Kush janë krishterët – Krishterizmi – I

KrishterizmiKrishterizmi

 

Kjo fe rrjedh nga shpallja që ia ka zbritur Allahu i Lartësuar Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, plotësimi i misionit të Musaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, si dhe plotësim i mësimeve të Teuratit, thirrës për në teuhid-njëshmërinë e Allahut dhe bamirësi. Mirëpo kjo thirrjë është sulmuar ashpër derisa janë humbur bazat e saj, kështu që ky mission ka kaluar në disa etapa, nëpërmjet tyre është shëndruar prej në mission i zbritur nga ana e Allahut deri në fe e falsifikuar dhe e shtrembëruar, prandaj ecurinë e shpalljes së Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, mund ta ndajmë në disa etapa:

1. Etapa e parë

Pasi që beni israilët devijuan nga sheriati ligji i Musaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, duke e tepruar në parullën e tyre materialiste, madje ata e prishën përveç besimit të tyre edhe sjelljene tyre e si pasojë Allahu i Madhëruar ua dërgon atyre Isaun-paqa e Allahut qoftë mbi të, të birin e Merjemes-paqa e Allahut qoftë mbi të, që ti thëras përsëri në njësimin e Allahut,pra në atë që thirri Ibrahimi-paqa e Allahut qoftë mbi të. Po ashtu Allahu i dhuroi Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, disa mrekulli për ta vërtetuar profecinë e tij, prej tyre: Dhënia e formës dheut në formë zogu, i frynte asaj edhe ajo shëndrohej në zog me lejen e Allahut, shërontë të vërbërit, lebrozën, ngjalltë të vdekurit me lejen e Allahut, po ashtu Allahu e nderoi me lëshimin e sofrës nga qielli për shokët e tij që kjo të jetë festë për të parin e tyre dhe të fundit nga ato.

Për këtë arsye çifutët e kundërshtuan thirrjen e Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, po ashtu urdhëruar që ai të vritet e kjo e bëri që ai të fshihet nga ata. Mirëpo një nga shokët e Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, i tregoi ushtrisë se ku gjendej Isau-paqa e Allahut qoftë mbi të, e si pasojë Allahu e shëndroi këtë person në formën e Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, kështu që ky njeri u kryqëzua në vend të Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të, të cilin Allahu e ngriti tek Ai dhe para kijametit do të zbres dhe do të gjykon me islam, do ti vret derrat dhe do ti then kryqet.

2. Etapa e dytë

Kjo kohë gjithashtu quhet si apustullë, koha kur polisi (Pali) pretendon se e ka parë Mesihun duke u kthyer nga Damasku dhe e shfaqi besimin e tij dhe se Mesihu e ka qortuar për persekutimin që ia kanë bërë pasuesit e tij, madje e ka urdhëruar që ti shpërndan mësimet e tij në popullatë. Prandaj dhe Pali kështu edhe ka vepruar ku më pas shkoi në Romë dhe e themeloi kishën krishtere dhe bën thirrje në besimin e kryqit, flijosjes, derogimit të Tevratit, po ashtu e përhapi edhe trinitetin, kështu që këto lëvizje të Palit vazhduan në tre shekujt e parë, pas vdekjes së Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të.

3. Etapa e tretë

Etapa e persekutimeve, në të cilën etapë vuajtën shumë të krishterët më shumë se ajo e trinitetit nga duart e çifutëve, të cilër kishin sundimin. Po ashtu edhe prej romakëve të cilët ishin fuqi politike e asaj kohe, llojet e persekutimeve kanë qenë të ndryshme si: vrasja, prerja me sharë, nxjerja e lëkurës për së gjalli me krehër si dhe djegja me zjarrë.

4. Etapa e katërt

Koha e artë: Kjo etapë fillon me marjen e pushtetit në perandorinë romake nga ana e Konstatini në vitin 312 (pas lindjes së Isaut-paqa e Allahut qoftë mbi të). Ky përdori metodën e zbutjes së marëdhënieve me praktikuesit e fesë krishtere duke iu dhënë atyre liri të plotë në thirrjen e tyre si dhe në fenë e tyre. Po ashtu u dha postë të krishterëve në udhëheqjen e perandorisë romake, me këtë duke i afruar sa më shumë të krishterët, duke u treguar tepër tolerant ndaj tyre madje i ka përkrah duke u ndërtuar atyre shumë kisha. Madje ishte ky perandor i cili e bëri symbol të krishterëve kryqin, duke e përkrah propagandimin e kësaj feje me aktivitete të ndryshme ku si rezultat shumica e politeistëve në perandorinë romake e pranuan krishterizmin.

