Ligjerata e Fiter Bajramit ne Xhamine Dardania -Tetove nga Mafiz ef Rustemi

Ligjerata e Fitër Bajramit – Mafiz ef Rustemi

Tema:Obligimet tona ndaj muslimanve tjerë!

Falënderimet dhe lëvdatat më të mëdha janë për Allahun e Madhëruar, Zotin dhe Krijuesin e të gjitha botëve.
– Falënderimi i takon Allahut, s`ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Allahu është më Madhështori, s’ka forcë (pushtet) dhe autoritet vetëm se me ndihmën e Allahut!
Selami dhe përshëndetjet tona qofshin edhe për të Dërguarin e Allahut, Muhammedin Alejhisselam, mbi familjen e tij të madhe, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që jetuan me të vërtetën në zemër.
Të dashur xhemat,
E vëllezër të nderuar,
Vëllezërit e mij të dashur, shihni se sa shpejt na kaloi Ramazani, kështu do të na kalojë edhe jeta. Andaj dhe është shumë e rëndësishme që sot të fillojmë të mendojmë për përmirësimin tonë
Nëse je besimtar i vërtetë patjeter qe tjetrin të shohësh si vëlla tëndin dhe të gëzohesh në gëzimin e tij të mërzitesh në mërzin e tij!

Obligimet qe ka nje njeri ndaj vëllaut të tij:

-Obligimin e parë që ka muslimani ndaj një myslimani tjetër është ta dojë për hir të Allahut azevexhel!
Ata që duhen mes tyre për hir të Allahut do të kenë shpërblime të larta!
Kush uren për hir të Allahut dhe kush e don dike per hir te Allahut do te fitojë xhennetin
Muhammedi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të)
Asnjëherë muslimani nuk e uren tjetrin për interesa te dynjase!
Çdo hidhërim dhe urejtje tjetër që nuk është për hir të Allahut patjetër se kjo vepër është e uryer edhe tek Allahu i madheruar!
Ata qe duhen per hir te Allahut vëllezër,ata do të jenë bashkë në këtë dynja por Allahu do t’i bashkoj edhe ne Xhennet!
Ka pasur miq që gjithë kohen bashkë kanë kaluar, ndoshta edhe vetëm gjumi i ka ndarë,mirëpo vjen një moment kur ata hidhërohen për interesa te dynjas këta jo që urehen por ndodh edhe të flasin kundër njëri tjetrit,kjo situatë vjen vëllezër ngase kjo dashuri nuk ka qenë për hir të Allahut!
Ata që janë dashur për hir të Allahut do të jenë të reflektuar nga drita dhe nuri,këta do t’i kenë zili edhe pejgamberët e Zotit !
Ata që janë dashur për hir të Allahut në dynja,ata i don Allahu i madheruar!
Allahu i’a ka obliguar vetes së tij dashurinë ndaj njerëzve qe duhen per hir te tij!
Nëse duam të jemi të dashur të Allahut,të duhemi mes neve per hir te Allahut!
Ebu Hurejra transmeton se profeti a.s. ka thënë:
“Një njeri shkoi të vizitonte një vëllain e tij në një fshat tjetër. Allahu dërgoi një ëngjëll në rrugën nga do të kalonte. Kur ai kaloi pranë tij, ëngjëlli e pyeti: Ku po shkon?

Dua të shkoj të vizitoj një vëlla në këtë fshat-u përgjigj ai.

A ke ndonjë interes që po shkon?-vazhdoi ëngjëlli.

Jo-tha ai. Unë e dua atë për hir të Allahut, prandaj dua të shkoj ta vizitoj.

“Unë jam meleku i Allahut. Jam dërguar tek ti për të të komunikuar, që Allahu të do, ashtu si e do atë për hir të Tij – tha ëngjëlli”.

Thotë Pejgamberi(Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) Nëse ne duam dikë atëherë të shpejshtojme takimet me ata vellezer me fytyre të qeshur.
Përvec asaj se buzëqeshja është sadaka dhe lëmoshë ajo shtyn edhe dashurine ndaj vellaut!
Thotë një nga sahabët: Vallahi nga dita që e kam pranuar fenë e Allahut,saherë që takoja pejgamberin (Paqja dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi të) e shihja me fytyrë të qeshur!
Nêse ne duam të na duan të tjerët të behemi që sa herë të takohemi me ata tê rrimë me fytyre te qeshur !
Te dashur vëllezër neve mund t’na duket shumë punë e vogël t’i qeshemi vëllaut tonë por jo,dije se kjo vepër është punë e dashur e te derguarit tone dhe Allahut!

Transmetohet nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Nuk ka besuar askush prej jush derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete.” (Buhariu, Muslimi)

Ai që më së miri i din zemrat tona na ka mësuar që nëse duam të shtohet dashuria ndaj njëri tjetrit të shpeshtojmë selamin dhe pershendetjet!
Kur dy besimtarë përshëndeten duke i’a dhëne dorën njëri tjetrit atyre Allahu u’a fal gjynahet e tyre para se ata të ndahen nga njeri tjetri !
Kjo pêrveç se ti fal gjynahet e tuaja,ajo edhe më shumë të shton dashurinë ndaj vellaut!
-Obligimin e dytë që besimtari e ka ndaj besimtarit tjetër është që gjithmonë të jetë në ndihmë të tij dhe të jetë në shërbim te tij!
Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që është më i dobishem tek njerezit e tjerë, pastaj tha gjithashtu njeriu më i dashur tek Allahu eshtë edhe ai që fut gëzim në zemrën e besimtarit tjeter!

