Kush janë kadijanit? (El-Kadijanijeh)

KadjanitEl-Kadijenijeh është lëvizje e cila ka filluar në vitin 1900 M (Miladi – sipas Krishtit), nga plani kolonial i anglezëve në kontinentin e Indisë me të vetmin qëllim: Largimin e muslimanëve nga feja e tyre dhe nga obligueshmëria e xhihadit në veçanti, ashtu që muslimanët të mos ju dalin përballë kolonializmit në emër të islamit, e pikërisht gjuha e kësaj lëvizjeje fliste me anë të revistës së feve e cila botohej në gjuhën angleze.

A – Themeluesi i saj dhe personalitete të dalluara të kësaj lëvizjeje:

1 – Mirza Gulam Ahmed – el-Kadijani (1839-1908)

Ahmed el-Kadijani është themeluesi dhe predikuesi i kadjanive, lindi në fshatin Kadjan në Panxhab të Indisë në vitin 1839. Rrjedh nga një familje që njihej për tradhëti fetare dhe kombtare. Në këtë atmosferë u rrit edhe Gulam Ahmedi si besëfortë i kolonializmit dhe respektues i saj në çdo aspekt. Ai u përzgjodh si profet nga ata, kështu që njerëzit të tubohen rreth tij, të meren me të e ta lënë xhihadin kundër kolonizatorëve anglez, madje shteti birtanik e mbështeste duke treguar miqësi më të. Gulam Ahmedi njihej nga pasuesit e tij si konsumues i alkoolit, i degjeneruar madje i varur nga lloj lloj vesesh që njiheshin në kohën e tij dhe në vendin ku i jetonte.

Ai i cili iu kundërvu atij dhe thirrjes së tij ishte shejh Ebul-Vefa Thenaulla el-Emir Testerij, emiri dhe prijësi i organizatës së ehlul-hadithit në Indi. Ai debatoi me të dhe e mposhti Gulamin me argument, në atë debat të shumë pritur nxori jashtë të gjithë “papastërtitë” e ideologjisë së tij që i mbante ai Brenda dhe të fshehura, madje edhe kufrin e tij, devijimin dhe thirrjen e gabuar të tij. Përderisa Gulam Ahmedi nuk u kthye në rrugën e drejtë ai kërkoi nga dijetari i hadithit el-Testerij “mubahela” – që është mbledhja në popull kur kanë dy vetë mospajtim rreth diçkaje dhe të thonë: Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtin nga ne. Që të vdes dhe të poshtrohet ai i cili është në rrugën e gabuar në jetën e të drejtit. Nuk kaluan shumë pak ditë kur vdiq Mirza Gulam Ahmed el-Kadijani në vitin 1908 M, i cili pas vetes la mbi 50 libra, shkrime dhe broshura. Nga librat e tij më të njohur janë: ”Largimi i dyshimeve”, “Mrekullia Ahmedije”, “Argumentet Ahmedije”, “Drita islame”, “Mrekullia e Mesihut”, “Kumtimi”, “Madhështia nga ana e Zotit” etj.

2 – Nurudini – Halifi i parë i Kadjanive – Anglezët ia vendosën atij kurorën e halifit e si pasojë atë e pasuan të dashuritë e vet, prej librave të tij është “Vendimi i prerë”.

3 – Muhamed Aliju dhe Huxha Kimaludin – Emirat e kadijanive Lahurijeh. Këta të dy llogariten si predikues të Kadjanizmit, i pari nga këta të dy përktheu Kuranin në anglisht të stërmadhuar. Prej veprave të tij janë: “Realiteti i kundërshtimit”, “Profecia në islam”, “Feja islame” kurse Huxhu Kemaludini shkroi librin ”Shëmbëlltyra më e lartë tek profetët” si dhe disa libra tjerë pos tij. Xhemati i Lahorit shikojnë vetëm tek Gulam Ahmed si rripërtrirës i kësaj lëvizjeje ndërsa pasardhësit e tij nuk janë edhe aq të njohur në mesin e indusëve edhe pse predikimet e këtyre të dyve sikurse sollën një lëvizje të re nga ajo e Gulam Ahmedit pasi që shumë gjëra që nuk përmban njëra i përmban tjetra dhe anasjelltas.

