Hapat e parë drejt dijes – Shejh Xhibrini – 2

Ibn XhibriniPjesa e I – Hapat e parë të jetës së dijetarit ibn Xhibrin

– Rruga e tij në kërkimin e dijes si dhe mësuesit të tij – 

Dijeni o robër të Allahut se dijetarë nuk bëhesh vetvetiu, si dhe dituria nuk të zbret papritmas në zemër, hoxha i nderuar është ritur në një familje diturie dhe me pozitë, babai i tij, gjyshi i tij madje edhe stërgjyshi i tij ishin të gjithë hafiza të Kur’anit. Kurse stërgjyshi i tij Hamedi ishte i njohur për diturinë e tij të gjërë dhe librat e të cilit i kishte trashëguar hoxha nga ai. Libra të cilët janë pasuri për këtë familje dhe për diturinë në përgjithsi.

Bashkë me babain e tij kanë lexuar disa libra shkencorë në “Faraid – Trashëgimi”, gramatikë, hadithe mbi dispozitat, në duar të babait të tij ka mësuar përmendësh 12 xhuza nga Kur’ani famëlartë, krejt kjo pasi mësoi nga ai dhe xhaxhai tij shkrimin dhe leximin. Babai i tij ishte njeri fetar, tregon hoxha jonë i deruar se njëherë ishte zgjuar natën dhe e kishte parë babain e vet duke u falur kurse për një kohë të shkurtër e kishte lexuar suren Bekare dhe Ali Imran. Babai i tij zgjohej për të falur namaz nate dy orë para sabahut, kurse fëmitë e tij i zgjonte gjysëm ore para sabahut që edhe ata ta rijnë vlerën e namazit të natës dhe tu bëhet shprehi edhe atyre që nga fëmirija ta falin atë.

Kur i mbushi shtatmbëdhjetë vjet babi i tij kërkoi nga kadiu – gjykatësi i asaj kohe Ubej Habib Abdulaziz Eshethri të lexon me të disa libra, mirëpo ky e kushtëzoi që në fillim ta mbaron hafizllëkun e Kur’anit e pastaj të vazhdon më tutje. Kjo ka qenë dhe metoda e mësimdhënies tek shumë dijetarë siç janë: Sulejman ibn Sehmani, Abdullah ibn Abdulafifi, Seid ibn Atik (Allahu i mëshiroftë).

E mësoi Kur’anin famëlartë përmendësh pasi që kjo është koka e diturisë:” Po edhe është argument i qartë në gjokset e atyre të cilëve iu është dhënë dituria.” (Ankebut:49) Ky kusht e bëri hoxhën e nderuar që ti mëson përmendësh 18 xhuza të Kur’anit për shtatë muaj, kështu vazhdonte çdo ditë duke përsëritur me moshatarët e tij, madje ai ishtë aq i mirë në hifz sa që kur mungonte hoxha i tij ai i mësonte fëmijët tjerë.

Thoshtë për vetveten: Në fillim e kemi mësuar librin “Mukademetul-Xhevabul-kafi fi adabi dua ve shurutahu ve fevaidehu ve themeratuhu” – (shqip) Kështu është me  nxënësin e dijes nuk është qëllimi i tyre vetëm të mbledhin të dhëna në trurin e tyre, mirëpo ata kanë kujdes çdoherë edhe për ti freskuar zemrat e tyre. Po ashtu Allahu e mëshiroftë thoshte: Një nxënës i cili mëson dhe nuk ka konkurencë nga shokët e tij, ky nxënës bëhet përtac dhe dembel si dhe mospërfillës në mësimet e tij, mirëpo në qoftë se ka konkurencë dhe bëjnë gara me njëri-tjetrin, siç thotë Allahu në Kur’an:” Në këto gjëra le të garojnë garuesit për të mirë.” sepse kjo rit ambiciet e nxënësit si dhe ja forcon vendosmërinë e tij dhe e freskon gjtë leximit dhe hulumtimit.

Kështu vazhdoi hoxha i nderuar me leximin e librave voluminoz, lexoi tefsirin e Taberiut, një pjesë të madhe të Ibn Kethirit, “Bidaje ve Nihaje”, “Sherh Rehabije”, dy sahihet – Buhariun dhe Muslimin me komentimin përkatës, “Umdetul-Kariji”, si dhe shumë libra tjerë për shtatë vjet duke i lexuar bashkë me mësuesin e tij.

