Israja, Miraxhi dhe bidatet në muajin Rexhep

Israja, Miraxhi dhe bidatet ne muajin Rexhep

 

Israja dhe miraxhiHalid Rashid

 

Ngjarja e Israsë siç dihet është një ngjarje e vërtetë që ishtë si një lloj ngushllimi për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndërsa për pabesimtarët dhe ata me besim të dobët ishte e kundërta, pra ishte sprovë, tek të cilët nuk kishte depërtuar besimi në zemrat e tyre plotësisht. Po ashtu kjo ndodhi e madhe njëherit është përforcim nga Allahu për të Dërguarin e Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mrekulli e madhe për të gjithë ata që besojnë, se ai është i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më i miri nga pejgamberët, imami i gjithë të Dërguarve, udhëheqësi i tyre.

Shpërblimi i mirë është si pasojë e veprës së mirë.

O ju të cilët keni besuar friksojuni Allahut ashtu siç e meriton Allahu ti friksoheni dhe vdekja mos u gjej vetëm se duke qenë musliman“.[1]

O ju njerës friksojuni Zotit tuaj i cili u krijoi prej një vetje të vetme dhe prej tij krijoi bashkeshorten e tij dhe prej këtyre bashkë krijoi shumë burra dhe gra. Friksojuni Allahut në emrin e të Cilit përbetoheni dhe ruani lidhjet farefisnore midis jush dhe dijeni mirë se mbi ju Allahu është mbikqyrës”.[2]

O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”.[3]

E në vijim fjala më e mirë dhe më e bukur është fjala e Allahut të cilën Zoti ka garantuar se do ta ruaj deri në ditën në gjykimit kurse udhëzimi dhe orientimi më i drejtë për në rrugën e drejtë është udhëzimi dhe orientimi i Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pa dyshim se punët më të këqija janë shpikjet – risitë ne fenë e Zotit dhe se çdo shpikje ose risi në fenë e Zotit quhet bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarrin e xhehenemit, Allahu na ruajtë gjithve nga zjarri i xhehenemit.

 

Jetëpërshkruesit e jetës se Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë se: Israja dhe Miraxhi janë përforcim i Zotit mbi të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nga shkaku se i sprovave që i përballoi ai, qofshin ata mërzi apo pas bojkotit tri vejçarë në qafë të Ebu Talibit në të cilat i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përjetoi uri, vuajtje, pikërisht në këtë kohë e humbi xhaxhain e tij Ebu Talibin, mbrojtjen e madhe që e kishte, pas një kohe të shkurtër e humbi gruan e tij, nënën e besimtarëve Hatixhen-Allahu qoftë i kënaqur prej saj. Po ashtu kjo ngjarje ndodh pas sprovave të cilat i përjoetoi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në Taif ku e humbi shpresën se do të beson ai popull pasi që atë e sulmuan rëndë fëmijët, robërit dhe mendjelehtit e Thekifit.

Pas gjithë këtyre dhimbjeve i dashuri e shpërbleu të dashurine e Tij, e ngriti tek vetja e Tij, e afroi pranë Vetes së Tij, ia nxori atij vuajtjet që i kishte me kënaqësinë e tij, sa që haroi gjithçka që kishte përjetuar dhe çfarë do të vuan në të ardhmen.

Andaj Israja dhe Miraxhi për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas mundimeve që i përjetoi në Taif dhe tjerave llogaritet si shpërblim, kompenzim i madh, përgëzim për durimin e tij.

E tani le të krahasojmë, meditojmë rreth këtyre dy gjendjeve, pra ndërmjet udhëtimit në Taif dhe atij në Isra. Konkldojmë si në vijim: Ai shkoi në Taif në këmbë ndërsa në Bejtul Makdis shkoi me Burak-un. Në Taif shoqërues të tij e kishte robin e tij Zejd ibn Harithin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndërsa gjatë Israsë e shoqëroi Xhibrili-paqa e Allahut qofshin mbi të. Në Taif u prit i tallur, i nënçmuar nga robërit e tij dhe mendjelehtit ndërsa në Isra u prit nga pejgamberët dhe të Dërguarit para tij, të cilët e përshëndetën si më mirë, në Taif nuk gjeti dikënd i cili iu përgjigj thirrjes së tij që ta ndihmon në misionin e Zotit kurse në Isra e mikpriti Xhibrili-paqa e Allahut qofshin mbi të, që Ai të jetë imam i gjithë pejgamberëve. Në Taif iu ngushtua toka dhe nuk kishte vend për të ku të strehohet ndërsa në udhëtimin e Israsë mikpritës i tij ishte qielli, ku ai u mirëprit nga banorët e tij, që ta dijnë banorët e tij pozitën e tij tek Allahu. Në Taif nuk e pranoi profetsinë e tij askush, u kthye prej Taifit njejtë si huri në të ndërsa në udhëtimin e Israsë atij i besuan pejgamberët, dërgimin e Tij e pranuan banorët e qiellit. Pra është pikërisht ndodhia e Israsë dhe miraxhit një mbështetje e fortë për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kundrejt sprovave që ai i përjetoi në rrugën thirrjes, davetit në rrugë të Allahut…