Muhamed Aliju – emiri i kadjanive të Lahores, për ndryshe ai është predikues i Kadjanizmit, spiun i kolonizatorëve, përfaqësuesi kryesorë i kadjanizmit që flet në emër të tyre. Përktheu Kuranin në gjuhën angleze sipas botëkuptimeve të tyre të shtrembëruara. Nga librat e tij janë: “Realiteti  i kundërshtimeve” “Profetësia në islam”.

4 – Muhamed Sadiku – myftiu i kadjanive, nga veprat e tij është “Vula e pejgamberëve”.

5 – Beshir Ahmed bin Gulami – prej veprave të tij janë: “Jetëpërshrkimi i Mehdiut”. “Fjala vendimtare”.

6 – Mahmud Ahmed ibn Gulam – halifi i dytë, prej veprave të tij janë: “Shkëlqimi i hilafetit, “Dhurata e mbretërve”, “Realiteti i profetësisë”

Me emërtimin e Dhafrullah Han el-Kadjaniut si ministër i punëve të jashtme të Pakistanit, ndikoi që kjo lëvizje të marë vrull e të bëhet nga lëvzjet e njohura në Indi, madje në kohën e këtij ministri e ndihmoi shumë këtë grupacion të devijuar duke u ndarë një vend të posaçëm me një madhësi maramendëse në provincën Panxhabit që të ndërtohet një qendër e madhe e këtij grupacioni. Qëllimi i të cilës do të ishte shërbimi i këtij kompleksi si qendra botërore e këtij grupacioni, qendër e cila u emrëtua si vendqëndrim i tyre të cilën e nxorën nga teksti i ajetit: “Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraq itëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe më ujë rrjedhës”.[1]

B – Idetë dhe besimet e tyrë:

Në fillim Gulam Ahmed ii filloi aktivitetin e tij si thirrës në islam, ku qëllimi fillestarë ishte grumbullimi i një numri sa më të madh të të rinjëve të cilët më vonë do ta bartnin mbi supet e veta thirrjen e tij, kurse më vonë kur deridiku ia ariti qëllimit filloi ta emërtoi veten e tij si reformator në shoqërinë ku vepronte dhe thirrtë në fenë islame, kurse më vonë pretendoi se i gjithë ky sukses vjen duke qenë i inspiruar nga ana e Allahut. Me kalimin e kohës filloj edhe devijimi ku u ngrit edhe një gradë më lartë duke pretenduar se është Mehdiu i pritur, apo Isa-paqa e Allahut qoftë mbi të. Kurse pas kësaj e përfundoi duke e shpallur veten e tij se është profet duke aluduar se profecia e tij është e fundit dhe jo ajo e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

– Kadjanit besojnë se Zoti i tyre është anglez sepse ai ju flet atyre anglisht.

– Kadjanit besojnë se profetësia nuk ka mbaruar me Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mirëpo ajo vazhdon edhe pas tij, si dhe se Allahu dego të dërguar sipas nevojës dhe se Gulam Ahmedi është më i miri nga të gjithë profetët.

– Kadjanit besojnë se Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, i ka zbritur edhe Gulam Ahmedit dhe ia ka zbritur atij shpalljen e tij, si dhe inspirimi i tij është i njejtë si Kurani.

– Kadjanit besojnë se Kurani i muslimanëve është ai i zbritur Mehdiut të premtuar, pra Gulam Ahmedit “Kitabul mubin – Libri i qartë” se nuk ka Kuran tjetër pos tij dhe se nuk ka “hadithe” tjera pos fjalëve të Kadjanit dhe besimtarët nuk kanë udhëheqës tjetër të cilit duhet ti besatohen veçse Gulam Ahmedit.

– Kadjanit besojnë se libri i tyre “Kirabul mubin” nuk aludon në Kuranin fisnik porse në librin e tyre që ia ka zbritur Xhibrili-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, Gulam Ahmedit.

– Kadjanit besojnë se ata janë pronarët e besimit të ri, se ata janë trashëgimtarët e sheriatit të ri si dhe sahabët e kësaj kohe janë shoqëruesit e Gulam Ahmedit.

– Kadjanit besojnë se vendi Kadijan është si Medineja e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje pretendojnë se ajo është më e vlefshme se Medineja sepse ajo është edhe Kibleja e tyre madje haxhi i tyre kryhet vetëm se në këtë vend, pra vendi Kadjan është Haremi i tyre.