Cdo herë ka bërë përpjekje dhe mund të madhnë në rrugën e diturisë, lexonte prej pas namazit të Sabahut e deri në ngritje të diellit – drekë, pastaj pas namazit të drekës deri në Ikindi, pas ikindisë deri në aksham. Pas akshamit i lexonte librat e haditheve , apo edhe hadithe që e lidhin hadithin me fikhun, kështu që për një kohë e mbaroi leximin e shumë librave bë dorë të mësuesit të tij, si p.sh. Sahihajnat, “Muhtesar Sunen Ebu Davud”, Xhamiul-ulum vel hikem”, “Subulu selam”, “Adabu-sheria” të ibn Muflihut (Allau e mëshiroftë), “Sherh Zad”, si dhe shumë libra tekstuale me kuptim të gjërë.

Tregohet njëherë se si e ka bërë një rast hoxhën e nderuar të qaj, ishte rasti kur ka rënë shi kurse shtëpia e tij ka qene prej dheu dhe në kulm e mbuluar me degë drunjësh, e si pasojë nga shiu i tepërt ia janë lagur një pjesë e shkrimeve të tij që ai i kishte shkruar me dorën e vet nga goja e disa hoxhallarë eminent të asaj kohë nga të cilët ai mertë dije, e kjo e bëri hoxhën e nderuar të mërzitet shumë edhe pse pjesa me e madhe e tyre u shpëtuan nga shiu. Hoxha gjatë kërkimit të diturisë detyrohej të ec në këmbë shtatë kilometra për kërkimin e saj tek hoxha i tij Salih ibn Mutllak (Allahu e mëshiroftë) me të vetmin qëllim që të përfitojn nga mësuesi i tij. Nisej në Sabah dhe kthehej në mesnatë në fshatin e tij. Mësuesi i tij ishte yll ndriçues, dinte përmendësh mbi 50 000 bejte – strofa apo mekamate edhe kishte probleme me shikimit e tij, pra ishte dobësuar shikimi. Ka udhëtuar me hoxhën e vet dy herë për ta kryer haxhin, njëherë me deve dhe njëherë me makinë. Gjatë kryerjes së haxhit Salih ibn Mutlak (Allahu e mëshiroftë) ia mësonte kryerjen e e haxhit, ndonjëherë rrugës i shpjegonte për vendet e shenjta, e përkujtonte shpesh të bëj dua qoftë në kodrën Safa ose në Merve.

Pra mësimi i tyre ishte teori edhe praktik, kështu ishte raporti i mësuesit me nxënësin e tij e pa dyshim se kjo është rruga që duhet ndjekur të cilën na mëson islami drejt diturisë së dobishme. Njëherë hoxha me shokun e vet kanë vizituar dijetarin ebu Habi (Allahu e mëshiroftë) në Rijad, por tek mësuesi i tyre kanë prezantuar shumë nxënës të dijes e si pasoj hoxha i nderuar është detyruar të mar bashkë me shokun e vet një banesë me qera afër shtëpisë së mësuesit të tyre që të prezantojnë sa më shumë tek ndejat e tij për të përfituar nga dituria e tij.

Gjatë qëndrimit të tij në Rijad , hoxha i nderuar ka nxënë dije gjithashtu edhe prej shumë dijetarëve tjerë të famshëm. Njëri prej tyre ka qëne edhe Muhamed ibn Ibrahimi (Allahu e mëshiroftë), tek ai e ka lexuar librin “Reudatul-Murbi”,”Bulugu Meram”,”Fethu-Mexhidin”,”Vasitijen”,”Humuvijen” e shumë vepra tjera, po ashtu mori dije edhe nga këta dijetarë: Ismail el-Ensari, el-Efrikij, Muhamed el-Bejhan, el-Hadremij, ibn Amar el-Xhezairi, Abdurrezak el-Afifij el-Mesrij, Muhamed el-Emin el-Muritani Eshenkiti (Allahu i mëshiroftë) e tjerë prej të cilëve hoxha jonë i nderuar mori nga drita e tyre të cilën ua kishte dhënë Allahu i Gjithëmëshirshëm.

