Jeta dhe asketizmi i tij – Shejh Xhibrini – 3

Ibn Xhibrin2 – Jeta dhe asketizimi i tij në dunja

 Nuk ka qenë hoxha jonë i nderuar prej atyre që tubojnë pasuri, e as nga ata të cilët janë të dhënur pas dunjasë , e as prej atyre të cilët janë të preukupuar me tregtinë e tyre. Për këtë arsye ai ishte modest, njëherë i thamë:

  – Hoxhë i nderuar kur mësonit diçka përmendësh nga Kur’ani a ju dhuronte babai i juaj dhurata? – na tha: Cfarë të na jepte, kur për tërë vitin posedonim vetëm 50 saa grurë (përafërsisht 80 kg) kjo ishte e gjitha që posedonim. Kur është martuar babai im, nuk e ka dërguar gruan e tij në Rijad vetëm se pas shtatë vitesh. Ka jetuar në një shtëpi prej dheut e cila ka pasur kulm që e mbulonin degët e drujve për 17 vjet. Madje edhe shtëpinë në të cilën ka jetuar dhe në të cilën edhe vdiq e ka ndërtuar me borxh. Kjo ngase i është përkushtuar gjatë gjithë kohës diturisë, madje thënë ndryshe u bë kurban për diturinë, prandaj dhe thonë se kur diturisë i jep shumë ajo nuk të jep vetëm se pak. Kështu këta dijetarë kanë ndejtur natën zfjuar duke lexuar, mësuar, nxënë përmendësh, ditën duke dhënë mësim, duke përsëritur, duke ju referuar librave të ndryshme kur u janë bërë pyetje nga besimtarët, duke shkruajtur, hulumtuar, duke dhënë fetva në xhami, në rrugë, në telefon, në vizita, në haxh, në letra duke u përgjigjur atyre që i dërgonin letra nga larg. Shumë kohë nxënësit e tij kanë mbushur fletore të shumta duke shkruar fetvatë dhe përgjigjet e tij që i jepte në xhamitë dhe mektebet ku ai prezantonte apo ku jepte dije. Madje kur dikush nga nxënësit e tij e gjente shejhun të lirë e pyesnin për çështjet të cilat nuk i kishin të qarta dhe i korigjonin apo i rishkruanin apo edhe e përkujtonin hoxhën e nderuar për diçka ku mendonin se ai e kishte gabim. Jeta e tij ishte e tille ligjerata, lëvizje, lodhje, zhvendojse, udhëtime gjatë gjithe jetës së tij vetëm e vetëm që njerëzve tua mësonin dijën më të lartë të shpallur nga ana e Allahut të Madhëruar, prandaj mirësia dhe bereqeti në ndejat e tij ka qenë shumë e madhe pasi që përfitimi nga ato ka qenë i madh, madje nga ndejat e tij përfitonin të gjitha shtresat e atyre që prezantonin. Ai gjithashtu  mbante lidhjet farefisnore, silleshte mirë me fqinjët, u ndihmonte të varfërve dhe të mjerëve. Ndërmjetësonte në të mirë, pajtonte njerëzit, në shumë raste ka mar pjesë në lidhje të kurorave midis besimtarëve dhe besintareve. Shruante artikuj të ndryshëm fetarë dhe shkencorë, priste miq, vinin njërëz tek ai lexonin libra i korigjonin ato dhe shkonin të kënaqur nga pritja dhe gostisja e hoxhës tonë të nderuar. Telefoni i tij çdo herë ka qenë i hapur për besimtarët, ishte vazhdimisht i angashuar që besimtarët ta kuptonin fenë si duhet, ta kuptonin fenë e tyre me argument çdo herë të bazuar në Kur’anin fisnik dhe në sunetin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)

Kurse kur i pyët sot muslimanët se si i kalojnë pushimet e tyre verore, përgjigjen duke thënë: Gjumë gjatë ditës, ndeja të shumta gjatë natës, duke luajtur lojra të ndryshme argëtuese, duke gjëra të ndaluara të cilat sjellin sëmundje në zemër dhe e dobësojnë imanin. Duke harxhuar kohën në internet në gjëra të kota, të pavlefshme apo në biseda të ndaluara të cilat çojnë në shkatërimin e rinisë islame, madje më i miri prej tyre është ai i cili shikon ndeshje sportive në krahasim me veprat dhe punët e të tjerëre.