5. Etapa e pestë

Etapa e shkëputjes nga politika dhe hyrja në periudhën e papanizmit. Kjo ndodhi në kohën e vdekjes së Konstantinit, i cili perandorinë e tij ua ndau tre djemve të tij, pjesën perëndimore ia dha Konstantinit të dytë, pjesën lindore Konstantiniusit dhe pjesën e Afrikës jugore Konstanisit.

Me këtë ndarje u shfaqë me të madhe dobësimi i perandorisë romake në veçanti në pjesës perëndimore ku si rezultat i gjithë kësaj u zbeh ndikimi i përgjithshëm i Kishës mbi tërë perandorinë romake, ndërsa e kundërta ndodhi në pjesën lindore të perandorisë ku perandori i saj e përforcoj edhe më shumë Cezariminë e papizmit. Në anën perëndimore u karakterizua ndikimi i argjipeshkëve në Romë dhe stoli i tyre u shëndrua në Papizëm, e cila me kalimin e kohës u bë organi më i lartë i shtetit, ku si pasojë e kësaj “konkurence” filloj përleshja midis kishës romake dhe asaj bizantine, ku ajo perëndimore-romake duke e bartë primatin e kishës qendrore në Romë dontë të udhëheq në aspektin fetarë, e cila nuk u mirëprit nga ana e kundërt e perandorisë pra e asaj lindore-bizantine. Kjo rezultoj me ndarjen e këtyre dy pjesëve të perandorisë edhe në aspektin fetarë në dy konfeksione fetare dhe atë: Në kishën lindore ortodokse dhe në kishën perëndimore katolike.

Prej veçorive me dalluese të kësaj etape është përhapja e shkatërimit, fesadit në mes këtyre dy konfeksioneve kishtare e cila u shëndrua në luftë kundër dijetarëve dhe dijes duke përdorur tirani të llojlojshme vetëm e vetëm për të dominuar. Edhe pse u zhvilluan shumë takime, konventa, konferenca përmirësuese kjo nuk solli aspak zbutjen e marëdhënieve midis këtyre dy kampeve fetare madje si pasojë e këtyre konflikteve u formua edhe kisha e tretë e cila nuk pranonte asgjë nga propandimi i këtyre dy kishave prezente pra ajo protestante. Me këtë krishterizmi si pasojë e pikëpamjeve shumë të kundërta në predikimin e fesë, mospasjes së një baze të referimit të saj dhe si pasojë e formimit të disa burimeve të referencës së kësaj feje solli deri tek ndarja e saj në tre kisha që janë më të njohura dhe të cilat kanë shumë dallime në mes veti, e ato janë në fakt tre besimet e njohura në mes të krishterve dhe atë: Ortodoksizmi, katolicizmi dhe protestanizmi.

Ndërsa sa i përket bazave të besimit të tyre ato janë:

1. Triniteti i Atit, të birit dhe shpirtit të shenjtë – kjo është kufër i qartë dhe devijim në besimin e Allahut, thotë Allahu në Kuran:” Sigurisht se bënë kufër ata të cilër thanë: Allahu është Isau, i biri i Merjemes, ndërsa Isau iu patë thënë benu israilëve: Adhuroni Allahun Zotin tim dhe Zotin tuaj, nuk ka dyshim se ai që i përshkruan shok Allahut, Allahu këtij ia ka bërë të ndaluar (haram) xhenetin dhe vendi i tij është zjarri dhe për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmës”.[1]