Njëerë prezantoi në një ndejë, sikur të kishim preznatuar në të ajo do të ishte për neve me e vlefshme se dunjaja dhe çfarë ka në të. Kur e pyeta të më tregoj për atë ndejë, hoxha me tha: Shejhu jonë ebu Habib Abdulaziz Eshethri i tubonte ulematë dhe një ditë kishte thirur Abdulaziz in Bazin, Abdurrezak Afifin dhe më urdhëroi mua të lexoj nga libri Sahihul buhari, unë lexoja ndërsa dijetarët për rreth meje pasi i ndëgjonin me vëmendje hadithet nga unë i komnetonin, pa dyshim kjo ishte ndejë e veçantë në jetën time…

Duhet ditur se shejhu nuk ishte person i cili rrinte tërë kohës mbyllur në shtëpise e tij duke studiuar libra porse ai angazhoheshte me përhapjen e dijes së tij edhe tek tjerët me çdo mund, kështu që shpesh udhëtonte me mësuesin e tij ebu Habibin (Allahu e mëshiroftë) nën shpenzimet e Muhamed ibn Ibrahimit, udhëtimi i cili zgjaste tre muaj e gjysëm. Udhëtimi fillonte nga ana e Saudisë jugore duke vazhduar nëpër Hafrul-Batin, drejt el-Kajsumes deri sa arinin në kufij të Irakut e Jordanit, pastaj kur ktheheshin kalonin përmes bregdetit perëndimorë duke ndaluar në Medine, Hajber, Ala, Tebuk derisa mbrinin në Rijad. Dhe e gjitha kjo për tre muaj e gjysëm vetëm se me një qëllim që tua mësonin njerëzve fenë, ti vetëdijesonin njerëzit me vlerat e islamit, duke mos nguruar që ta përhapin dijen edhe në fshatra, ku dije fetare ishte e zbehtë kurse nuk dihet ndonjë dijetarë i cili ka mbajtur kurse fetare dhe ka ligjeruar në gjithë ato fshatra ashtu siç ka bërë hoxha jonë i nderuar Abdullah ibn Xhibrini – Allahu e mëshiroftë.

Po ashtu nuk kam parë dijetarë që për një javë të shpjegon aq shumë libra s hoxha jonë i nderuar, përafërsisht ka shpejguar njëherë 62 libra, e ndonjë herë 54 libra në javë, çdo libër lexohej dhe shpjegohej, librin të cilin e shpejgonte sot nuk e shpjegonte të nesërmen. Kështu pra trashëgohet dituria nga dijetarët, prandaj nuk është dijetari si ai i cili u jep të pinë ujë njerëzve nga bunari kur ato kanë nevojë për ujë, porse janë dikurse shiu, nga do që të shkojnë u sjellin dobi njerëzve, pra janë shumë më ndryshe se uji i bunarit, ata janë si mjegullat që sjellin shi me bollëk.

Hoxha jonë i nderuar gjithashtu ka mësuar edhe tek dijetari Abdulaziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) prej vitit 1354 H deri në vitin 1380 H (1944-1960 G) në shtëpinë e tij, në ndejat e tij, ka përfituar gjithashtu edhe nga korigjimet e tij të Fethul-Barit. E gjithe kjo kohë në fund rezultoi me një shpërblim nga ana e Bin Bazit (Allahu e mëshiroftë) për hoxhën tonë të nderuar duke e emëruar atë si imam në xhaminë e madhe të Rijadit. Shpesh Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) për shkak të vlerëzimit të lartë që kishte për hoxhën tonë të nderuar ia parashtronte për zgjidhje atij disa çështje të “Faraid-it – trashëgimis” pasi që ishte një lëmi në të cilën hoxha jonë i nderuar ishte i dalluar dhe pikërisht kjo ishte arsyeja se pse Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë) atij shpesh i besontë dhe e thirrtë në ndihmë në punën e tij gjatë dhënies se fetvave kurse hoxha jonë i zgjidhte çështjet e trashëgimisë me një zell të madh dhe me një studim tepër të thellë, pasi që ishte edhe specialist në Faraid – trashëgimi e gjitha kjo si pasojë e studimit të kësaj shkence për katër vite me radhë tek mësuesi i tij Abdulaziz ibn Nasir ibn Reshidin – Allahu e mëshiroftë.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...