Letër nënës dhe motrës muslimane – I

  • Gruaja-12Gruaja-37Letër nënës dhe motrës muslimane…

Në emër të Zotit, Bamirësit të përgjithshëm, mëshirëbërësit Falenderimet dhe lavdimet i takojnë vetëm Allahut përshëndetjet dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij – Muhammedin a.s. Këtë letër jua shkruaj se ju dua. Atë që e don më së shumti, atij i dëshiron të mira në këtë botë (dunja) dhe në botën e ardhme (ahiret). Do të jem shumë e gëzuar sikur edhe ju të jeni të gëzuara në këtë botë dhe në botën e ardhme. Të jesh me të vërtetë i gëzuar do të thotë: të njohësh thelbin e vërtetë të çështjes. Dije se ka kush kujdeset për ty, kush të shikon dhe të mbikqyr edhe kur flen, ka kush të ushqen edhe kur nuk merr asnjë kafshatë në gojë. Të njohësh afërsinë e Tij – është gëzimi më i madh! Nënë e dashur, kush e njeh këtë me të vërtetë është i gëzuar, sepse gëzimi i vërtetë është i përjetshëm. Mirëpo, ajo që më së tepërmi më mundon është pikërisht mospërfillja e kësaj çështjeje aq të ndijshme dhe lidhja jonë e dobët për fijen e cila asnjëherë nuk këputet. Imani (besimi) ynë mezi që merr frymë në kraharorët tonë. Sikur po i dëgjohet fryma e fundit. Motra ime mos lejojmë që të pushojë! T’ia zgjasim jetën! Me këtë, vetes më së shumti do t’i ndihmojmë.

 Mund ta shuajmë flakën e fundit të imanit tonë edhe ashtu të dobët, por edhe mund ta zgjojmë nga letargjia dhe t’i ndriçojmë hapsirat tona shpirtërore. Motra ime, Allahu na krijoi që vetëm Atij t’i drejtohemi dhe Atë të Vetmin ta adhurojmë. Të gjithë hyjnitë tjera patjetër të bien para madhërisë dhe shkëlqimit të Tij. Arsyeja e krijimit tonë është pikërisht kjo: “I krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë” (Dharijat:56) Nënë e dashur, nëse shikojmë se çka na ka dhuruar Allahu duke na krijuar në formën dhe pamjen më të bukur, duke na liruar nga çdo robëri – se vetëm robër të Allahut jemi, atëherë na mbetet pak mundësi që për gjithë këtë Atij t’i falenderohemi. Shembull më të mirë në falenderimin e Allahut e kemi të Dërguarin e Allahut, i cili aq gjatë falej natën sa që edhe këmbët i ënjteshin. Ajsheja r.a. për këtë i thoshte: Pse e bën gjithë këtë, o i Dërguari i Allahut, kur Ai t’i ka falur mëkatet tua? – I dërguari i Allahut iu përgjigj: Si mos i falenderohem Zotit tim! Duhet të mundohemi që ta meritojmë kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut . Dashuria ndaj Tij duhet t’i rrënojë të gjitha barierat për t’u ngritur tek Ai, që është i Përhershëm, i Vetmi, Mëshirues dhe Krijues. Nëse pranojmë se e duam Krijuesin tonë, atëherë duhet që në rrugën e Tij të flijojmë pjesë të dëfrimeve tona, të ndërpresim aleancën tonë me shejtanin dhe të hyjmë në limanin e afërsisë së Tij.

