Kërcënimi per ata që e kundërshtojne sunetin e Resulullahut s.a.v.s. – 3

Muhamed s.a.v.s.-2 (2)Kërcënimi per ata që e kundërshtojne sunetin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) – 4

Allahu i Lartëmadhëruar i kërcënohet ashpër atyre të cilët e kundërshtojnë sunetin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke thënë:” Atë të cilën ua jep i dërguari mereni, dhe nga ajo e cila u ndalon përmbajuni dhe kini frikë Allahun, më të vërtetë Allahu dënon ashpër.”(Hashr:7) Pre këtij ajeti nënkuptojmë se kush e kundërshton të dërguarin e Allahut  (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në atë të cilën urdhëron Ai apo në atë për të cilën Ai (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ndalon, meriton dënimin e ashpër të Allahut. Thotë Allahu në Kur’an:” E në qoftë se nuk të përgjigjen ty (O Muhamed) dije se ata vetëm se ndjekin epshet e tyre.”( Kasas:50) Gjithashtu i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Gjithësecili prej jush do të hy në xhenet përpos atij që nuk do.- i thanë sahabët: E kush nuk don o i dërguari i Allahut të hy në xhenet?- tha:” Kush më respekton mua ai do të hy në xhenet kurse kush nuk më respekton mua ai nuk do të hy në xhenet.[1] Pra ai i cili e kundërshton të dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është kundërshtar i sunetit të tij dhe nuk dëshiron të hyj në xhenet dhe për këtë njeri pa fije dyshimi vlen kërcënimi se ai rrezikon të dënohet në xhehenem.

Gjithashtu Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë:” Le të ruhen ata të cilët e kundërshtojnë rrugën e të dërguarit se ata do ti kaplon fitneja apo do ti godasë dënimi i hidhur.”(Nur:63),“ Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty, e as asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty, për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndjejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht.”(Nisa:65),” O besimtarë, mos bëni asgjë para se të orientoheni në udhëzimet e Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes Allahun, se me të vërtetë Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.”(Huxhurat:1) Nga këto ajete na bëhet me dije se janë në rrezik apo mund të ndëshkohen ose nuk janë besimtarë të vërtetë ata të cilët e kundërshtojnë rrugën e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), dhe atë për dy shkaqe:

1 – Zemrat e tyre ose i kaplon fitneja e cila këtu e ka kuptimin të devijojnë nga rruga e drejtë dhe të shkojnë në kufër pas besimit, pra prishen zemra e tyre si pasojë e mëkateve , humbje e rrugës dhe nuk mund të udhëzohen në rrugë të drejtë pas kësaj asnjëherë, sepse kanë kundërshtuar urdhërin e të dërguarit, ky denim është më i keq se ai cili vin pas.

2 – Në fjalën e Allahut “…do ti godasë dënimi i hidhur.”, dënimi në ajet e ka kuptimin ose të dënohet me vdekje  në këtë botë dhe sëmundje, si dhe shkatërim, humbja e cila është valide për jobesimtarët të cilët e kundërshtojnë rrugën e të dërguarit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ndërsa dënimi i dytë është ai i botës tjetër.

Sidoqoftë ai i cili kundërshotn rrugën e të dërguarit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me qëllim për atë nuk ka alternativë tjetër vetëm se tu nënshtrohet të dy denimeve, dënimit në zemrën e tij-Allahu na ruajtë-si dhe dënim në trupin e tij apo në pasurinë e tij qoftë ajo me vdekje apo me humbje të pasurisë apo e shpirtit. Ky kërcënim i ashpër është për ata të cilët kundërshtojnë rrugën e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Thotë Allahu në Kur’an:” Nuk i takon një besimtarit apo besimtares që kur Allahu të gjykon për diçka dhe i dërguari i Tij ata të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfarë. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka shkuar në një humbje të qartë.”(Ahzab:36) Allahu i madhëruar në këtë ajet tregon për gjendjen e besimtarit, se kur ai kupton apo njohtohet me ndonjë dispozitë të ligjit të Allahut apo të dërguarit të Tij  (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk duhet dhe nuk mund ti shmanget asaj dispozite në qoftë se është obligative të punohet sipas asaj, pra besimtari i vërtetë i pranon dispozitat e Allahut dhe të dërguarit të Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me kënaqësi të madhe dhe zemër të hapur, pasi që ai e kupton se urdhërat e Allahut dhe të dërguarit të Tij janë të gjitha udhëzim për një jetë më të mirë. Prandaj ai i cili nuk vepron sipas tyre madje pretendon se i lejohet të bëj zgjedhje tjetër përveç tyre atëherë ai ka humbur me një humbje të madhe dhe të qartë, ngase devijimi është e kundërta e udhëzimit dhe ashtu siç janë cekur në ajete ‘humbja e qartë’ apo ‘devijimi i qartë’.