– Ata bëjnë thirrje në eliminimin e xhihadit kundër kolonizatorëve, duke urdhëruar madje respektimin e verbër të shtetit anglez, sepse sipas tyre anglezët janë prijësit e tyre me tekst nga Kurani i tyre dhe ndihmëtarët më të mirë të profetit të tyre Gulam Ahmedit.

– Çdo musliman tek ta llogaritet kafir – pabesimtarë derisa të hyn në fenë kadjanije, po ashtu e njejta vlen me atë i cili jep ose mer vajzë pos kadjanive është pabesimtarë.

– Tek ata lejohet përdorimi i alkoolit, afijonit – duhanit, drogës dhe gjërat tjera dehëse.

C – Bazat ideore dhe dogmatike:

– Jeta e lëvizjes së Ahmed Hanit ishte perëndimore-asimiluese , lindja e Kadjanizmit ia hapi atij idetë e tij të devijuara.

– Anglezët shfrzytëzuan rastin dhe e mbjellën lëvizjen e kadjanive si dhe e        zgjodhën prijës të saj një njeri i cili vinte nga një familje e njohur për spiunim.

– Në vitin 1953 ndodhi kryengritja popullore në Pakistan e cila kërkoi që Dhahfrullah Hani, ministri i jashtëm i Pakistanit të asaj kohe të shkarkohet nga detyra e tij, duke shikuar në faktin se kadjanit janë pakicë jomuslimane. Gjatë kësaj kryengritje vdiqën 10 000 musliman, e cila përfundoi me shkarkimin e ministrit kadjani.

– Në muajin Rebiul-evel 1394 H që i bie prilli i vitit 1874 u organizua konferenca e madhe botërore islame në Mekë, ku prezantuan shumë përfaqësues të organizatave të ndryshme botërore nga gjitha anët e botës. Kështu që në këtë konferencë nga shumë konkluza dhe fetva që u nxorën ishte edhe fetvaja se ky grupacion ka ra në kufër e cila do të thotë dalja nga feja islame e këtij grupacioni. Po ashtu u kërkua nga muslimanët që ti bëjnë ballë rrezikut të kësaj thirrjeje, të mos shoërërohen me ta, mos tua falin xhenazen thirrësve të tyre dhe xhematit për të cilët dihet se kanë qenë besnik në ndekjen e rrugës së tyre si dhe të vdekurit e tyre të mos varosen në varrezat e muslimanëve.

– Po ashtu ndeja e përgjithshme e Pakistanit – parlamenti qëndror debatoi me pretenduesin e këtij grupacioni Mirza Nasir Ahmed, atij iu kundërvu myftiu i njohur i asaj kohe shejh Mahmudi-Allahu e mëshiroftë, debat i cili zgjati 30 orë pas të cilit në pyetjet e bëra Ahmedi mbeti pa përgjigje ku ra perdja e kufrit të këtij grupacioni, e si pasojë parlamenti vendosi që këtë grupacion – kadjanitë ti konsideroj si pakicë jomuslimane.

D – Faktet që tregojnë për kufrin e qartë të Mirza Gulam Ahmedit janë:

– Pretendimi i profetësisë

– Derogimi i xhihadit – me qëllimin e vetëm që ti mbroj kolonizatorët e Pakistanit që ishin anglezët, themeluesit dhe “inovatorët” e idesë së këtij grupacioni.

– Refuzimi i kryerjes së haxhit në Mekë dhe kryerja e saj në Kadjan.

– Përngjasimi i Allahut të Lartësuar me njeriun.

– Besimi në kthimin e shpirtit në trup si dhe në panteizëm.

– Mveshja e fëmijut ndaj Allahut të Lartësuar dhe pretendimi se Ai është djali i Zotit.

– Mohimi i faktit se Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është vula e pejgamberëve si dhe hapja e derës së profecisë ndaj kujt do.

E – Kadjanit, lidhjet dhe të ndikuarit e tyre…

– Kadjanit sot kanë marëdhënie të forta me Izraelin, me ndihmën e Izraelit ata kanë hapur shkolla, qendra fetare si dhe u është financuar botimi i revistës së tyre që flet pikërisht për ideologjinë e këtij grupacioni, ku nga kjo ndihmë nuk përjashtohet edhe botimin e shumë librave tjerë veç atyre bazë të udhëheqësve të kësaj levizjeje dhe shpërndarjen e tyre në gjithë botën.

