Kuptimi i pastërtisë, definicioni dhe dispozita e saj – 1
Hyrje mbi pastërtinë – Kuptimi i pastërtisë, definicioni dhe dispozita e saj:
Pastërtia (et-aharetu) : është pastrimi dhe largimi nga ndytësirat dhe fëlliqësirat, pastërtia është obligim për çdo musliman, sepse Allahu në Kuran thotë : ” Dhe rrobat tua pastroj.”[1], poashtu thotë : “ Dhe në qoftë se jeni xhunub (të papastër) lahuni (pastrohuni).”[2] Si dhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë : ” Nuk pranohet namazi pa u pastruar.”[3] Gjithashtu,ai në një hadith tjetër thotë : ” Pastërtia është gjysma e imanit.”[4]
Llojet e pastrimit :
Pastrimi është dy llojesh:
1 – I brendshëm – shpirtrorë.
2 – I jashtëm – truporë.
1 – Pastrimi i brendshëm shpirtërorë : Është pastrimi i zemrës prej njollave të shirkut, dyshimeve, mëkateve, llojeve të ndryshme të tyre dhe formave të tyre , kjo arrihet me sinqeritet ndaj Allahut dhe të drejtuarit ndaj Allahut në plotë kuptimin e fjalës vetëm Atij. Pastaj duke ndjekur të dërguarin e Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e pastruar shpirtin prej gjurmëve-shenjave të mëkateve dhe gjunaheve dhe çdo gjë që vjen në kundërshtim me sheriatin, kjo arihet me pendim të sinqertë e të drejtë.
2 – Pastrimi i jashtëm truporë : është dy llojesh:
A – Pastrimi nga fëlliqësirat (el-habeth), kjo bëhet duke i larguar fëlliqësirat me ujë të pastër nga trupi, rrobat apo toka madje qoftë edhe në diçka tjetër.
B – Pastrimi që e ngren papastërtinë (el-hadeth), kjo bëhet përmes abdesit, guslit, tejemumit.
Me çka bëhet pastrimi :
Pastrimi bëhet me dy gjëra:
1 – Me anë të ujit të përgjithshëm – i cili qëndron në vetitë në të cilat është i krijuar , përderisa nuk është përzier me diçka çfarë nuk ndahet prej tij, në përgjithësi qoftë i papastër apo i pastër.Këtu bëjnë pjesë : si për shembull ujerat e puseve, uji i shiut, burimeve, lumejve, përojeve, detrave, akujt e borës së shkrirë. Allahu thotë në Kuran : ” Dhe kemi zbritur nga qielli ujë të pastrues.”[5] Dhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Uji është pastrues nuk e flliq atë diçka.”[6]
2 – Toka e pastërt – e cila është dheu i pastër mbi sipërfaqen e tokës ,si dheu, rrëra apo pluhuri,gurzit. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ka thënë : ” Dhe më është bërë mua toka pastrues dhe mesxhid (vendfalje).”[7] Dheu përdoret si pastrues kur nuk ka ujë apo nuk ka mundësi ta përdor ujin nga shkaku i ndonjë sëmundjeje apo ndonjë arsye tjetër, sepse Allahu thotë në Kuran : ” E në qoftë se nuk gjeni ujë atëherë merni tejemum me dhe.”[8] Poashtu fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë : ” Me të vërtet dheu i pastër është pastrues për besimtarin edhe në qoftë se nuk gjen ujë 10 vjet , e kur të gjen ujin le ta lajë-përshkroj trupin e tij me të.”[9]
Shtesë: Llojet ujrave :
1 – Uji i përgjithshëm, kaloi pak më parë dispozita e tij, se është pastrues dhe i pastër në vete dhe i cekëm llojet e tij.
2 – Uji i përdorur : Është uji i cili përdoret nga ai që mer abdest apo gusël, do të thotë uji i cili rrjedh prej pjesëve të trupit të tij gjatë guslit dhe abdestit llogaritet si pastrues i njejtë si uji në përgjithësi duke marur parasysh esencën e saj se ai është i pastër. Ka ardhur në hadith nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se : ” Ai mori mes’h (përshkroi kokën) me ujin çfarë i mbeti prej krahëve të tij.”[10]
3 – Uji i cili është i përzier me diçka të pastër , siç është shembull i përzierjes së ujit me sapun (I cili është i pastër) apo me diçka tjetër, dispozita e tij është se është pastrues, përderisa i ruan cilësitë e tij (ngjyrën, erën, shijen) e në qoftë se i ndëron cilësitë e tij nuk i thuhet më se është uji i pastër në vete jopastrues për tjetërkënd.
4. Uji në të cilin ka rënë fëlliqësira, kjo është në dy lloje :
A – T’ja ndëroj fëlliqësira ujit shijen apo erën apo ngjyrën ,në këtë rast nuk lejohet të pastrohesh me të, me pajtimin e gjithë dijetarëve (ixhmasë) – Allahu i mëshiroftë.
B – Ti ruaj uji cilësitë e tij që i ka në esencë duke mos i ndëruar këto cilësi (shijen, erën dhe ngjyrën), dispozita e tij është se ai është i pastër, pastrues qoftë pak ose shumë ujë, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Uji është pastrues dhe atë nuk e fëlliq diçka.”[11]
Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka
[1]Suretu Mudethir,ajeti:4.
[2] Suretu Maide,ajeti:6.
[3] Transmeton Muslimi.
[4] Transmeton Muslimi.
[5]Suretu Furkan,ajeti:48.
[6] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë dhe hadithi është sahih(i saktë).
[7] Transmeton Muslimi
[8] Nisa:43
[9] Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu edhe të tjerë, kurse hadithi është i mirë.
[10] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe hadithi është sahih.
[11] Transmeton Ebu Davudi, Ahmedi dhe të tjerë veç tyre, hadithi është sahih.