Neve gjithmonë shohim njerëz që kënaqen kur e merzisin dikë dhe kënaqen me këtë veprim, A harojnë ata njerëz se ky veprim eshte mekat dhe gjynah!
Te jemi te atille që gjithmone të jemi në shërbim dhe ndihmë tek vellezerit dhe besimtaret.

Besimtari është i atillë që gjithmone duhet të jetë në ndihme të vëllezërve.
Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) tha: Besimtarët janë një trup,dhe nëse një pjesë e trupit te dhemb atëher i gjithë trupi nuk eshte në rregull!

-Obligim tjetër ndaj vëllezërve tone është që të mos kemi urejtje ndaj tyre dhe te jemi te pastërt nga urejtja!
T’i shohim zemrat tona
A kam unë urejtje dhezili ndaj tjereve!

Ka thene pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) Asnjëher në zemrën e njeriut nuk bëhen bashke zilia dhe dashuria !

Xhelozia i djeg veprat e mira ashtu siç zjari qe djeg drunjte!
Prandaj ti pastrojmë zemrat tona nga keta gjëra të uryera tek Allahu dhe Pejgamberët!

-Obligim tjetër që kemi ndaj vëllezërve është që te mos përgojojmë vëllezërit e tjere!

Mysliman i mirë është ai qê me doren e tij nuk u bën dëm të tjerëve dhe gjithashtu mysliman i mirë është ai që me gjuhën e tij nuk u bën padrejtesi të tjerëve!
Keni pare disa,sa herë që ulesh me dikë dhe në gjuhën e tij nuk del vetëm se thashetheme,kjo gjë është e uryer!
Nese në prezencën tonë dikush flet për dikë tjetër dhe ne e degjojmë, dije edhe ty se nese kënaqesh me këtë edhe ti ke problem me imanin tend ngase duhet te mbrosh nderin e besimtarit ne mungese te atij!
Abdullah ibn Amri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – ka thënë: E pashë Profetin – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – kur bënte tauaf rreth Qabes (rrethrotullim) dhe e dëgjova të thoshte (duke ju drejtuar ‘shtëpisë së shenjtë’) :
“Sa e mirë je dhe sa e mirë është aroma jote! Sa madhështore je dhe sa madhështore është shenjtëria jote! Por pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti i Muhamedit, shenjtëria e besimtarit është më madhështore tek Allahu i Lartësuar se sa shenjtëria jote, e po ashtu edhe pasuria dhe gjaku i tij, dhe që të mos mendohet për të (besimtarin) veçse mirë”

Obligim tjetër ndaj besimtarit është që gjithmonë të kemi mendim te mirë për vëllaun tone !
Sa herë që del nga shtëpia yte duhet te mendosh se ka edhe më të mire se vetja jote.
Andaj kij mendim të mirë për vellaun!
Besimtari i vërtetë asnjëher nuk mendon keq per vëllaun e vet!

-Obligimi tjetër i jonë është edhe qe ti keshillojmë vellezerot tane!

Prandaj Allahi thotë
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha kohën!

2. Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurt.

3. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që porositen njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
?Këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. Ata këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm në rrugën e drejtë dhe të veprave të mira. Pra të bëjnë durim ndaj vështirësive, fatkeqësive, mundimeve dhe dëmeve që do t’u bëhen në rrugën për të mbrojtur besimin e tyre, të drejtën, moralin dhe çdo gjë që Allahu e ka bërë të paprekshme për njeriun. Allahu e ka shpjeguar durimin në Kur’an, si një ndër dyert e shpëtimit të njeriut duke thënë: “O ju që keni besuar, kër­koni ndihmë me durim e me namaz! Në të vërtetë Allahu është me durimtarët.”1

Besimtari është i atillë që saherë që e sheh një njeri në vepra të këqija duhet t’a keshillojë atë me butësi dhe ne vetmi
Fjala e butë gjatë këshillimit të vëllaut arin të depërtoj në zemrën e atij sepse asnjëher nuk mund të këshillosh tjetrin me vrazhdesi !
Këshilla jonë duhet të jetë në vetmi.
Shohim disa njerëz kinse dëshirojnë të këshillojne tjerët ne publik dhe në prani të tjerëve,dijeni vëllezër se kjo nuk është këshillë,kjo eshte nënçmim i atij vellaut!

Shkurt: Keshilla eshte ne vetmi dhe mbulimi i mangesise!

Të mundohemi të duam njëri tjetrin për hir të Allahut

25.06.2017 Fitër Bajram
Hoxhe Mafiz Rustemi

Perpiloi Ekrem Rufati

Xhamia e Dardanise-Tetove

You may also like...