Libri – Drita e teuhidit dhe erësira e shirkut

Drita e teuhidit dhe erësira e shirku-1Parathënia e librit

Allahun të vetem pa shok e falenderojme dhe vetëm prej Tij ndihme dhe falje kërkojme, e lusim Allahun të na ruaj prej s’keqes e cila është pasojë e veprave tona dhe e vetveteve tona, kë do që Allahu e udhezon në rrugën e drejte nuk ka kush e humb dhe kë do që Allahu e devijon nga rruga e drejt nuk ka kush e udhëzon në të, besoj dhe deklaroj me të vërtetë dhe me të drejte se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm pa shok dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob, njeri dhe i Derguari i Tij.

O ju te cilët keni besuar friksojuni Allahut ashtu siç meriton Allahu ti friksoheni dhe vdekja mos u gjej vetem se duke qenë musliman“.[1]

“O ju njerës friksojuni Zotit tuaj i cili u krijoi prej një vetje të vetme dhe prej tij krijoi bashkëshortën e tij dhe prej këtyre bashkë krijoi shumë burra dhe gra. Friksojuni Allahut në emrin e të cilit përbetoheni dhe ruani lidhjet farefisnore midis jush, padyshim se Allahu është mbi ju mbikqyrës”.[2]

O ju të cileët keni besuar friksojuni Allahut dhe mos thoni veç se thënie të mira dhe të drejta dhe kush i bindet Krijusit të tij dhe të Derguarit të tij pa dyshim se ka fituar fitimin e vërtet dhe fitimin e madh”.[3]

E në vijim fjala më e mirë, më e bukur dhe më e ruajtur është fjala e Allahut, udhëzimi dhe orientimi më i mirë dhe më i drejte është rruga që ka zgjedhur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pa dyshim se veprat më të këqija janë shpikjet në fenë e Zotit, çdo shpikje në fenë e Zotit konsiderohet si bidat-risi, çdo bidat konsiderohet humbje dhe se çdo humbje e ka vendin në zjarrin e xhehenemit.

Sa kaq sot po furnizohemi edhe me një broshurë tjetër të shkurtër në lidhje me dy temat më të rëndësishtme në së mund të themi të islamit, pra të teuhidit dhe shirkut, broshurë e cila e mban emrin “Ndriçimi i teuhidit dhe erësira e shirkut”. Ku jemi munduar të sqarojmë kuptimin e teuhidit me argumente përkatëse, llojet e tij, frytet e tij dhe nga ana tjetër shirkun, argumentet që i kundërvihen atij, ndërmjetësimi i ndaluar dhe i lejuar, shkaqet dhe mjetet që të çojnë në shirk, llojet, klasifikimet, dëmet dhe pasojat e shirkut.

Nuk ka dyshim se teuhidi është dritë të cilën Allahu ia jep kujt të don nga robërit e tij ndërsa shirku është erësirë njëra përmbi tjetrën e cila u zbukurohet pabesimtarëve, Allahu thotë në Kuran: “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohusve ajo që veprojnë”.[4]

Allahu tregon se i ka zbritur fakte dhe argumente bindëse të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për këtë gjë madje më e madhja është Kurani famëlartë. Kështu që ti nxjer njerëzit me dërgimin e profetëve dhe me atë çfarë i ka zbritur atij nga Kurani dhe urtësia prej erësirës, injorancës, dëvijimit dhe shirkut në dritën e besimit, teuhidit, diturisë dhe udhëzimit, Allahu i Lartëmadhëruar thotë: “Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’iu nxjerrë juve prej errësirave ne dritë. E, s’ka dyshim se Allahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush”.[5]

Këtë hulumtim e kam ndarë në dy studime ndërsa nën çdo studim ka disa kërkime si në vijim:

Studimi i parë: Ndriçimi i teuhidit

Kërkimi i parë: Kuptimi i teuhidit

Kërkimi i dytë: Argumente që e konfirmojnë teuhidin

Kërkimi i tretë: Ndarja e teuhidit

Kërkimi i katërt: Rezultati i teuhidit dhe dobitë e tij

Studimi i dytë: Erësira e shirku

    Kërkimi i parë: Kuptimi i shirkut

    Kërkimi i dytë: Argumente që e demantojnë shirkun

    Kërkimi i tretë: Ndërmjetësimi i ndaluar dhe i lejuar

    Kërkimi i katërt: Dhuruesi i krejt begative e meriton adhurimin

    Kërkimi i pestë: Shkaqet dhe mjetet që të çojnë ne shirk

    Kërkimi i gjashtë: Llojet e shirkut dhe klasifikimi i tyre

    Kërkimi i shtatë: Dëmet e shirkut dhe pasojat e tij

Autori: Dr. Seid ibn Ali ibn Vehf el-Kahtani

Mbaroi në drekën e ditës së martë më 16.10.1419 H

Nexhat Ceka



[1] Ali Imran:102

[2] Nisa:1

[3] Ahzab:70-71

[4] Enam:122

[5] Hadid:19

You may also like...