Po ashtu kërcënim për atë i cili kundërshton rrugën e të dërguarit të Allahut  (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) është edhe hadithi i atij njeriut i cili kundërshtoj hapurazi të dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Bëhet fjalë për atë person i cili hante me dorën e majtë, kur e pa i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e këshilloj të haj me të djathtën. E ai i tha se nuk mundet, e për këtë gënjeu. Pra ishte mendjemadhësia ajo e cila e shtiju të përgjigjet në këtë formë– atëherë i tha i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Mos mundsh asnjëherë.” Kjo lutje e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) e bëri që atij njeriut dora ti thahet deri në atë masë sa që a nuk kishte mundësi ta ngrinte deri tek goja e vet për tu ushqyer.[2] E pa dyshim kjo është një argument i qartë për ata që kundërshtojnë urdhëresat e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) madje dënim ky i përshpejtuar qysh në këtë botë si dhe përfundim i keq i atij i cili kundërshton urdhërin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) me mendjemadhësi. Kurse e kundërta ë këtij rasti është hadithi në të cilin transmetohet se i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pa në dorën e një personit një unazë të arit dhe i tha:” Mundet ndonjëri nga ju të mar një gacë prej zjarri dhe ta vendos në dorën e tij.” Pastaj ia nxorri unazën nga dora dhe ia hodhi në tokë. Pas kësaj pasi u largua i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nga ajo ndejë dikush nga të pranishmit i tha atij personi që ta mar unazën dhe të përfitoj nga ajo (duke e shitur) mirëpo ky besimtarë tha: Për Allahun nuk mar diçka të cilën e ka hedhur i dërguari i Allahut  (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).[3]

Prandaj vëlla i dashur bën një krahasim mes këtyre dy rasteve, i pari kundërshtoi urdhërin e të dërguarit të Allahut duke u mbajtur mendjemadh, kurse besimtari i vërtet ju bind në çast urdhërit të të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), pra ky është besimi i vërtetë dhe pasim i duhur i të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Gjithashtu do të përmendim një rast tjetër se si shokët e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) pasuan sunetin e të dërguarit. Bëhet fjalë në fillimet kur u bë obligim falja e namazit pasi që u bë hixhreti në Medine besimtarët faleshin nga Bejtul Makdis (shtepia e shenjtë në Palestinë). Sepse kështu i kishte urdhëruar Allahu, pas pak kohe Allahu i urdhëroi që kur të falen te kthehen drejt Mekes, pra Qabes dhe thotë:” Dhe drejto (gjatë faljes) kokën tënde në drejtim të mesxhidul-Haremit (Qabes)”(Bekare:144) Pra me këtë ajet u ndrua drejtimi i faljes së besimtarëve gjatë namazeve, kurse në fillim faleshin në drejtim të Bejtul Makdis duke punuar me urdhërin e Allahut i cili u ka thënë:” Te Allahu janë lindja dhe permëndimi, Ai vë në rrugë të drejt atë të cilin do Ai.”(Bekare:142) Pas kësaj zbriti urdhëri nga ana e Allahut se kibla është kah Qabja, kështu që disa nga sahabët në Medine ishin duke e falur namazin e ikindisë të drejtuar kah Bejtul-Makdis sepse nuk kishte aritur akoma lajmi për ndrimin e kibles. Gjatë faljes iu erdhi dikush nga sahabët dhe i lajmëroi se është ndruar kibla kurse ata ishin në namaz duke u falur, kështu që sahabët sa dëgjuan për lajmin në namaz e ndruan drejtimin prej nga Bejtul Makdis kah Qabeja duke pasuar në kulminacion urdhërin e Allahut pa parashtruar asnjë pyetje, pa pasur rezerva dhe pa kundërshtuar. Ky pra është besimi i vërtetë, muslimani posa të mer vesh për diçka se është urdhër i Allahut apo i dërguarit të Tij, ai menjëherë e zbaton atë pa kur farë dileme.

Ndërsa ata të cilët në zemrat e tyre ka sëmundje, dyftyrësi, Allahu për ta ka thënë:” Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë çfarë i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (kah Kudsi).”(Bekare:142)  Këtu shihet se si një grup njerëzish parashtrojnë shumë pyetje dhe dilema pra nuk pasojnë urdhërat e Allahut në mënyrë te drejtpërdrejt, ndërsa besimtarët , grupi tjetër pasojnë dhe nuk kundërshtojnë e as nuk kanë dilema. Këta ishin disa shembuj të cilët tregojnë se çfarë vlere kishte suneti i profetit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tek gjeneratat e para të besimtarëve, veprat e tyre me të si dhe kënaqësia e gjykimit me të. Ngase ajo është baza e dytë prej llojeve të argumentimit në fenë islame, e vlerësonin atë, e respektonin me respekt të veçantë sepse ato ishin fjalët ë të dërguarit të Allahut  (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i cili nuk fliste nga hamendja porse çdo gjë që dilte nga goja e embël e Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ishte shpallje nga ana e Allahut dhe se në pasimin e rrugës së të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka bereqet dhe mirësi të panumërta për pasuesit e tij në këtë botë dhe në botën tjetër.

Shkëputur nga libri: Pozita e sunetit në islam
Autor: Dr. Salih el-Feuzan
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

[1] Buhari 6/2655

[2] Muslimi 3/1599

[3] Muslimi 3/1655

You may also like...