Kuptimi i namazit në Islam – 1

Namazi01 – Kuptimi i Es-Salah (namazit) në Islam

Kuptimi gjuhësor i fjalës Es-Salah.

Kuptimi i fjalës Es-Salah në gjuhën arabe është dua (lutje).Thot Allahu U në Kur’an:

 “Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që ti pastrosh me të dhe tu shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta…”.[1]

Muhammedi r ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush është ftuar, le ti përgjigjet ftesës, nëse është  agjërueshëm le të lutet[2], në qoftë se nuk është i agjërueshëm le të hajë”.[3] do të thotë le të lutet për bereqet (mirësi) dhe falje.

Kurse Es-Salah prej Allahut U. është lëvdata më e mirë, kurse prej melaikeve dua, thotë Allahu në Kur’an:

“Me të vërtetë All-llahu dhe engjëjt e Tij e mëshirojnë Pejgamberin r. O ju që keni besuar, çoni salavate mbi të (Muhammedin r ) dhe përshëndeteni me selam”.[4]

Thotë Ebu Ali: Salavati i Allahut është lëvdata e Muhamedit r tek melekët e Tij, kurse salavati i melekëve është dua.

Gjithashtu është thënë se fjala Es-Salah e ka kuptimin e rahmetit (mëshirës) prej Allahut U dhe salah prej melekëve e ka kuptimin e Istigfarit (faljes).

Mendimi i vërtetë është mendimi i parë sepse Allahu U thotë në Kur’an:

 “Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit”.[5] Do të thotë se mbi ta ka lavdërim nga Allahu U për ata dhe mëshirë, dhe ia ka bashkangjitur mëshirën salavatit dhe bashkangitja do të thotë se ka dallim në kuptim.[6]

Pra Es-Salah është lëvdatë prej Allahut kurse prej krijesave (melekët, njerëzit dhe xhinët): kijam, ruku, sexhde, tesbih, dua. Kurse Es-Salah prej kafshëve e ka kuptimin e madhërimit të Allahut.

Namazi në terminologjinë e sheriatit (legjislacionit Islam) nënkupton: “Ibadet (adhurim) për Allahun i përbërë prej fjalëve dhe punëve të caktuara të ditura, që fillon me tekbir dhe mbaron me selam. Dhe është quajtur Es-Salah (namaz) pasi që përmbledh në vete duat.

Pra salah është emërtimi i çdo duaje. Pastaj është emërtuar si dua e veçantë. Ose ka qenë emër i duasë pastaj është kthyer në namaz ligjor, sepse ka lidhje të ngushtë në kuptim ndërmjet duasë dhe namazit. Mirëpo kur cekët fjala salah (namaz) në sheriat nënkuptohet vetëm se namazi ligjor i njohur. Dhe gjith namazi është dua:

Duaja mes’eleh: është kërkesa apo lutja që i bën dobi lutësit në kërkimin e dobisë ose largimin e të këqijave, dhe lutja i drejtohet vetëm Allahut i Cili është i Vetëm, me shprehje të mira lutëse.

Duaja si Ibadet (adhurim): Është kërkim i shpërblimit me vepra të mira siç janë  kijami(qëndrimi në këmbë), ku’udi(ulja), rukuja, sexhdeja, dhe kush i vepron këto ibadetet vetëm se e ka lutur Zotin e tij dhe ka kërkuar prej Tij me shprehje të pëlqyera që ta fal atë. Pra ky ësht një sqarim i asaj se namazi është dua mes’eleh dhe dua ibadet.

Përktheu: Nexhat Ceka
Autor: Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Pozita e namazit në islam”

[1] Suretu Teube, 103

[2] Lutet është përdorur në formën “Es-Salah”

[3] Transmeton Muslimi,431

[4] Suretul Ahzab, 56

[5] Suretul Bekare, 157

[6] Sherh Mumtie, Ibn Uthejmin 3/228.

You may also like...