 

Koha e Israsë

Robër të Allahut Israja dhe Miraxhi përmenden në Kuran, në hadithet e sakta si dhe në librat e sires – jetëpërshkrimit të pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Kurtubiu-Allahu e mëshiroftë, thotë: Israja përcillet saktësisht në të gjitha librat e hadithit, përcillet nga sahabët tjerët në çdo anë të botës, është mutevatir, pra e transmetuar saktësisht gjeneratë pas gjenerate.

El-Kasimiju-Allahu e mëshiroftë, thotë: Këtë ndodhi e përcjellin 20 nga sahabët.

Robër të Allahut, kur ndodhi Israja? Kjo është një çështje e rëndësishme të cilën e kemi të patjetërsueshme ta shpjegojmë, nga shkaku i risive, bestytnive të kota të cilat janë të përhapura në muajin Rexhep dhe jashtë tij.

Dijetarët kanë disa mendime se kur ka ndodhur Israja, prandaj dhe data saktësisht se kur ka ndodhur nuk dihet, mirëpo shumica e dijetarëve thonë se ajo ka ndodhur pas udhëtimit të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për në Taif. Ndërsa në Taif i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, udhëtoi në vitin e 10 të pejgamberllëkut të tij.

Po ashtu e potencojmë se dija e datës se kur ka ndodhur Israja nuk ka kurfarë rëndësie, përveçse tek bidatçitë të cilët gjatë kësaj nate siç e caktojnë ata bëjnë risi nga më të ndryshmet, për të cilat nuk ka zbritur Allahu ndonjë argument për ta. Sikur të kishte qenë njohja e datës së Israsë diçka shumë e rëndësishme, këtë gjë do ta kishin ditur sahabët dhe so të ishin interesuar për të. E ceki ndodhinë e Israsë jo nga shkaku se ajo ka ndodhur në muajin Rexhep, mirëpo e ceka nga rëndësia e madhe e saj që përmban në vete. Që më këtë ti ndalojmë bidatçitë nga bidatet, gjërat e shpikura të cilat i bëjnë në muajin Rexhep dhe jashtë tij.

 

Kuptimi i Israsë dhe miraxhit

Çfarë nënkuptojmë me Isranë? Si dhe çfarë nënkuptojmë me Miraxhin? Isra d.m.th.: Udhëtimi gjatë natës, thuhet “Seretu mesra”-kam udhëtuar natën, thotë Allahu në Kuran: ”I pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”. Kurse miraxhi d.m.th. janë shkallë në të cilat ngjitësh.

Ibn Is’haku-Allahu e mëshiroftë, thotë: Më ka treguar dikush të cilin e njoh mirë se nuk ka veti të këqija, nga Ebu Seidi i cili thoshtë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dukë thënë: “Pasi arita në Bejtul-Makdis pas atij udhëtimi, mu sollën shkallët, nuk kam parë diçka më të bukur se ta, është ajo të cilën e sheh shikimi i të vdekurve nga ju kur jep shpirt”. – Që do të thotë: Se je një njeri në prag të vdekjes i shtrin sytë i tij drejt qiellit i sheh shkallët, në të cilat do të ngjitet shpirti i tij. – Thotë pastaj i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Pastaj më mori shoku im (Xhibrili) dhe u ngjitëm me të drejt shkallëve derisa aritëm në njërën nga dyert e qiellit”. – Andaj jo çështje nuk është siç mendojnë disa njerëz se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i hypi Burakut që të udhëton prej në Meke në Bejtul makdis, pastaj përsëri me Burakun prej aty për në qiell. Ndërsa kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ariti në Bejtul Makdis e lidhi Burakun në derën e xhamisë, hyri në xhami, më pas u ngjit në Miraxh, shkallët e qiellit. Kur u kthye prej qiellit përsëri hypi te Buraku dhe me të u kthye në Meke. Andaj i pa t meta është Allahu i Cili robin e vet e bëni të udhëton natën.

