Kjo është thirrja jonë – III

Shejh AlbaniShejh Muhamed Nasirudin el-Albani

Na transmetohet nga el-Faruk Omer bin Hatabi, i cili thotë: “Nëse ju polemizojnë ndjekësit e tekave dhe bidatit me Kur’an, atëherë përgjigjuni atyre me Sunnet, sepse Kur’ani përmban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme.”

Pse e tha Omeri këtë fjalë?

Për këtë arsye Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an, duke iu drejtuar Profetit të Tij (sal Allahu alejhi ue selem):

???????????? ???????? ????????? ??????????? ????????? ??? ??????? ??????????
“Dhe Ne ta zbritëm ty Kur’anin që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”

A mundet një mysliman arab, i cili mund të jetë Sibeuejhi (njëri prej dijetarëve më të shquar të gjuhës arabe) i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës arabe -të letërsisë dhe etikës së saj-, i aftë ta kuptojë Kur’anin pa pasur nevojë për mësimet e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem)?

Përgjigja është: ‘Jo’.

 

Në të kundërt fjala e Allahut:

????????? ??????????? ????????? ??? ??????? ??????????
“…që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”

 

Do të kishte qenë vetëm një tallje! Larg saj qoftë.

Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kur’anin pa u mbështetur në mësimet e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), veçse ka humbur në një humnerë të thellë. Pastaj, a ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kur’anin dhe Sunnetin pa pasur nevojë për udhëzimin e Sahabeve?
Përgjigja është përsëri: Jo.

Kjo sepse ata janë që na i përcollën së pari fjalët e Kur’anit, të cilin e zbriti Allahu në zemrën e Muhammedit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe së dyti na përcollën shpjegimin e tij (sal Allahu alejhi ue selem) i cili u përmend në ajetin e mëparshëm dhe mënyrën se si ai i praktikoi mësimet e Kur’anit famëlartë.

Këtu më duhet patjetër që të ndalem pak.

Sqarimi i Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) është tre lloje:

1 . Nëpërmjet fjalëve të tij.
2 . Veprimeve të tij.
3 . Aprovimit të tij.

 

Kush janë ata që na i transmetojnë fjalët e tij? Përgjigja është: Shokët e tij.
Kush na i transmeton veprimet e tij? Përgjigja është: Shokët e tij.
Kush na i transmeton aprovimin e tij? Përgjigja gjithashtu do të jetë: Shokët e tij.

Për këtë arsye ne nuk mund të pavarësohemi nga të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit duke u mbështetur vetëm në aftësitë tona gjuhësore. Patjetër se ne duhet të mbështetemi në diçka tjetër. Kjo nuk do të thotë se s’kemi nevojë për gjuhën; jo! Ne jemi plotësisht të bindur se joarabët të cilët nuk e zotërojnë gjuhën arabe, kanë rënë në gabime të shumta, e veçanërisht në lidhje me këtë bazë të rëndësishme, duke mos u kthyer tek të parët tanë të mirë për të kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin. Me këtë nuk nënkuptoj mosmbështetjen tek gjuha, kjo është e pamundur, ngase kur duam të kuptojmë fjalët e Sahabeve patjetër duhet të kuptojmë gjuhën arabe.

Ashtu siç është e domosdoshme gjuha për njohjen e Kur’anit dhe Sunnetit, po e njëjta gjë vlen edhe në këtë çështje. Ajo që duam të shpjegojmë është se sqarimi i Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) i përmendur në ajetin e mësipërm, ndahet në tri lloje: fjalë, vepra dhe aprovim.

Po japim një shembull ose më tepër nëse është e nevojshme, për ta bërë sa më të qartë këtë lloj ndarjeje që është mjaft reale dhe plotësisht e drejtë. P.sh.: Kemi fjalën e Allahut, më të Lartit:

???????????? ?????????????? ???????????? ?????????????
“Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart.”(5:38)

Shikoni tani se si nuk mund të mbështetemi vetëm tek gjuha në të komentuarit e Kur´anit.

