me të vetmin qëllim të përfiton prej saj qëllime të kësaj bote, ky person nuk do ta shijojë erën e xhenetit ditën e gjykimit[1].

Prandaj vepra e mirë edhe në qoftë se është e shumtë, porsë nuk është me qëllim të mirë, kjo e çon njeriun deri në shkatërim të asaj çfarë ka punuar. Pasi që Allahu kur tregon për hipokritët tregon se ata: falen, agjërojnë, japin nga pasuria e tyre, luftojnë në rrugë të Allahut, madje lexojnë edhe Kuran, kurse për këtë të fundit i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i munafikut i cili e lexon Kuranin është si shembulli i rejhanës (lloj bime) erën e ka të mirë ndërsa shijen e ka të hidhur[2]. Kurse Allahu i Madhëruar për shkak të humbjes së sinqeritetit të tyre thotë për ta: “Munafikët do të jenë në fundin (në thellësitë më të mëdha) e xhehenemit dhe për ta nuk ka ndihmues[3]. Ndërsa i pari i cili do të digjet në zjarrin e xhehenemit është: lexuesi i Kuranit, luftëtari (muxhahidi) si dhe shpenzuesi i pasurisë, sepse këta veprat e tyre nuk i kanë bërë sinqerisht për Allahun, mirëpo i kanë bërë që të thuhet filani është lexues i Kuranit, filani është bujar, filani është trim.

Prandaj me fjalën tënde dhe veprën tënde kërko atë e cila është tek Allahu, sepse ajo është e cila mbet ndërsa çdo gjë pos saj do të zhduket.

Kështu që poqëse një rob bën një vepër e cila nga jashtë duket se bëhet me qëllim të mirë, mirëpo qëllimin e ka ta arin kënaqësinë e kësaj bote kjo është hipokrizi, dyftyrësi në vepra.

Ibn Rexhep ka thënë: “Prej cilësive më të mëdha të dyftyrësisë në vepër është: të bësh ndonjë vepër e cila nga jashtë tregon se është e mirë, porse qëllimin e ka të keq, dëshiron me anë të saj të përfiton të mirat e kësaj bote dhe kjo dëshirë i plotësohet, madje me të i arin qëllimet e tij. Për këtë vepër ai madje edhe gëzohet pasi që arin ti mashtroj njerëzit, në të njejtën kohë ai lëvdohet nga njerëzit, porse ne nuk duhet harojmë se këta lloj vepra janë karakteristikë e hipokritëve dhe jehudëve, në bazë të asaj që na ka treguar Allahu në Kuranin Famëlartë”[4].

Kush dëshiron të lavdërohet për një vepër të mirë, të cilën nuk e ka bërë, ky person kërcënohet me zjarrë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë, dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan, mos llogarit shpëtim për ta, ata kanë një dënim të dhimbshëm[5].

Shkëputur nga libri “Hapat drejt lumturisë”

Përkthyer nga Nexhat Ceka

Autor: Dr. Abdul-Muhsin el-Kasim

[1] Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi.

[2] Mutefekun-alejhi.

[3] Nisa:145.

[4] Xhamiul-ulumi vel hikem 2/493.

[5] Ali Imran:188.

You may also like...