 

Kur u fal i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me pejgamberët në Bejtul Makdis

A ndodhi kjo përpara apo pas Miraxhit? Ajo çfarë mund të konkludohet sipas teksteve në këtë kontekst është se një gjë e tillë ka ndodhur pas kthimit të tij nga Miraxhi. Kur u kthye prej udhëtimit më madhështorë atëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ju doli imam profetëve kjo ishte nder për të dhe reputacion i madh. Po ashtu ata i takoj edhe në qiell ndërsa Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, e njohtonte me ta, duke i thënë: Ky është filani dhe i jepte selam, ky është Idrizi, Jusufi, Haruni, Musa, Isa ndërsa sikur ti njihte ata që para ngjitjes në qiell nuk do kishte nevojë ta njohtonte Xhibrili me ta. Po ashtu ajo që aludon se imamllëku i tij ka ndodhur pas kthimit të tij nga Miraxhi është fjala e tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kur hyri koha e namazit u dola imam atyre”. Ndërsa namazi i asaj kohe ka qenë namazi i sabahut.

Kështu që profetët u falën pas imamit të tyre, zotëriut të profetëve dhe të dërguarve, me këtë gjest e kuptuan profetët se ky ishte imami i profetëve dhe më i madhi prej tyre. Për ndryshe si mundet dikush tjetër t’ju del atyre imam në vend të tyre, vendbanimin e tyre!?

Pastaj i Dërguari i Allahut hypi mbi Burak dhe u kthye në Mekë

Ajo çfarë e ngrit pozitën time, krenarinë time

Më bën që me hapin tim fund e krye të shkeli në plejadë

Marja pjesë e imja në fjalën tënde

O robërit e mi dhe që Muhamedin e ke bërë pejgamber timin

 

Vlera e Mesxhidil-Aksasë dhe pozita e saj në zemrat e muslimanëve

Thotë Allahu në Kuran: ” i pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”.[4]

Kasimiu-Allahu e mëshiroftë, thotë: Aksa d.m.th. më larg është emëruar kështu sepse gjendet larg Mekes thotë Allahu: ”Rrethinën e së cilës e kemi bekuar”.            Anët e saj ku në të gjindet mirësitë e dunjasë dhe fesë, ngase kjo tokë e shenjtë është vend ku kanë qëndruar pejgamberët, vend ku ka zbritur shpalljet e tyre, vend ku rriten pemët dhe perimet, vend në të cilin e kanë rrethuar mirësitë e Zotit nga çdo anë, bëgatitë e Tij shumëfishohen, në një vend i bekaur si ky, ngase është nga xhamitë më të mëdha të Allahut në tokë. Po ashtu për Mesxhidil-Aksanë është thënë se është vend ku kanë bërë adhurim profetët e Allahut, vend ku udhëtoj natën e Miraxhit vula e profetëve-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vend nga ku i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u ngjit në Miraxh qiellin më të lartë për të parë në të mrekullim të shumta. Kjo shtëpi prej ku është bërë udhëtimi, vend ku janë lexuar katër librat e mëdhej, shkaku i kësaj shtëpie Allahu e ndali diellit të perëndon për Jusha ibn Nunin, derisa ata e çliruan atë vend që u ishte premtuar. Kjo xhami është kibleja e dy umeteve, në fillim të islamit para hixhretit ishte kibleja e muslimanëve, ishte xhamia e dytë pas Mesxhidil-Haramit, Kabes që merët udhëtimi për në të. Për vlerën e tij transmeton imam Ahmedi, Hakimi, Nesaiu ndërsa Hakimi hadithin e cilëson të saktë, nga Ebu Amri i cili thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sulejmani kur e ndërtoi Bejtul-Makdisin e luti Allahun për tri gjëra, Ai i dha dy ndërsa unë shpresoj që t’ja ketë dhënë edhe të tretën: Kërkoj pushtet që nuk i ngjan ndonjë pushtet  i dikujt tjetër para dhe pas tij, këtë ia dha, kërkoj sundim që nuk ia ka dhënë dikujt as para e as pas tij, Allahu edhe këtë ia dha, po ashtu kërkoj që çdo njeri që del prej shtëpisë së vet për tu falur në këtë xhami Bejtul-Makdisin që ti falen mëkatet këtij personi sikur me e lindur nëna”. – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ne shpresojmë se Allahu ia ka dhuruar edhe këtë”.[5]