2. Besojnë se Isau-paqa e Allahut qoftë mbi të, ka vdekur i kryqëzuar në kryq, i vrarë nga çifutët, duke u flijuar për gjithë krijesat pasi që Zoti i donte shumë njerëzit e si pasojë më këtë gjest Zoti dëshiroi ti pastroi të gjithë njerëzit nga mëkatet e tyre që nga babau i tyre Ademi-paqa e Allahut qoftë mbi të, për mëkatin e tij për të cilin u dëbua nga xheneti dhe gjithë njerëzit që e pasuan atë deri në ditën e gjykimit, nga mëkatet e tyre. Po ashtu besojnë se pas kryqzimit Isau-paqa e Allahut qoftë mbi të, dhe pas varosjes është ringjallur pas tri ditëve dhe pas një kohë ka vdekur përsëri, për tu ngritur në qiell. Ndërsa Allahu i Lartëmadhëruar i përgënjeshtroi të gjithë këtë duke u thënë:” Dhe për shkak të thënies së tyre: Ne e vramë Mesihun, Isaun të birin e Merjemes, të Dërguarin e Allahut, por ata nuk e vranë e as që e kryqëzuan por kështu iu duk atyre dhe ata që kanë mosmarëveshje për këtë, kanë mjaft dyshim në të, nuk kanë kurfarë dije në këtë çështje veçse ndjekjes së hamendjes së tyre, pasi që sigurisht ata nuk e vranë (Isaun). Por Allahu e ngriti atë lartë tek ai dhe Allahu është i Gjithëfuqishmi, Gjithëgjykuesi”.[2]

3. Shenjtërimi i kryqit dhe marja e tij si shenjë e tyre, e gjitha kjo tregon për mendjelehtësinë dhe logjikën jo të shëndoshë të tyre pasi që për ta primare duhet të ishte ta urejnë kryqin sepse ky ishte mjet me të cilën u dënua Zoti i tyre siç pretendojnë ata.

4. Besojnë se Isau-paqa e Allahut qoftë mbi të, do ta ketë në odrë gjykimin e njerëzve ditën e gjykimit si dhe se Allahu atë do ta ulë në anën e djathtë të Tij në qiell, ndërsa për sa u përket adhurimeve dhe ceremonive të tyre: namazi tek ata konsiderohet ritual i përbërë prej disa fjalëve të cilat i thotë personi ndërsa përulja bëhet me zemër. Agjërimi tek ata është abstenim nga ushqimi i yndyrshëm apo çdo lloj ushqimi i cili përmban produkte të kafshëve apo ka përbërje të tyre.

5. Shtatë sekretet janë ata të cilët plotësohen nga ana e priftit, këto sekrete duhet ti çon në vend çdo i krishter ose përndryshe ky person llogaritet si pasbesimtarë e ato janë:

a) Sekreti i përgëzimit që don të thotë pagëzimit të fëmiut të posalindur duke e zhytur atë në ujë apo stërpikja e tij me ujë në emër të babait të birit të shenjtë. Kjo llogaritet se i dhurohet diçka nga liria dhe pastrimi i shenjave të mëkatit nga ai.

b) Sekreti i përqendrimit kur prifti i prek 33 pjesët nga trupi dhe nyjat e njeriut me vajin e shpirtit të shenjtë.

c) Sekreti i darkës se Zotit e cila përbehet nga vera, buka e thatë ku vena shëndrohet në gjakun e Mesihut ndërsa buka në eshtrat e tij prandaj ai i cili e ha këtë ushqim është njejtë sikurse të përzihet me diturinë e Tij-paqa e Allahut qoftë mbi të.

ç) Sekreti i martesës e cila don të thotë martesa vetëm me një grua në prani të priftit dhe nuk lejohet divorci vetëm në qoftë se bën zina, imoralitet.

d) Sekreti i prekjes së njerëzve të sëmurë me sëmundje shpirtërisht, pretendojnë se me këtë lloj prekje ndodh shërimi i kësaj sëmundje e cila vjen si pasojë e mëkateve dhe problemeve shpirtërore.

dh) Sekreti i klerit-priftit, këtë shkallë e arin njeriu i begatshëm i cili bëhet kompetent për të marë përsipër misionin e Mesihut tek njerëzit, kjo lloj detyre nuk arihet vetëm nëpërmjet vënies së dorës së priftit mbi kokën e këtij personi pastaj ia lexon atij disa lutje të veçanta më nënshkrim prtifëror.[3]

Përktheu: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Dr.Seid ibn Musfir El-Kahtani



[1] Maide:2.

[2] Nisa:157-158.

[3] Shiko “Meusuatul-mujeserah lil firak vel-medhahibul-muasire” fq. 574 me tejkalime.

You may also like...