Këshillë drejtuar atyre që etiketojnë

Keshille-4Këshillë drejtuar atyre që etiketojnë

“..dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.” (49:11)

Në kohën në të cilën gjendemi janë keqpërdorur termet duke u folur për to nga injorantet si “vehabist …” e duke etiketuar njerëzit me emër të tillë!

“Fjala “Vehabi “është gabim nga këndvështrimi gjuhësore nga dy apekte,

1) Uahabijjeh rrjedhin nga emri i Allahut el-Uahab (Ai i Cili vazhdimisht jep), pra emri përbëhet nga një cilësi e nderit.

2) Njeriu për të cilin thuhet të jetë themelues i grupit, quhet Muhamed bin Abdul-Uehab e jo Abdul-Uehab, i cili ishte babai i tij.”
Silsilah Huda uen-Nur (195)

Shembull:
“Disa e quajnë Selefizmin Vehabizëm pas themeluesit të saj Muhamed bin Abdul-Vehabit. ”
Hadhir-ul-Alam el-Islami, faqe. 92

Shejkh Muhamed bin Abdul-Vehabi (Allahu e mëshiroftë!) është një nga thirrësit Selefij. Ne nuk i atribohemi atij. Ne nuk e konsiderojnë të lejueshme t’i atribohemi atij apo dikujt që është më i mirë dhe më i madhë se ai, sikurse Imam Ahmedi, Imam esh-Shafiu dhe Imam Maliku.

Allahu Te ala ka thënë :
” Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” 7:3
el-Burkan, faqe. 28

Për ata të cilët bëjnë një etiketim të tillë është mirë që të pendohen tek Allahu subhanehu ue teala, dhe të kthehen rrugës së drejtë, nëse jo të paktën të largojnë këtë injorancë e zemrim ndaj njerëzve të cilët mundohen ta pasojnë sunetin edhe nëse ata kanë gabime, janë të ngutshëm apo naj herë gabojnë si pasojë e mos aritjes tua shpjegojnë njerëzve atë që e praktikojnë!

Marrë nga këshillat e shejh Albanit-Allahu e mëshiroftë

Përshtati: Murat Ameti

You may also like...