 

Robërit e Allahut

Nga kjo çfarë u cek na u bë e qartë vlera e Mesxhidil-Aksasë, pozita e saj në zemrat e besimtarëve. Kur e çliroj për së dyti Salahudin Ejupi-Allahu e mëshiroftë, nga kryqëzatat, imami e filloi hutben e xhumasë me fjalën e Allahut: “Ndaj u zhduk mbeturina e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotittë botave”.[6] Andaj edhe ne e lusim Allahun që ti mposht përsëri jehudit si kryqëzatat edhe njëherë dhe të na bën edhe neve pjesëmarës në çlirimin e saj, të na mundësoj gjithashtu që të falemi në të, një gjë e tillë është e lehtë për Allahun Gjithëkrenarë.

 

Qëndrimi i njerëzve ndaj ndodhisë së Israsë

Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ishte një ngushëllim përforcim për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nga shkaku i vështirësiëve që e kapluan atë dhe që do ta kaplonin në rrugën e thirrjës në rrugë të Allahut. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u kthye prej Israsë ndërsa zemra e tij ishte mbushur me bindje dhe përforcim, e si të mos jetë kështu kur Allahu thotë: “Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”.[7] Po ashtu kjo ndodhi ishte edhe sprovë pë rata që besuan kështu që kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ju tregoj lajmin se çfarë kishte ndodhur kishte prej atyre që besuan dhe e përgënjeshtruan. Nga ky lajm disa prej besimtarëve u luhatën të cilët e kishin besimin e dobët, pra nuk e kishin të forcuar në zemrat e tyre.[8]

Që do të thotë sprovë dhe bela është për qëllim ëndër që e ka parë në realitet. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur ka udhëtuar në Bejtul Makdis ndërsa pema e mallkuar është për qëllim pema e zekumit, ushqim i mëkatarëve Allahu na ruajtë neve dhe juve nga ajo.

Kjo ndodhi është sprovë për besimtarët që bëri që disa të dalin prej fesë kur e dëgjuar lajmin nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, disa pabesimtarë që talleshin me besimtarët shkuan tek Ebu Bekri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i thanë: Shoku yt Muhamedi pretendon se mbrëmë ka udhëtuar prej në Mesxhidil Haram në Mesxhidil Aksa, pastaj ka hypur në qiell e pastaj po atë natë është kthyer. – Ai u tha: A ka thënë ai ashtu siç më thatë ju mua? – Thanë: Po. – Tha: Të vërtetën e ka thënë ai sepse unë i besoj për diçka më të largët se kjo, i besoj për lajmet që na sjell çdo ditë e natë prej qiellit. – Dikush qëndroj fortë në fe kështu siç qëndroj Ebu Bekri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e dikush e la fenë.

Si rezyme: Ngjarja e Israsë ishte qetësim, ngushëllim për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kurse sprovë për pabesimtarët dhe besimtarët me besim të dobëttë cilëve iu shkund besimi i tyre ku si pasojë e kësaj ranë në kufër dhe nuk u kthyen në rrethin e besimtarëve pas kësaj ngjarjeje dhe vdiqën në kufër, andaj Allahun e lusim të na falë e të na mëshiron.

Sprovat janë fitne dhe bela nga Allahu, siç thotë i Lartësuari: “Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët”.[9]

 

Si ndodhi Israja me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të

Disa dijetarë kanë thënë: Israja ka qenë ëndër në gjumë duke u argumentuar me fjalën e Allahut:” “Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe po t’ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk i bëmë tjetër vetëm se sprovë për njerëzit. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton kjo tjetër vetëm se rebelim të madh”.[10]

Kurse disa të tjerë kanë thënë se Israja ka ndodhur me trup dhe me shpirt e Miraxhi më shpirt, sa i përket mendimit të shumicës së dijetarëve të selefit dhe të vonshmëve se Israja dhe Miraxhi ka qenë me trup dhe e shpirt.

Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, thotë: Të këtij mendimi se Israja dhe Miraxhi ka ndodhur me trup dhe me shpirt janë shumica e dijetarëve të këtij umeti, prej muhadithinëve, fukahave, mutekeliminëve duke u bazuar me argumente të shumta autentike në këtë kontekst. Gjithashtu Ibn Kajim në “Zadul mead” thotë: Dijetarët kanë thënë: Ky është mendimi në të cilën qetësohet shpirti se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur në realitet e jo në ëndër, pra me trup dhe me shpirt, e pa dyshim se në këtë qetësohet zemra. Sikurse të ishte Israja dhe Miraxhi vetëm me shpirt, pra ëndër gjumi këtë gjë nuk do ta kontestonin mushrikët e as që do ta mohonin një gjë prej të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mirëpo atëherë për një gjë të tillë nuk do të kishte as ajet Kuranor e as mrekulli, thotë Allahu në Kuran: “I pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”.[11]

 

Hadithet në lidhje me Isranë dhe Miraxhin

Hadithet që kanë ardhur për Isranë dhe Miraxhin janë të shumta ndërsa përmbledhës i tyre është hadithi i Enesit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij, transmetohet se: ”Të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i erdhi Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, me Burakun, në kafshë e bardhë më e vogël se mushka e më e madhe se gomari, i cili merte rrugë duke i vënë këmbët e para atje ku mbërinte shikimin” – pra kafshë e cila nuk posedon fletë siç pretendojnë disa të paditur. – Thotë pastaj: “I hypi Burakut derisa mbëriti në Bejtul-Makdis aty i fali dy rekatë, pastaj u ngjit për në qiell, i takoi pejgamberët, Ademin, Isën, Jahjanë, Idrisin dhe Ibrahimin i cili ishte i mbështetur për Bejtul-mamur. Vend në të cilin hyn 70 000 melaike, të cilët nuk dalin prej aty deri në ditën e kijametit, pastaj ariti në Sidretul munteha, ku gjethet e saj ishin sa veshët e elefantit ndërsa pemët e saj si qeli, kur mbriti në sidretul munteha atje Zoti i tij shpalli çfarë deshi, pastaj e urdhëroi me faljen e 50 namazeve”. – shiko vëlla i dashur se çfarë vlere ka namazi e cila u bë obligim në qiell ndërsa Musa-paqa e Allahut qoftë mbi të, çdo herë e kthen dhe i thotë ta lus Allahun tia pakëson numrin e namazeve derisa lehtësimi i Allahut ariti nga 50 namaze në 5 namaze në një ditë-natë, të cilat e kanë vlerën e 50 namazeve andaj ku jemi ne sot me faljen e namazit! Pas kësaj i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me shoqërimin e Xhibrilit-paqa e Allahut qoftë mbi të, zbriti nga qielli në Bejtul Makdis. Atëherë edhe profetët e përshëndetën atë dhe ai ua fali atyre namazin e sabahut në Mesxhidil Aksa. Pas kësaj i hypi Burakut të cilin e kishte lidhur për rrezen e derës dhe me të u kthye në Mekë në mëngjesin e asaj nate. Kështu që prej u largua çdo mërzi, brengë, ngushtësi u kthye me besim të paluhatshëm sepse me sytë e ballit të tij pa çdo gjë që i shpallej. Andaj nuk është njejtë ai që sheh si ai që dëgjon diçka e nuk e sheh.

Pas kësaj u ul i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në Mesxhidil-Haram dhe nuk dinte se si do ti takon kurejshët me këtë lajm të madh, përderisa ai ishte ulur pranë tij kaloi Ebu Xhehli i cili e pyeti me tallje: A do të na tregosh para kësaj nate a të ka ndodhur ndonjë risi? – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha:” Po mbrëmë kam udhëtuar në Bejtul-Makdis”. – Ebu Xhehli i tha: E çfarë do më thënë kjo? Ishe mbrëmë në Bejtul Makdis dhe u ktheve sot në mëngjes në mesin tonë? – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Po”. – Atëherë i tha Ebu Xhehli: A ti lajmëroj njerëzit për këtë lajm? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Po”. – Iu drejtua njerëzve Ebu Xhehli dhe u tha: O ju njerëz të Benu Kab ibn Luijut! Afrohuni dhe dëgjoni çfarë do t’ju rrëfej. – Dhe u tregoj njerëzve lajmin, të cilin dikush e përgënjeshtroi e dikush e besoi, ndërsa ai i mbante duart e ti mbi kokë në shenjë habie për lajmin të cilin ua tregoi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Besoi kush besoi e doli nga besimi kush doli si pasojë e kësaj ndodhie. Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur më përgënjeshtruan kurejshitët (jobësimtarë për Isranë dhe Miraxhin) më pyetën për cilësitë e Bejtul-Makdisit në detaje, me këtë pyetje unë u ngushtova si asnjëherë më parë (pasi që ai ka qenë në atë vend natën dhe nuk ka parë gjë) kur në një çast Allahu ma paraqiti atë që të shikoj në të, e kur ata më pyetnin unë e shikoja për atë që më pyesnin dhe u tregoja derisa i lajmërova edhe për karavanin e tyre se kur do të kthehet, mirëpo ata si gjithmonë përsëri përgënjeshtruan nga inati”.

