Ku ta gjej lumturinë?

Lumturia-2Lumturia

Falënderimi i takon vetëm se Allahut që na bëri musliman dhe na dalloi nga jobesimtarët. Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na dhuroi mendjen dhe na dalloi nga kafshët. Lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Lumturia është xheneti i ëndrave dhe fundi i shpresës, çdo njeri ia ka ëndja për ta pasur, porse atë pak njerëz e posedojnë. Edhe pse njerëzit dallojnë në jetën e tyre si nga raca, etniciteti, gjuha, qëllimet e tyre, shijet e tyre mirëpo që të gjithë janë të pajtimit për kërkimin e lumturisë. E kjo nga vuajtjet e mëdha të cilat janë sfidë e jetës si dhe nga ëndja e çdonjërit që dëshiron të jeton një jetë të lumtur, të qetë, pa brenga dhe shqetësime. Arritja e lumturisë është një dhuratë apo mirësi që gjendet në duart e të Gjithëmëshirshmit, i Cili ia dhuron atë kujt të don Ai nga robërit e Tij. Dikush ia arin qëllimit dhe jeton në dunja në begatitë e saja, e dikush privohet nga ajo dhe jeton vetëm me shpresë në të, i suksesshëm është ai i cili është i udhëzuar në rrugën e lumturisë dhe i bën hapat drejt saj, vepron për të, largohet nga çdo gjë e cila i prish lumturinë e saj.

Ku ta gjej lumturinë?

Disa njerëz mendojnë se lumturia është në mall dhe në pasuri, dikush tjetër ka gabuar duke e kërkuar atë në post dhe prestigj, e dikush tjetër e ka kërkuar atë duke i realizuar dëshirat e tij edhe nëse ato janë në kundërshtim me urdhërat e Allahut, pra në harame. Pa dyshim të gjithë krijesat nxitojnë në arritjen e saj, të gjithë i kanë përveshur krahët dhe po mundohen ta posedojnë atë, dikush e arin e dikush privohet prej saj. i pafat është ai i cili e sheh lumturinë jo realisht duke i dhënë përparësi dunjasë para fesë së tij, epshit përballë ahiretit të tij, kështu që ky person mbjell në vete sëmundje, mërzi, shqetësime, trishtime, jetë të rëndë me shumë vështirësi.

Lumturinë nuk e arin dot përpos se me devotshmëri ndaj Allahut të Lartësuar, me respekt ndaj Tij, me respekt ndaj të Dërguarit të Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me largimin nga mëkatet dhe punët e këqija, Allahu thotë: “O ju që keni besuar, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) do t’ju mundësoj të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ai ka aritur një sukses të madh[1].

Shejhul-islam Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, është e gjithë lumturia dhe bazë e padiskutushme e saj[2]. Andaj jeta me gjithë mirësitë e saj nuk të sjell lumturi përderisa nuk e posedon devotshmërinë.

Poeti thotë:

Lumturinë nuk e shoh tubim pasurie,

mirëpo devotshmëëria është lumturi.

Devotshmëria ndaj Allahut është depozita më e mirë,

sepse për të devotshmit tek Allahu ka çdo mirësi.

 Rruga e lumturisë:

Nuk ka rrugë përmes së cilës arrihet lumturia, përveç se me respekt ndaj Allahut, prandaj kush bën sa më shumë vepra të mira, ju largohet mëkateve, gjunaheve jeton i lumtur. Madje ky është afër Zotit të Tij, i Lartësuari thotë: “Kush bën vepër të mirë qoftë ai mashkull apo femër, duke qenë besimtarë, Ne do ti japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do tu japim shpërblim më të mirë për veprat e tyre[3].

Ibn Kethiri-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “ Jeta e mirë i përmbledh të gjitha anët e kënaqësisë, rehatisë në çdo aspekt qofshin ata”[4]. Lumturia rritet kur njeriu e bën Teuhid –e njëhson Allahun siç e meriton Ai, kur e lidh zemrën me Krijuesin e Tij, kur çdo çështje ia dorëzon Atij.