Në pikëpamjen gjuhësore, vjedhës është kushdo që vjedh një mall nga një vend i ruajtur, çfarëdo qoftë ky mall, edhe pa ndonjë vlerë të veçantë. P.sh.: nëse dikush vjedh vezë apo ndonjë qindarkë. Nga ana gjuhësore ky quhet vjedhës.

I Lartësuari thotë:

 

???????????? ?????????????? ???????????? ?????????????
“Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart.”(5:38)

A i pritet dora çdo njeriu që vjedh? Përgjigja është: ‘Jo’.

Përse? Sepse sqaruesi i cili është i ngarkuar të bëj shpjegimin, i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) na i ka bërë të qartë se kush janë ata vjedhës të cilëve u pritet dora, duke thënë:

 

“Nuk ka prerje (dore), përveçse për çerek dinari e më tepër.”

Kushdo që vjedh diçka me vlerë më të ulët sesa çereku i dinarit, edhe nëse nga ana gjuhësore quhet vjedhës, nga ana e sheriatit nuk quhet vjedhës (që meriton prerjen e dorës).

Nga këtu arrijmë në një përfundim shkencor, që shumica e nxënësve të dijes janë të pakujdesshëm ndaj saj.

Ky përfundim na tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me gjuhën e trashëguar arabe, por kemi edhe gjuhën e sheriatit (terminologjinë), të cilën e kemi mësuar nga Allahu. Arabët që flisnin gjuhën në të cilën zbriti Kur’ani, ishin të panjohur me këto lloj terminologjie. Kur thuhet vjedhës, nga ana gjuhësore përfshihet çdo vjedhës, por kur vjedhësi përmendet nga ana e sheriatit, nuk përfshihet çdo vjedhës por vetëm ai që vjedh çerek dinari e më tepër.

Këtu kemi një shembull praktik se ne nuk mund të jemi të jemi të pavarur në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit, vetëm duke u mbështetur në njohjen e gjuhës arabe. Kjo është një mangësi që shumë shkrimtarë të kohëve të sotme kanë rënë në të. Ata përdorin vetëm aftësitë e tyre njohëse të gjuhës arabe në interpretimin e ajeteve Kur’anore dhe haditheve profetike.

Duke i interpretuar ato në mënyrë të devijuar, të panjohura më parë për myslimanët! Për këtë arsye, duhet të kuptojmë se thirrja e vërtetë e islamit mbështetet në tre shtylla: Kuranin, Sunnetin dhe rrugën e pasuar nga të parët tanë të mirë.

 

???????????? ??????????????
“Vjedhësit dhe vjedhëses…”

Ky ajet nuk mund të komentohet sipas rregullave të gjuhës, por sipas gjuhës së sheriatit, e cila thotë se:

“Nuk ka prerje (dore), përveçse për çerek dinari e më tepër.”

 

Në vazhdim të ajetit të sipërpërmendur, Allahu thotë:

 

???????????? ?????????????
“ua prisni duart.”

Çfarë është dorë në aspektin gjuhësorë?

Në aspektin gjuhësorë, dorë konsiderohet nga shpatulla deri tek majat e gishtërinjve.

Në ç’masë pritet, nga këtu…?
Këtë gjë e sqaroi i Dërguari me veprimin e vet. Ne nuk kemi ndonjë hadith nga fjalët e tij që të na bën të ditur vendin e prerjes së dorës ashtu siç e kishim në atë se çfarë konsiderohet vjedhës sipas sheriatit, por kemi shpjegim duke marrë parasysh praktikën e Profetit.

Si e mësuam ne këtë zbatim në praktik?
Prej të parëve tanë të mirë, shokëve të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).
Ky ishte lloji i dytë, pra shpjegimi me anë të veprimeve – praktikës.

