Kursi njëditorë mbi Muajin e Ramazanit

Horizonti-Plus-1Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen shokët dhe gjithë pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Duke qenë se jemi në prag të muajit të Ramazanit dhe se një muaji i suksesshëm i
Ramazanit do ta karakterizonte një kurs me dije plotësuese dhe konfirmuese të asaj që e dim mbi agjërimin,
sh.q. Horizonti Plus e pa të arsyeshme të mbaj një kurs një ditorë mbi etikën dhe dispozitat e agjërimit.

Kursi do të mbahet sallën e ligjeratave në lokacionet e shoq. Horizonti Plus, duke filluar pas namazit të
ikindise deri në aksham e përbërë nga tri orë me hoxhën e nderuar Enall Jakupi nga Gostivari.

Gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur në këtë kurs me dëshire dhe shpresë se përfitimet nga kurse të tilla
janë tepër të rëndësishme për një muaj të bereqetshëm dhe të suksesshëm të Ramazanit.

Stafi i sh.q. Horizonti Plus.

You may also like...