Israja dhe Miraxhi ishte sprovë e rëndë për besimtarët, provim pë besimin e tyre si dhe sprovë për qëndrueshmërinë e tyre në këtë akide. Ngase arabët kur më parë nuk kishin dëgjuar për mrekulli të tilla, e as që ishte mësuar shpirti i tyre më mrekulli të tilla që ishin jashtë asaj që ata mund ta konceptonin, pra jashtë natyrës që mund ta pranojnë shqisat dhe logjika e tyre. Pasi që ata për të shkuar në Bejtul Makdis udhëtonin një muaj dhe ktheheshin po për një muaj nga Shami, e si ta kuptonin atëherë se Muhamedi -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka udhëtuar për në Bejtul Makdis për një natë e të është kthyer po atë natë? Madje për një pjesë të natës! Kjo solli që dyshimi të futet edhe në disa nga zemrat e besimtarëve, pasi që lajmet që ua silltë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përmes shpalljes nga qielli ishin më të lehta se kjo gjë e jashtëzakonshme, duke u bazuar në atë se ai i cili ia sillte shpalljen ishte meleku i qiellit dhe ai për këtë kishte mundësi pasi që ishte meleku i cili udhëtonte në qiell pikërisht me këtë detyrë, e këtë fuqi e posedonte pikërisht meleku dhe jo njeriu. Prandaj thanë: Karavanit i shkon një muaj deri sa të mbrinte nga Shami dhe një muaj derisa të kthehet e si është e mundur që Muhamedi paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të shkon e të kthehet brenda një pjese të natës? Për këtë arsye dijetarët kanë thënë: Israja dhe Miraxhi nuk është thjeshtë vetëm kjo, pra mrekulli e zakontë çfarë i ka ndodhur Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,  pasi që para kësaj ka pasur edhe mrekulli, muxhize tjera sepse kush e kishte besuar më parë të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk kishte nevojë për argument tjetër pos besimit të palëkundur.

 

Porositë që nxiren nga Israja dhe Miraxhi:

1. Fuqia e madhe e Zotit të cilën nuk e arin dot kush për këtë aryse Allahu Fuqiploti thotë: ” i pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”.[12] Pra larg çdo të mete është Allahu, ai posedon fuqi që nuk ka kush i del para asaj, nuk mund ta kufizon atë dikush, e as ti del përpara kush, thotë Allahu: “Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet”.[13]

2. Kjo është një letër dërguar çdo populli pasi që Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ariti në Bejtul Makdis u fal në të, pastaj doli imam i pejgamberve në nje vend i cili është djepi i shpalljeve hyjnore. Ky lloj tubimi nuk ishte thjeshtë seancë e zakonshme mirëpo ishte pranim nga pejgamberët për profetësinë e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pozitën e lartë të tij tek Zoti i madhëruar. E këtë më së miri e dëshmon edhe namazi i tyre i përbashkët, gjithashtu kjo është thirrje për popujt e tyre që ta pasojnë atë-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Po ashtu ndrimi i kibles prej Bejtul Makdis për nga Kabeja është argument për të dy pasuesit e këtyre dy kibleve që të ndiqet kibleja e tij.

3. Israja aludon se e gjithë toka është e shtetit islam si dhe se shteti islam nuk ka kufi mbarimi pasi që i Dërguari i islamit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lindi në Mekë, udhëtoi brenda natës për në Bejtul-Makdis, u shpërngul  në Medine, shokët e tij u shpërngulën në Medine kurse një pjesë tjetër e shokëve të tij u shpërngulën në Etiopi. Për këtë arsye toka është e Allahut ai ia dhuron kujt të don nga robërit e tij, thotë Allahu në Kuran: ”Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë. Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm”.[14]

