Komponentët e përmirësimit të gruas në shoqëri

Gruaja-3Që të realizohet rëndësia e gruas në shoqërinë Islame, është patjetër gruaja të posedon disa aftësi dhe komponente (paisje), që të mund të kryej detyrën e vet në shoqëri.
Ja disa nga këto komponente (paisjet):

Pajisja e parë: Të qenurit e gruas e sjellshme:

Të jetë vetë gruaja e sjellshme dhe e devotshme në veten e saj, me qëllim që të jetë shembull i mirë, të jetë model i mirë në mesin e femrave.
Mirëpo, si mund të arrijë gruaja, të jetë e sjellshme?
Le ta dinë çdo grua se nuk mund të arrijë të jetë e sjellshme përpos se me dije. Këtu kam për qëllim diturinë e sheriatit, të cilën e përfiton ose nga librat – nëse ka mundësi – ose nga gjuha dijetarëve, qofshin ata dijetarë gra ose burra.
Në këtë kohë, është shumë lehtë gruaja të merr dije nga dijetarët, nëpërmjet kasetave të incizuara, sepse kasetat, luajn rol të rëndësishëm në këshillimin e shoqërisë drejt të mirës, nëse përdoren në këtë drejtim.
Pra, që gruaja të jetë e sjellshme është patjetër të posedon dituri, sepse s’ka sjellje të mirë përpos se me dituri, që përfitohet ose nga dijetarët ose nga librat.

Pajisja e dytë: Oratoria:
Gruaja të posedon oratori në atë mënyrë që të shprehë në mënyrë te sinqertë dhe të qartë atë qe e posedon në zemrën e saj. Pra duke zbuluar kuptimet qw i posedon nw brendinw e saj, tw cilat mund tw jenw tek shumica e njerzve, ose ndonjwherw shprehet me terme jo tw kuptueshme pwr maswn e thjeshtw, atherw nw kwtw rast nuk mund tw arrin tek qwllimi i dwshiruar e ai wshtw pwrmisimi i njerzve.
Në bazë të kësaj që thamë pyesim: si mund të arrihet deri tek oratoria dhe shprehja e asaj që gjendet në zemër?
Themi: rruga për të arritur këtë, është nëse gruaja posedon bagazh tw dijes, si njohuritw mbi shkencat e gjuhës arabe si: gramatikën e saj, sintaksën, morfologjinë, stilistikën etj. Është patjetër gruaja të mëson rregullat gjuhësore, në atë mënyrë që të mund të shprehet saktësisht dhe të përcjell kuptimet te gratë të cilave u drejtohet.

Pajisja e tretë: Urtësia:
Të posedon gruaja urtësi në thirrjen e saj, si dhe në transmetimin e diturisë drejt grave të cilave ju drejtohet me fjalët e saja. Urtësia është, siç kanë thënë dijetarët: ta vendosh diçka në vendin e saj. Prej begative të All-llahut është nëse robit i dhurohet urtësi. All-llahu i lartësuar thotë:
“Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe”.
Në mungesë të urtësisë, shpeshherë ndodhë që të mos arrihet qëllimi dhe të ndodhin çrregullime.
Nga urtësia në thirrje tek All-llahu xhele shanuhu wshtw t’i flasësh njeriut sipas gjendjes së tij. Nëse është i paditur duhet të veprohet me të me një metodë që i përshtatet atij. Po nëse është i ditur, mirëpo është neglizhent apo i pakujdesur, apo i papërpiktë – me të veprohet sipas gjendjes së tij. E nëse ështëi ditur, i cili është mendjemadh dhe që nuk e pranon realitetin, me të veprohet me metodën e përshtatshme për të.
Njerëzit ndahen në tre grupe:
I paditur.
I ditur neglizhent.
I ditur inatçor.
Nuk kemi mundësi të fusim krejt këto grupe njerëzish me një grup, mirëpo duhet çdo njërin ta zbresim në pozitën e vet ku e ka.
Andaj edhe vetw Pejgamberi alejhis selam kur e dërgoi Muadhin në Jemen, atij i tha:
“Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të librit”. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i’a tha këto fjalë, që të njofton Muadhin me gjendjen e tyre, me qëllim që të përgatitet dhe t’u flet ashtu siç e kërkon situata.

Muhamed ibn Salih El-Uthejmin

Shkëputur nga libri: “Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë”

Përshtati nga arabishtja: Nexhat Ceka

You may also like...