Kjo është dhe arsyja se pse Allahu e ka bërë xhenetin në grada të ndryshme ku në ato më të lartat do të banojnë robërit e tij të veçantë, të cilët jetën e tyre e kanë kaluar sikurse hoxha jonë i nderuar, pasi që artikulli i Allahut i nxjerur në tre është shumë i shtrenjtë e ai është xheneti i Allahut i premtuar për robërit e tij vepërmirë. E dihet se xheneti është i rethuar nga vështirsi të ndryshme siç na transmetohet në hadithin e saktë nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e atë nuk e trashëgojnë vetëm se robërit e devotshëm, të cilët pasi që pajisen me dije të saktë gjykojnë dhe urdhërojnë vetëm se në të mirë, ndalojnë nga të këqojat, urdhërojnë në drejtësi, në të vërtetë dhe këshillojnë për durim:” Ne i shpëtojmë ata të cilët ndalojnë nga të këqij.” (Araf:165), “ Ju jeni umeti më i mirë prej njerëzve, urdhëroni në të mirë, ndaloni nga të këqijat dhe besoni Allahun.” (Ali Imran:110),” Thirni në të mira.” (Ali Imran 104), “ E lut Zotin e vet natën duke rënë në sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet dënimit të botës tjetër, si dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij.” (Zumer:9), “ Shpejtojnë në të mira, na luteshin duke shpresuar dhe duke u friksuar, ishin respektues ndaj Nesh.” (Enbija:90) Pra kështu përpiqeshin në kërkim të faljes nga Zoti i tyre ato të cilët ishin njohës të Tij dhe të cilët shpresonin në xhenetet gjërësia e të cilave është sa largësia mes tokës dhe qiellit. Për njerëzit e devotshëm Allahu ka thënë gjithashtu :” Të cilët japin kur janë mirë dhe kur janë në vështirsi dhe që e frenojnë mllefin, ua falin njerëzve, e Allahu i do bamirësit, edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë mëkat të shëmtuar ose i bëjn zullum vetvetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje tek Allahu për mëkatet e tyre, e kush i fal mëkatet përveç Allahut? Dhe që duke e ditur nuk vazhdojnë në atë (të keqe) që kanë punaur më parë.” (Ali Imran:134-135)

Allahu për në xhenet ka krijuar disa robër, si dhe për në xhehenem i ka krijuar disa të tjerë, po ashtu xhenetin e ka bërë shkallë-shkallë, po ashtu edhe xhehenemin shkallë-shkallë. I ka urdhëruar dhe nxitrur krijesat e Tij të shpejtojnë drejt Tij me veprat e tyre të mir, e këtë le ta garojnë garuesit që e duan të mirën, ndërsa për ata që u mashtruan prej epsheve dhe shpresave të gjata ka thënë:” A e ke parë atë i cili e ka marë për Zot epshin e Tij dhe Allahu e ka lajthitur me dije, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij e i ka vënë perde.” (Xhathije:23), ” Ata të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (Maun:5), “ E pas tyre erdhën pasardhës të këqij që e lan namazin, e u dhanë pas epsheve, e më vonë do të hidhen në Gaja (luginë në xhehenem) përveç atyre që u penduan..” (Merjem59-60)

Betohem se hoxha jonë i nderuar ka qenë modest, e si mos jetë i tille kur ai e kuptone më mirë se ne thënien e Allahut:” Ecin në tokë qetë dhe kur ju flasin të paditurit ata thonë: Paqë-Selam.” (Furkan:63) Nuk dimë të jetë zënë me dikënd apo te ketë patur armiqësi me dikënd, ishte jashtëzakonisht i butë, i dashur kurse ishte i ashpër vetëm me bidatçitë e me vdekjen e tij u gëzuan vetëm se ato. 

E lusim Allahun të lëshoj mëshirë e Tij mbi të dhe të na takoj me të dhe me profetin tonë (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), të na bëj prej robërve të Tij të mirë dhe të devotshëm. E lusim Allahun të na bëj prej banorëve të xhenetit si dhe trashëgfues të Firdeusit më të lartë, o i Mëshirshëm o Mëshirues përgjigju lutjs time. I them këto fjalë dhe kërkoj falje tek Allahu i Gjithëpushtetshëm për mua dhe për juve, pendohuni tek Ai sepse me të vërtet Ai është Falës dhe i Gjithëmëshirshëm.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marë nga: www.alimam.ws/ref/1822
Shkroi: Muhamed Salih el-Munexhid

You may also like...