Këshillat në akikën e mbajtur në Tetovë

Akika - 1Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi fmialjen e tij të ndershmem shokët e tij fisnik, dhe mbi gjitha ata që e pasuan, e pasojnë dhe do ta pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Në këtë të diel në lokacionet e sh.q. Horizonti  – Plus, u shtrua edhe sofra e akikes së vllezërve që u kishin lindur fëmijë, pasi që para saj ishin paraparë disa këshilla të shkurtra po ua përcjellim edhe shkurtimisht këshillat e vlefshme të hoxhallarëve që ia dhanë të pranishmëve në këtë ditë manifestimi.

I pari që e filloj këtë tubim ishte hoxhë Nexhat Ceka i cili edhe e udhëhoqi këtë tubim duke i falenderuar prindët e fëmijëve të posalindur për zbatimin e këtij suneti duke e lutur Allahun që tu jap pasardhës të hajrit dhe duke e lutur Allahun që sikurse vitet e kaluara, këtë vit po edhe në vitet e tjera ky sunet të përhapet në mesin e populates tone.

I dyti i cili edhe e shënoj këshillën e këtij tubimi ishte hoxhë Enall Jakupi nga Gostivari, i cili me raste dhe ndodhi aktuale tregoj se si sot në këto kohra të vështira edukimi për fëmijët po spikasin shembujt e fëmijëve të edukuar nga prind musliman të cilët u bëjnë përshtypje madje edhe pabesimtarëve shenjë kjo e cila tregon se islami veçohet me kriteret dhe metodat e tij mbi edukimin e fëmijëve që në vegjëli.

Duke përmendur edhe këshilla nga të parët tanë të mire se si i kanë edukuar ata fëmijët e tyre apo këshillat që i kanë dhënë në këtë drejtim tregoj se kthimi në këtë fe po na tregon se vetëm atëherë ne do të jemi të mire orintuar dhe të suksesshëm në edukimin e fëmijëve tanë,

Ndërsa i fundit që e përshëndeti këtë tubim ishte edhe hoxha i nderuar nga Shkupi Ali Shabani i cili i kujtoj vllezërit se fëmijët dhe pasardhësit janë një dhunti e madhe e Allahut se për ata vlen çdo lloj sacrifice kurse sakrifica më e mire është mundi i derdhur në edukimin e tyre dhe se kjo fe është busulla dhe bazamenti më i mire që një prind të ketë sukses në këtë sfidë.

E lusim Allahun e Madhërishëm që këto lloj tubim edhe manifestime të shtohen, të përhapet ky sunet profetik kurse prindërve që sot e shënuar këtë ditë me akikat e tyre ju dëshirojme edukim sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre duke lutur Allahun që tua lehtësoj këtë sfidë që ne në të ardhmen të shpresojmë në ngritjen e një shoqërie sa më të shëndosh dhe sa më të ngritur në të gjitha sferat e jetës tone.

Stafi i shoq. Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...