Kushtet e agjërimit (III)

Ramazani-87 – Kushtet e agjërimit :

1. Islami.

2. Mençuria.

3. Puberteti.

Këto bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Lapsi (nuk shkruan) është ngritur për tre persona: Ai i cili flen derisa të zgjohet, fëmiju derisa të ejakulon ,si dhe i çmenduri derisa të bjerë në vetëdije.[1]

4. Të jetë vendas pra jo udhëtarë.

5. I shëndoshë pra jo i sëmurë.

6. Mundësia, të ketë mundësi të agjëron pa vështirësi shumë të rëndë, po ashtu për gruan e patjetërsueshme është që të jetë e pastruar nga menstruacionet dhe lehonia. Kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e shpjeguar dobësinë e fesë së gruas ku thotë : ” Vallë a është gruaja ajo e cila nuk agjëron dhe nuk falet kur është në mënstruacione.[2]

8 – Kujt i lejohet  të mos agjëron mirëpo obligohet ta bën kaza :

1. I sëmuri i cili pritet të shërohet – këtij i lejohet ta prish agjërimin pastaj i kompenzon ditët të cilat nuk i ka agjëruar, ndërsa kur i sëmuri mund ta agjëron pa kurë farë vështirësie atëherë le të agjëron, Allahu në Kuran thotë  : ” E kush është i sëmurë apo në udhëtim i kompenzon ato me ditë të tjera.[3]

2. Musafiri, udhëtari – Kur të mar udhëtim besimtari në distancë në të cilën i shkurton namazet i lejohet ta prish agjërimin.[4] Pastaj i bën kaza ditët të cilat nuk i ka agjëruar, mirëpo poqëse agjërimi në udhëtim nuk i jep kurfarë vështirësie agjëron dhe kjo është më e mirë. E poqëse i jep vështirësi e prish agjërimin edhe kjo është mirë sepse transmeton Ebu Seid el-Hudriu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe thotë : ” Mernim pjesë në luftë me të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjatë muajit të Ramazanit, dikush prej nesh agjëronte e dikush jo, mirëpo as agjëruesit nuk e nënvlerësonin joagjëruesit e as joagjëruesit nuk i nënvlerësonin agjëruesit, e shihnin të arsyeshme agjërimin ata që kishin mundësi dhe e shihnin gjë të mirë atë që ska mundësi të agjëron të mos agjëroj (që ndiente vështirësi)”.[5]

9 – Dispozita e shtatëzënes dhe gjidhënëses :

Gruaja e cila është shtatzëne ose gjidhënëse i lejohet të mos agjëron poqëse friksohet për veten e saj apo për fëmijën e saj ose friksohet për veten dhe për fëmijën sëbashku. Për këtë argumentohemi me fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë : ” Allahu udhëtarit ia ka lehtësuar të mos agjëroj, ta shkurton namazin në gjysëm si dhe shtatzënen dhe gjidhënësen i ka liruar nga agjërimi.[6]

Kur ti largohet pengesa atëherë shtatzëneja dhe gjidhënësja i agjëron kaza ditët e pa agjëruara në tre rastet të cilat i cekëm përpos rastit të dytë kur ka frikë vetëm për fëmijën e saj, atëherë përveç kazasë paguan edhe fidje. Fidje është të jep sadaka për çdo ditë që e agjëron në sasi prej nga dy grushta grurë, ky veprim është më i plotë për të dhe më i favorshëm në shpërblim. Të këtij mendimi janë : Ibn Abasi dhe Ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, të cilët kanë dhënë fetva siç u cek më parë. Po ashtu me të njejtin mendim janë : Imam Shafiu, Ahmedi kurse Ebu Hanifeja është i mendimit se obligohet kaza e jo me fidje – ushqim. Allahu e di më së miri.

10 – Kujt i lejohet ta prish agjërimin dhe obligohet vetëm me fidje :

Një gjë e tillë i lejohet plakut dhe plakës në moshë të shtyrë, gjithashtu të sëmurit i cili nuk ka shpresa për tu shëruar madje këtu hyn edhe të gjithë ato besimtarë që agjërimi i mundon shumë vazhdimisht në çdo muaj të vitit kurdoqoftë. Prandaj të gjithë të sipërpërmendurit u lejohet të mos agjërojnë, mirëpo për çdo ditë të cilën nuk e agjërojnë, obligohen të ushqejnë nga një të varfër me sasi të dy grushtave me ushqim dhe nuk obligohen me agjërim kaza. Kjo bazuar në fjalën e Ibn Abasit-Allahu qoftë I kënaqur prej tij, i cili thotë : ” Lirohet, lehtësohet nga agjërimi plaku i shtyrë në moshë që për çdo ditë që nuk e agjëron ta ushqen nga një të varfër dhe nuk obligohet me kaza.[7]

Shkëputur nga libri “Komentimi i pesë kushteve të fesë”
Dr. Seid el Vehf el-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka


[1] Transmseton Ebu Davudi e të tjerë kurse hadithi është sahih.

[2] Transmeton Buhariu.

[3] Suretu Bekare,ajeti:184.

[4] Shumica e sahabëve dhe tabiinëve janë të mendimit se distanca që të lejon ta shkurtosh namazin është 4 burd, ky mendim është edhe mendimi i imam Malikut, Shafiut, Ahmedit dhe shokëve të tyre si Lejthi, Sadi, Euzaiu madje edhe disa dijetarë të hadithit. Ndërsa 4 burd është e barabartë me 16 fersah ose 48 milje (1 milje = 1748m). Allahu e din më së miri, gjithashtu egzistojnë edhe disa mendime tjera të dijetarëve të cilët caktojnë distancën që të lejon ti shkurtosh namazet. Kush dëshiron mund ta kërkon në vendin e vet, mirëpo mendimi më i afërt është se ajo është distance e të ecurit një ditë dhe një natë qoftë ajo në këmbë apo me aeroplan.

[5] Transmeton Muslimi.

[6] Transmeton imam Ahmedi dhe Ashabi sunen ,hadithi është i mirë.

[7] Transmseton Darekutniu, Hakimi i cili hadithin e bën sahih kurse me këtë pajtohet edhe Dhehebiu.

You may also like...