Udhëtimi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për në Bejtul Makdis flet në gjuhën e perëndorisë, kjo ndodhi aludon dhe jep shenjë se perandoria romake do të zhduket prej këtij dheu dhe do të bjer në dorën e muslimanëve. E kjo ndodhi shumë pak pas vdekjes së Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përmes shpatës së Allahut Halid bin Velidit dhe sahabëve tjerë-Allahu qoftë i kënaqur prej tyrë, ushtria e të cilit i shkatëroj dhe i shpartalloj të dy perandoritë brenda disa viteve vetëm duke ecur dhe duke i shkelur ushtritë e armiqve të tij, u çliruar Bejtul Makdis u thirr Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ju dhanë çelësat e Mesxhidil-Aksasë, pra ndodhi ajo e u vërtetua fjala e Allahut në suren Teube: ”Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët”.[15] Kurse sot ndalu dhe mendo: Gratë e Sarajevës po digjen nëpër shtëpiat e tyre të gjalla, po thërras o Omer ibn Hatabi si mund të kthehen ushtritë e tua edhe njëherë? Sepse romakët vetëm se i shtojnë ushtritë e tyre në Ballkan, janë shtrënguar fortë. Kurse ne argëtohemi, luajmë në shtëpitë tona sikur nuk ka ndodhur diçka i thashë këto fjalë çfarë i dëgjuat dhe kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju që të na fal sepse me të vërtet Allahu falë shumë dhe pa masë.

 

Muaji i Rexhepit dhe bidatet gjatë tij

Falenderimi i takon Allahut për mirësinë e tij, falenderimi i takon Atij për suksesin dhe begatitë që i jep, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut duke e madhëruar hirësinë e Tij. Dëshmoj se Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob i tij dhe i dërguari i Tij, thirrës për në rrugën që e kënaq Allahun, o Allah lësho begatitë, mirësitë Tua dhe mëshirën Tënde mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe vëllezërit e tij. Robër të Allahut ju këshilloj fillimisht veten time pastaj juve ta kemi frikë Allahun, keni frikë Allahun o vëllezërit e mi, për këtë që ua them po ua tregoj fjalën e Allahut në Kuran: “Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi”.[16]

Rexhepi është njëri nga muajtë e shenjtë, tri nga ato janë radhazi: Dhulkade, Dhulhixhe, Muharem kurse njëri prej tyre është i ndarë nga ai, e ai është muaji Rexhep. Dijetarët kanë disa mendime rreth asaj se pse quhen muaj të shenjtë, disa kanë thënë: Nga shkaku i vlerës së tyre dhe nga madhësia e mëkatit në to, e disa të tjerë kanë thënë: Janë quajtur të shenjtë pasi që lufta ishtë e ndaluar gjatë tyre, një gjë të tillë ishte njohur gjatë kohës së injorancës. Po ashtu është thënë: Janë të shenjtë nga shkaku që gjatë tyre bëhet umreja dhe haxhi, kështu që ju sigurohen haxhitë në shkuarje dhe ardhje.

Mirëpo atë që duhet ditur është se muaji Rexhep është si muajtë tjerë për saj u përket veprave të mira gjatë këtij muaji, e pëlqyeshme gjatë tij është të veprohet njejtë siç veprohet në muajtë tjerë, pra ky muaj nuk dallohet me ndonjë adhurim specific përballë muajve tjerë.

Gjatë këtij muaj janë përhapur shumë bidate (risi) padrejtësisht, për të cilat vlen që të tërhiqet vërejtja prej tyre e nga ato janë:

1.Namazi i Regaipit – ky namaz d.m.th. të falësh në natën e xhuma të javës së parë të muajit Rexhep, falet 12 rekate ndërmjet akshamit dhe jacisë. Për këtë namaz nuk ka zbritur Allahu asnjë argument. Një punë të tillë e bëjnë bidatçitë, Hafidh el-Iraku-Allahu e mëshiroftë, thot: Hadithi që transmetohet për këtë namaz është i shkipur nuk ka kurfarë baze në fe.

2. Falja e namazit gjatë natës së Miraxhit duke e ngjallur këtë natë me namaz si dhe festimi i saj. Prandaj së pari duhet treguar se nata e Miraxhit dhe Israsë nuk dihet me çfarë date ka ndodhur, një gjë e tillë nuk e kanë ditur sahabët e si mund ta dijnë ata që kanë ardhur pas tyre!

Kështu që disa prej bidatçive në natën e 27 të muajit Rexhep falen natën edhe pse nata e Miraxhit nuk dihet kur ka qenë saktësisht.

3.Veçimi i disa ditëve për tu agjëruar gjatë këtij muaji si dhe veçimi i këtij muaji me umre (umre rexhepije) e të ngjajshme si këta. Këto janë vepra çfarë nuk kanë kurfarë argumenti për të punuar sipas tyre.

