Libri : Muhammedin sikur je duke e pare!

Muhamedi s.a.v.s.-16Hyrje

Nuk mundem t’i përkushtohem me neutralizëm apo dymendje shkrimit tim, dedikuar njeriut më të dashur për zemrën time, Muhammedit (alejhis-selam). Unë, nuk jam duke shkruar për një udhëheqës politik, i cili ia paraqet tezat e tij popullit të vetë, në mënyrë që ata t’i pranojnë e t’i pasojnë ato, me qëllimin e vetëm, e që është ngritja e shtetit të tij, anë e kënd botës.

Jo! Gjithsesi që unë nuk po shkruajë për diçka të tillë, porse me të rrahurat e zemrës time, po i qëndisi fjalët që të shkruajë për të dërguarin e botëve, dërguesin e mëshirës për mbarë njerëzimin!

Andaj po e rikthesoj, nuk mund t’i përkushtohem me neutralizëm, gjersa unë po shkruajë mbi këtë njeri, sepse unë nuk jam duke shkruar për ndonjë prijës nga prijësit e botës, i cili ka ushtri, turma e grumbuj njerëzish, i cili poashtu pronëson thesare nga ari e argjendi, jo.. unë drejtpërsëdrejti po shkruajë për bartësin e dritës hyjnore, për lajmëtarin e lajmeve qiellore dhe për përgësuesin e krijesës njerëzore!

Jo, besomëni.. nuk mund të shkruaj me neutralizëm, ngase unë nuk jam duke folur e shkruar për sulltanin e sulltanave, i cili i ka shashtrisur njerëzit, i ka shtypur e sunduar, i ka trembur, i ka dënuar e i ka persekutuar!

I cili i ka frikësuar njerëzit me forcën e pushtetin e tij, me karriken dhe topuzin e tij, pra unë të dashurit e mi po shkruaj për të kundërtën e kësaj, për të pagabueshmin, për fytyrëbukurin, për gojë ëmblin, për atë të cilin iu hap gjoksi e iu lehtësua barra, iu vëndos në të paqja e iu ngritë gjithandej fama!

Nuk mundem të përkushtohem me neutralizëm, sepse nuk jam duke shkruar për ndonjë poetë të lashtë e famëmadh, apo për ndonjë ligjërues gojëtarë, apo për ndonjë folës të shkathët, apo për ndonjë filozofë të hutuar, apo për ndonjë romancier fantazistë, apo për ndonjë shkrimtarë artificial, apo për ndonjë tregtarë të begatë, jo.. unë po shkruajë për pishtarin që me ardhjen e tij u vulos profetësia, që i zbriti shpallja prej Mbretit të mbretërve, që i vinte Xhibrili (alejhis-selam), që arriti tek Sidretul Munteha, kështu pra, këtij i takon ndërmjetësimi më i madh, vendngritja më e lartë, burimi i premtuar, vendi i lavdëruar, e më thoni o ju të gjallë, si unë të shkruajë për këtë njeri me neutralizëm?!!

Dr. Aid el-Karni (shkëputje nga libri “Muhammedin sikur je duke e pare”)
Perktheu: Agron Islami – Medine

 

You may also like...