Ndërsa lloji i tretë është aprovimi i të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem) për diçka që as nuk ndalohet, e as nuk qortohet për të. Ky lloj nuk është as fjalë e as vepër e tij, por është një veprim të cilin e kryen dikush tjetër, ndërsa ai (sal Allahu alejhi ue selem) ka reaguar ndaj këtij veprimi duke e aprovuar atë.

Kur ai shihte diçka heshtte dhe e aprovonte atë, kjo gjë konsiderohej themel se ajo çështje është e lejuar.

Kur ai shihte diçka dhe tërhiqte vërejtje ndaj saj – edhe nëse ajo bëhej nga ndonjëri prej Sahabeve, mirëpo vërtetohet se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka ndaluar atë gjë, atëherë ky gjykim (ndalim) i largon të gjitha kundërthëniet e shkaktuara nga aprovimi i atij Sahabiut!

Po ua jap edhe një shembull, që ka të bëj me shkencën e hadithit.

Thotë Abdullah bin Umeri bin Hatabi (radija Allahu anhuma): “Pinim kur qëndronim në këmbë, e hanim në ecje e sipër në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem)”.

 

Në këtë hadith, Abdullahu na tregon për dy gjëra: për të pirët duke qenë në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në kohën e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).

Cili pra është gjykimi i sheriatit për këto dy gjëra; -pra, për të pirë gjatë qëndrimit në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur?!

Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, mund të nxjerrim gjykimin e sheriatit për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh diçka: njohjen e Sunnetit të të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) – fjalët praktikën dhe aprovimin e tij.

Nëse i kthehemi Sunnetit autentik në lidhje me çështjen e parë me të cilën sprovohen shumë prej myslimanëve, për të mos thënë shumica e tyre, duke kundërshtuar fjalët e të Dërguarit të ndershëm (sal Allahu alejhi ue selem) e që është ‘të pirët në këmbë’. Sahabet kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori, kanë veshur mëndafsh. Këto janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen.

Por, a i aprovoi ato i Dërguari?
Përgjigja është: për disa gjëra tërhoqi vërejtjen e disa i aprovoi.

Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.

Tërhoqi vërejtjen nga pirja në këmbë në hadithe të shumta, gjë të cilën nuk dua të thellohem për të mos dalë nga tema e për të lënë kohë për pyetjet tuaja dhe për arsye se kjo çështje kërkon një trajtim të veçantë.

Më mjafton t’ua përmend juve një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes bin Maliku (radija Allahu anhu) se ka thënë:

“E ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) të pirët në këmbë.”

 

Në një transmetim tjetër thuhet se:

 

“I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) e ka qortuar nga të pirët në këmbë.”

Atëherë ajo që është vepruar, siç mësojmë nga hadithi i Ibën Umerit në kohën e të Dërguarit (sal Allahu alejhi ue selem), u ndalua më vonë dhe kështu u shndërrua në çështje të anuluar përmes ndalimit të vetë të Dërguarit.

Për sa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënurit duke ecur, nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem).

Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një gjykim të sheriatit. Po mjaftohem me kaq në këtë sqarim që ka të bëj me domosdoshmërinë e mbështetjes në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit sipas të parëve tanë të mirë.

E jo që njeriu të pavarësohet në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit vetëm në njohuritë personale të çdonjërit prej nesh, për të mos thënë në injorancën individuale.

Tani që u bë e qartë rëndësia e çështjes së të parëve tanë të mirë, duhet që të marrim disa shembuj praktikë.

Që në kohët e hershme myslimanët janë përçarë në grupacione të ndryshme, siç dini për mutezilitë, murxhitë, hauarixhët, zejditë pa përmendur shijat, rafidat etj.

Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve sado të humbur që të jenë, që të mos bashkohen me pjesën tjetër të myslimanëve në parimin se: ne mbështetemi në Kur’an dhe Sunnet.

Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, sepse nëse dikush do ta thoshte këtë, do të dilte tërësisht prej islamit.
Atëherë, përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë pretendojnë se bazohen në Kur’an dhe Sunnet?

You may also like...