– Kadjanit me kalimin e kohës janë të ndikuar edhe nga krishterizmi, hebraizmi si dhe lëvizja batinije. Kjo vërehet qartë tek besimi i tyre, sjelljet e tyre edhe pse ata pretendojnë se janë në brendësinë e tyre musliman.

F – Përhapja e tyre dhe vendet ku ata kanë influencë:

– Shumica e kadjanive momentalisht jetojnë në Indi dhe në Pakistan, pak nga ata jetojnë në Izrael dhe në tokat arabe. Çdoherë nxitojnë t’ju dalin në ndihmë kolonialistëve kështu që të arijnë të krijojnë marëdhënie pas të cilave synojnë hapjen e qendrave edhe në vendet nga vijnë të huajt duke shpresuar përhapjen e islamit sipas tyre.

– Ata sot në veçanti ushtrojnë aktivitete të mëdha në Afrikë si dhe në disa vende perëndimore. Vetëm në Afrikë kanë më shumë se 5000 udhëheqës dhe thirësa, të cilët janë të përkushtuar në thirrjen kadinijeh. Aktiviteti i gjërë i tyre përforcohet në veçanti nga shtetet ish-kolonizatore për përhapjen e propagandës së tyre që dëshmon edhe njëherë faktin se ata kanë lidhje të forta me botën perëndimore sa i përket përhapjes së ideologjisë së tyre të devijuar.

– Shteti anglez ka kontribuar shumë në ndihmë të kësaj rryme, duke ua lehtësuar pasuesve të saj punësimet në shumë vende pune nshtetërore madje edhe jashtë Britanisë së Madhe, ku madje nuk mungojnë as në sektorin privat ku janë në krye të disa kompanive me renome botërore nga ku do tu lehtësohet financimi i lëvizjes së tyre në shumë vende botërore. Kurse spiunët e tyre më shpesh i kanë të integruar në formën e komandatëve në forcat mbrojtëse shtetërore për ti shërbyer lëvizjes në përhapjen e saj.

– Aktiviteti kadjani përfshin edhe thirrjen e tyre në fenë e tyre me mjete të llojllojshme, sidomos atëtnë rafshit kulturorë sa që posedojnë njerëz të rangut intelektual si: Inzhinjer, mjek, gazetar, letrar, diplomat etj. Në Britaninë e Madhe e kanë edhe kanalin e tyre satelitorë që emitohet në gjithë boten me emrin “Televizioni islam” të cilën e udhëheqin thirësit më të njohur të Kadjanizmit në ditët e sodit, e cila programin e saj e emiton pothuajse të gjithin në gjuhën angleze që të përhapet sa më shumë në emër të islamit në botën perëndimore.

G – Nga ajo që u cek deri më tash vim në përfundim se…

– Kadjanizmi është thirrje e devijuar, e cila nuk ka të bën me islamin aspak. Ky besim është në kundërshtim me bazat e islamit pothuajse në çdo aspect. Andaj duhet t’ju tërhiqet vërejtja muslimanëve që të kenë kujdes nga aktiviteti i tyre, pasi që dijetarët e islamit kanë dhënë fetva të prerë kundër besimit të tyre ja afër 40 vite dhe japin edhe sot e kësaj dite kur pyeten për kadjanit dhe kadjanizmin e devijuar, se ata janë në kufër dhe nuk gjuhen musliman. Kurse njohja e tyre nuk është e rëndë nëse besimtari njeh bazat e imanit dhe të islamit ashtu siç duhet ti njeh çdo besimtarë praktikues në islam, pra që janë nga dija farz për çdo musliman.

H – Referencat për tu zgjeruar më shumë:

– “El-kadjanijeh” Ihsan Ilahi Dhahir.

– “El-kadjanijeh” Ebul-Hasen Alij el-Husnij en-Nedevij, Ebul-‘Ala el-Meududij, Muhamed el-Hadr Husejn.

– “Historia e kadjanive” Thenaullah Testerij.

– “Erësira e kadjanizmit” Muhamed Alij el-Emir et-Testerij.

– “Fitneja kadjanije” Atikurahman Atik – kadjani i dikurshëm.

– “Medhhebi kadjani” Iljas Burnij.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka


[1] Muminun:50

You may also like...