Gjithashtu diçka që është e përhapur nëpërmjet sms-seve tek njerëzit, urimi për hyrjen e muajit Rexhep me fjalët: O Allah na jep bereqet gjatë Raxhepit dhe Shabanit si dhe na e mundëso ta mbrijmë Ramazanin. Dijetarët kanë thënë se ky hadith është i dobët, madje disa nuk e kanë pranuar si hadith.

Prandaj o robër të Allahut, kapuni për sunetin e të Dërguarit tuaj dhe sunetin e halifëve të drejtë që erdhën pas tij, për të cilën gjë jeni të urdhëruar, kapuni për të me dhëmballë. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush shpik në fenë tonë diçka çfarë nuk është prej saj, ajo i refuzohet”. Prandaj të kemi kujdes nga bidatet, Allahu na ruajtë. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndërsa disa prej muslimanëve bien në mëkate nga shkaku i padijes së tyre rreth fesë së Allahut. Sepse injoranca është armiku i dijes dhe kundërshtarë i saj, prandaj ta mësojmë fenë tonë, thotë Allahu në Kuran: “Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini”.[17]

 O Allah ndihmoju muslimanëve, shkatëroje shirkun dhe mushrikët, ndihmoju robërve të tut ë cilët të njëhsojnë Ty, o Allah përhape dijen për Xhihad, mposhti mushrikët, hipokritët, të devijuarit, o Allah ndihmoju muxhahidëv në rrugën Tënde të cilët luftojnë vetëm për ta ngritur fjalën Tënde: O Allah çliroje Aksanë prej dorës së jehudëve, të lutemi na e kthe Irakun në duart tona si më mirë, o Ziti i botrave! O Allah nxjeri pabesimtarët dhe kryqtarët nga shtetet e muslimanëve të poshtërsuar e të nënçmuar. O Allah mos ju mundëso atyre ta ngrisin flamurin në shtetet islame, e as mos ua mundëso ti arin qëllimet e tyre në shtetet islame, bëri për gjeneratat që vijnë mësim dhe argument duke i shkatëruar sikurse që e shkatërove Firaunin. O Allah Ti mundesh tu hakmeresh atyre qofshin ato të Amerikës apo aleatëve të tyre, o Allahu poshtëroj jehudët, zullumqarët, komunistët, hipokritët o Zot i plotëfuqishëm i qiejve dhe i tokës! O Allah liroi të burgosurit tanë në Kubë dhe në çdo vend, lehtësova gjendjen atyre, ndihmoju atyre të të respektojnë Ty o Zot i botrave! O Allah na jep siguri në vendin tonë, përmirësoi udhëheqësit tanë, prijësit tanë, na jep prijës të cilët të friksohen Ty dhe e ndjekin kënaqësinë Tënde o Zot  botrave! Na mëso dituri të dobsihme, na bën dobi nga ajo që dim, na e shto diturinë o Zot i botrave, o Zot i botrave na bën të jetojmë si musliman dhe të vdesim ti musliman e jo sit ë sprovuar e të humbur. O Allah mos na mer në llogari për lëshimet tona, na fal neve na i prano veprat tona të vogla, Ti je mbikqyrës i Yni dhe sa Mbikqyrës i mirë që je Ti.

Robër të Allahut, Allahu thotë në Kuran: “Allahu urdhëron për drejtësi, mirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”.[18] Pra ta përmendim Allahun që Ai të na përmend neve, e falenderojmë Atë për begatitë e Tij që ain a i shton çdo ditë, të përmendurit e Allahut është gjëja më e madhe dhe Allahu pa dyshim se e din atë që ne veprojmë.



[1] Ali Imran:102

[2] Nisa:1

[3] Ahzab:70-71

[4] Isra:1

[5]Dijetari Ahmed Shakiri-Allahu e mëshiroftë, thotw se zinxhiri i hadithit wshtw i saktw gjithashtu Albani e saktwson kwtw hadith.

[6] Enam:45

[7] Nexhm:18

[8] Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu nga Ibn Abasi nw lidhje me fjalwn e Allahut: “Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe po t’ju sjellwsh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk i bëmë tjetër vetëm se sprovë për njerëzit. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton kjo tjetër vetëm se rebelim të madh”.(Isra:60)

[9] Ankebut:1-3

[10] Isra:60

[11] Isra:1

[12] Isra:1

[13] Nahl:40

[14] Enbija:105-106

[15] Teube:33

[16] Bekare:281

[17] Nahl:43

[18] Nahl:90

You may also like...