Induizmi – III

Induizmi – 3 – Kapitulli i feve të njohuraInduizmi

Kjo është fe politeiste të cilën e kanë përqafuar shumica e popullit Indian, përmban në vete besime në vete besime, adete, tradita të ndryshme që kanë kaluar gjatë historisë në këtë fe, prej në shekullin e 15 para erës tonë deri në kohën e sodit.
Besojnë në multidimensionalitetin e zotrave dhe se çdo natyrë e mirë dhe e keqe është zot i cili duhet të adhurohet si uji, ajri, lumejtë, malet. Ndërsa në shekullin e nëntë para erës sonë indusët bën një ndryshim në fenë e tyre duke i bashkuar të gjithë zotrat e tyre në një të vetmin si zot, si në vijim:
1. Brahma në aspekt se ai egziston
2. Fishno në aspekt se ai është mbrojtës
3. Sifa në aspekt se ai është shkatërues
Prandaj besojnë se ai i cili e adhuron njerin nga këto zotra i vjen sikurse i ka adhuruar të gjithë. Poashtu besojnë se zotrat e tyre janë shëndruar në njeriun i cili quhet Kroshina si dhe duhet ditur se hindusët ndahen në këto lloje shtresash në shoqërinë e tyre:
A – Brahama – janë ata të cilët i ka krijuar Zoti Brahma nga goja e tij ndërsa prej tyre ka të diturm gjykatës dhe prift, këtyre lloj njerëzve të gjithë iu referohen sin ë martesë e poashtu edhe vdekje.
B – Kashtur – janë ato të cilët Zoti i ka krijuar nga krahu i tij, qëllimi i këtyre është ti mbajnë armët për tu mbrojtur.
C – Vish – janë ata të cilët zoti i ka krijuar nga kofsha e tij këta janë ata të cilët e mbjellin tokën, bëjnë tregti dhe tubojnë pasuri.
D – Shudo – janë ata të cilët zoti i ka krijuar nga këmbët e tij, puna e këtyre është vetëm të shërbejnë, të punojnë punë të rënda nënvlerësuese kështu që këta përfaqësojnë shtresën më të ulët njerëzore.
Indusët e shejtërojnë lopën duke i bërë buste, përmendore në vendadhurimet e tyre, në shtëpitë e tyre, madje ajo ka të drejtë yë lëviz në çdo vend ku ajo dëshiron pra në mesin e njerëzve duke mos guxuar ta prek kush apo ta dëmton dhe kur të vdes varimi i saj përcillet me ceremony fetare.
Brahmat llogariten si lloji më i zgjedhur i njerëzimit, të cilët posedojnë edhe shejtëri hyjnore të cilëve u lejohet të marin nga pasuria e robërve të tyre Shudu sa të duan. Kështu brahmisti edhe kur meriton vdekjen vetëm se i ruhet koka.
Shtresa e ulët Shudu tek ta llogariten më poshtë se ajo e kafshëve, pra më poshtë edhe se qentë, kështu që nëse e shtrin dorën një person i shtresës Shudu një brahmisti këtij i pritet dora, e në qoftë se i bie me këmbë i pritet këmba, e në qoftë ulet me një ndejë me një brahmist, ai duhet të digjet me zjarr dhe përzihet nga shteti.
Prej ritualeve të tyre fetare është edhe djegja e trupave të vdekur pas vdekjes së tyre sepse sipas pretendimeve të tyre kjo i lejon shpirtit të ngritet më lartë dhe se djegja çon deri tek ndarja e plotë e shpirtit nga lëkura dhe trupi njerëzore.
Në qoftë se buri vdes, gruasë nuk i lejohet të martohet pas tij, mirëpo vazhdon të jeton në mjerim të përhershëm, kjo ka çuar deri në atë shkallë sa që gratë të cilave u kanë vdekur burrat i kanë djegur trupat e burave të tyre bashkë me vetet e tyre që ti ikin dënimit të cilin duhet ta vuajnë pas vdekjes së burrave të tyre.

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Dr. Seid el-Mufsir el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...