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Teuhidi hap dyert e mirësisë, kënaqësisë, lumturisë, gëzimit dhe dëfrimit”[5].

Lumturia i forcon nyjet e saj me mirësi ndaj krijesave, duke ia bashkangjitur asaj edhe ndëgjueshmërinë ndaj Allahut.

Shejhul islam Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Lumturia në bashkëveprimin me krijesat është të bashkëveprosh me ta për Allahun, të shpresosh për këtë vepër nga Allahu, e mos i bën ata të të duan ty me zorr për Allahun, të kesh frikë Allahun me ta, e jo ti bësh që të të friksohen jo për Allahun, t’ju bësh mirë atyre duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, jo që të ta kthejnë një ditë ty atë mirësi që ua ke bërë, mos ju bën padrejtësi atyre duke pasur frikë Allahun, e jo ata[6].

Kush e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit e ka shijuar ëmbëlsinë e lumturisë, jeton me zemër të hapur, të qetë, të çiltër si dhe me gjymtyrë të sigurta e të qeta.

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shejhul-islam Ibn Tejmijen e kam dëgjuar duke thënë: Dunjaja e ka një xhenet, kush privohet nga hyrja në të, nuk ka mundësi të hyn në xhenetin e ahiretit. Kurse në një rast tjetër më tha: Çfarë mund të më bëjnë armiqtë e mi, kur xhenetin dhe kopshtet e saj i kam në gjoksin tim me vete, ku do që të më dërgojnë përsëri ato i kam me vete”[7].

II

Falenderimi i takon Allahut paqa dhe mëshira e Allahut oqfshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen, shokët dhe pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

I privuari nga lumturia:

I pafat është ai i cili ndjek epshin duke bërë: mëkate dhe punë të këqija, duke rënë në lezetet endaluara të dunjasë, që janë të përziera me dëme, e të cilat janë shkak i jolumturisë në dunja e në ahiret, Allahu i Lartësuar ka thënë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit tim, do të ketë jetë të vështirë [8]. Pra në ngushtësi të madhe…

Shejhul-islam Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Çdo sherr, e keqe që egziston në botë ka të bën me robin, shkaku i tij është: Kundërshtimi i të Dërguarit të Allahut ose injoranca në sunetin e tij, kurse lumturia e njerëzimit në këtë dhe në botën tjetër është e lidhur ngusht me ndjekjen e mesazhit të tij”[9].

Ikja nga pafatësia, dështimi për në lumturi është duke u penduar dhe kthyer tek Allahu.

Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Dyert e sherrit, e të keqes mbyllen me pendim dhe me kërkim të faljes dhe istigfarit”[10]. Andaj trokit në dyert e pendimit dhe mbylli dyert e mëkateve, që ta ndiesh kënaqësinë e lumturisë. Rehatia e zemrës është në largimin e mëkateve, gjunaheve krejt këto në nëse i krahasojmë me zemrën janë si shembulli i helmit, i cili në qoftë se nuk të mbyt, të dobëson. Ndërsa ai i cili zhvendoset prej në poshtërsinë e mëkatit në krenarinë e respektimit ndaj Allahut, atë Allahu e pasuron pa mall dhe pasuri, e kënaq pa shok, kurse i pafat është ai i cili largohet nga rruga e Allahut dhe i bën mëkate Atij.

Shkëputur nga Libri “Hapat drejt lumturisë”
Nga: Dr. Abdul-Muhsin el-Kasim
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

[1] Ahzab: 71-72.

[2] Fetava Shejhul islam 20/193.

[3] Nahl:97.

[4] Tefsir Ibn Kethir 2/908.

[5] Zadul mead 4/202.

[6] Fetava shejhul islam 1/51.

[7] Vabilu sajib fq. 60.

[8] Taha:124

[9] Fetava shejhul islam 19/93.

[10] Zadul mead 4/202.

You may also like...