Se, nëse jemi të dashuruar – jemi në gjendje të flijojmë çdo gjë për të dashurin. Duam atë të cilën edhe Ai e don dhe punojmë atë me të cilën Ai është i kënaqur. Sipas kësaj, nëse e pranojmë se e duam Krijuesin tonë – me çka e shprehim këtë?! Çka duhet të bëjmë që të jemi në afërsinë e Tij dhe nën mbrojtjen e mëshirës së Tij?! Kjo çështje duhet çdo herë të na preukopojë në mendimet tona. Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se, përderisa ia kemi dhënë besën Allahut, pra kemi thënë shehadetin, atëhere kjo nënkupton përuljen e tërësishme Krijuesit të Madhëruar. Ai që e nënshkruan kontratën me Krijuesin e vet, duke shqiptuar shehadetin, do të thotë se u nënshtrohet të gjitha pikave të kontratës dhe s’mund ta mohojë apo refuzojë ndonjë pikë të saj. “Vallë, besoni njërën pjesë të librit, ndërsa tjetrën e mohoni?!” Allahu tërheq vërejtjen: “Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij diç caktojnë, atëhere as besimtari e as besimtarja nuk kanë të drejtë të gjykojnë sipas mendimit të vet. Po kush Allahun dhe të Dërguarin e Tij nuk e dëgjon, ai me siguri ka devijuar prej rrugës së vërtetë” (Ahzab:36). Plotësisht është e logjikshme të dëgjohet Ai i cili është Njohës i të gjitha gjërave dhe din ç’është për ne më e nevojshme, edhe pse me gjykimet tona ne nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë. Nënë e dashur, kushti që të jemi besimtarë të mirë do të mvaret nga nënshtrimi dhe dëgjueshmëria jonë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

“Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, përderisa mos të marrin Ty për arbitër për ato konflikte që ekzistojnë në mes tyre, e pastaj të mosndiejnë kurrfarë dëshpërimi ndaj gjykimit tënd dhe të të Ty plotësisht” (Nisa:65) Shumica këtu kemi rënë në provim. Si ta quajmë veten besimtarë dhe të kemi mëshirën e Allahut kur u nënshtrohemi epsheve tona dhe udhëzimeve të Iblisit?! Motra ime, më në fund është koha të përcaktohemi: në radhën e Allahu ose në radhet e djallit të mallkuar. Zgjidhje të tretë nuk ka. Ajo që më së shumti më mundon dhe më shkakton dhembje është lidhja jonë e dobët e dobët për litarin e Allahut, lidhje që mund të ndërpritet në çdo moment. Sidomos ne, nënë e dashur, kemi dështuar në rrethin dhe në lëmin e veprimit tonë: në obligimet tona si nëna, si bashkshorte dhe si motra. Nga ana tjetër, aty ku femra si nënë, bashkëshorte dhe motër duhet të jetë më e fortë dhe ku vlera e saj është më e madhe – mu aty ka dështuar. Motra ime, këtu vihet në pytje moralin dhe nderin e pastër Islam, sa më shumë po avullohet dhe zhduket. Ne, të dhëna pas shkëlqimit të kësaj bote dhe me tempin e shpejtë të jetës, atë as që e vërejmë. Bashkëshortët, baballarët dhe vëllezërit, për fat të keq heshtazi e shikojnë rënien tonë. Dijetarët shumë pak bëjnë fjalë dhe shkruajnë për këtë. Ata thuajse kanë pushuar të na e tërheqin vërejtjen për këtë. Nënë e dashur, ky është provimi ynë. Fundamental. Po qe se e japim këtë provim, për të tjerat dashtë Zoti, do të jetë lehtë. Nëse biem në provimin më të rëndë të kësaj bote, do të rrekullisemi në zjarrin e Xhehenemit dhe do ta meritojmë dënimin e Allahut.

Vallë, a nuk ke dëgjuar për thënien (hadithin) e të Dërguarit të Allahut se më së shumti gra ka parë në zjarr. Po, gra si ne! Ne që i kemi lënë obligimet tona, që moralin tonë e kemi sjellë deri në pikën më të ulët, duke ndjekur me kokëfortësi djallin tonë të brendshëm e të jashtëm dhe mashtrimin e tij. Motra ime e dashur, historia na mëson se shumë popuj të mëdjenj janë shpartalluar dhe shkatërruar – mu për shkak të dobësimit të moralit. Studio historinë e të gjithë popujve të mëdhenj, të cilët që moti janë zhdukur nga skena historike, do të konstratosh se shkaku kryesor, përveç gjërave sekondare, ka qenë dhënia e tyre pas epsheve dhe gjërave të pamoralshme! Ky është shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të jetë shkaku i vuajtjes së përhershëm të tyre. Dikur femra ka qenë si margaritarë në guacë, e ruajtur me xhelozi në fund të thellësirave të detit. Njeriu e ka paramenduar, për të ka ëndërruar, ka medituar…. Andaj, nga mosafrueshmëria e prekjeve trupore dhe punëve të pamoralshme, duke falenderuar ruajtjes së moralit dhe normave të tij me xhelozi, gjatë historisë te shumë popuj kanë lindur këngë të paarritshme, epe, këngë lirike dhe romane. Shkrimtarët dhe poetët për këtë mund vetëm të ëndërrojnë, sepse nuk mund ta ndiejnë në thelbin e qënies së tyre atë të cilën e kanë ndier kolegët e tyre të mëparshëm. Nga kjo sot, për fat të keq, nuk ka vepra të tilla kapitale, as në prozë e as në poezi. Sot, jo që nuk ka nevojë të notojmë thellë në det dhe të kërkojmë guacën, ta paramendojmë dhe të meditojmë për të, por as që ka nevojë ta hapim, pasi që ajo ka hedhur çdo gjë nga vetja, gjoja se në emër të lirisë dhe emancipimit, duke mos kuptuar se është bërë mall për tregti! Dikur në treg janë ekspozuar dhe shitur vetëm patate, lakëra, domate, dardha, molla, kumbulla, dhe pemë dhe perime të tjera, ndërsa sot, ndërkaq, në tregjet dhe në të gjitha vendet e tjera publike ekspozohen pjesë të ndryshme të trupit. Çdokujt i është lejuar t’i shohë, t’i matë, t’i prekë – sepse sot nuk ka asgjë të fshehur. Për këtë, sot edhe nuk ka lezet në këtë aspekt…

Islami është fe e natyrës. Në të ekzistojnë gjëra të dukshme (dhahir) dhe të fshehura (gajb), të cilat do të mundemi t’i shohim në botën e ardhshme. Atë, të fshehurën, besimtari mezi e pret: i mbushur me shpresë të pangopur, duke pritur takimin me të Dashurin, me Sunduesin e tij. Dikur edhe i riu e ka pritur takimin me të dashurën e tij, e cila ka qenë në guacën e moralit. Dhe, paramendo, çfarë gëzimi për të dy, kur u vinin dasmorët?! Mirëpo, motra ime, te shumica sot dasmorët janë bë formalitet i thjeshtë, pasiqë guaca që moti është hapur!!! Nëna ime e dashur, për këtë që moti kujtohem. Mirëpo, kam pritur që dikush nga dijetarët të shkruajë dhe t’i rreket seriozisht kësaj çështjeje. Por, goja u është ndrydhur e penat u janë tharë, e për këtë vendosa që t’ju parqitem. Që kjo të jetë edhe më rrënuese, janë gjetur individë mes funksionarëve të fesë, që ne i konsiderojmë si dijetarë, në vend që të flasin me fakte për Islamin dhe obligimet (farzet) e tij, ata japin shpjegime (fetva) pa asnjë argument, në kundërshtim me librin e Allahut dhe traditën (sunnetin) e të Dërguarit të Tij. Më beso, nëna ime, mbeta e nemitur kur kuptova se disa individë nga mesi ynë, hoxhallarë me kualifikim (le t’i udhëzojë Allahu i Mëshirshëm) i mohojnë obligimet e Allahut . Ne e dimë qysh nga mejtepi rregullën e Sheriatit: ai që mohon të paktën një obligim të Allahut e ka urdhëruar të zbatohet, bëhet – pabesimtarë (qafir).Nëna ime, të jem më e qartë: bëhet fjalë për veshjen dhe mbulesën e femrës muslimane.

Mirsada Merjem Kurdiq

You may also like...