Llojet e mallrave për të cilat obligohet zekati – 1 (Monedhat) – III

Zekat-5Llojet e mallrave në të cilat obligohemi me zekat :

 

  1. Dy monedhat: Janë për qëllim ari dhe argjendi si dhe çdo gjë që këmbehet me to nga mallrat e tregtisë qofshin ato pasuri, thesare, minerale si dhe paratë letrat me vlerë sepse Allahu thotë : ” Ata të cilët e ruajnë arin dhe argjendin dhe nuk i shpenzojnë në rrugë të Allahut, lajmëroi për një dënim të dhimbshëm. Si dhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Nuk jepet sadaka për pasurinë nën pesë okë (okë – 40 dirhem argjend). Po ashtu fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Për kafshën e plagosur nuk jepet zekat, për pusin nuk jepet zekat, për mineralet nuk jepet zekat ndërsa për thesaret e fshehura të paraislamit duhet dhënë një të pestën e tyre.
  1. Kafshët shtëpiake – këty hyn : devetë, lopët dhe dhentë sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Secili pronar i deveve, lopëve dhe dhenve i cili nuk e jep zekatin e tyre, në ditën e gjykimit ajo kafshë do ti bëhet shumë më e madhe se ka qenë dhe do ta shpon me bririn e tij dhe do ta shkel me thundrat e tij, pasi të përfundon njëra i kthehet tjetra përsëri kur ti vjen radha derisa të gjykohen të gjithë njerëzit.
  1. Frutat dhe drithërat – tek drithërat bëjnë pjesë çdo lloj prej tyre i cili qëndron rezervë akumullohet në hambar si : elbi, gruri, bizelja, batha, thjerëza (lloj groshe) e të ngjajshme. Tek frutat bëjnë pjesë: Hurmat, rrushi i thatë, ullijtë, bazuar në fjalën e Allahut : O ju të cilët keni besuar shpenzoni nga të mirat që ua kemi dhënë dhe çka kemi nxjer për ju nga toka ”. Si dhe fjala e Allahut në suren Enam, thotë : ” ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive).

Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Në atë që e ujit  qielli dhe burimet apo çfarë e pij ujin pa ujitje jepet një e dhjeta e saj ndërsa  për tokat që vaditen vetë, jepet gjysma e një të dhjetës.” Si dhe fala e tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : “Nuk jepet sadaka për pasurinë nën pesë okë (okë – 40 dirhem argjend)”.

 

Mallrat për të cilat nuk jepet zekat :

  1. Pemët, gjelbërimet sepse nuk ka argument që e obligon një gjë të tillë mirëpo poqëse jep diçka vullnetarisht të varfërve kjo është e pëlqyeshme bazuar në fjalën e Allahut : ” O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës.”
  1. Robërit, kuajtë, gomarët dhe mushkat kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Nuk jepet zekat për robin, kalin, fëmijun.”Poashtu nuk ka asnjë transmetim se Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të e ka marur zekatin prej mushkat dhe gomarët.
  1. Pasuria e cila nuk e ka mbërij kuotën-nisabin, vetëm në qoftë se zotriu i mallit jep vetë vullnetarisht nga dëshira e tij. Pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Nuk jepet zekat për pasurinë nën 5 eusuk, (300 sa’a=647 kg) nuk jepet zekat nën pesë okë të argjendit, nuk jepet zekat nën pesë deve.
  1. Mallrat rekrutë që i përdor dhe nuk i ka për tregti si mobiljet shtëpiake, shtëpia, makina, fabrika etj.
  1. Gurët e çmuar: si diamantët, margaritarët, gurë esmeraldi, rubinët si dhe lloje tjerë të gurëve të çmuar për derisa nuk përdoren për tregti, për ndryshe obligohet ta jep zekatin e tyre si mallra tregtie.
  1. Gjërat e çmueshme çfarë i mban gruaja (hulij) për zbukurim, në qoftë se i mban vetëm për zbukurime jo si thesar pasurie, mirëpo duhet pasur parasysh se dhënia e zekatit në këtë kontekst është më e pastër, bazuar në hadithin e Aishes-Allahu qoftë I kënaqur prej saj, e cila thotë : Hyri tek unë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe shikoi se unë në duart e mia po mbaja unaza të argjendta.Më tha : ”çka janë këto oj Aishe ”? I thashë : këto i kam për tu zbukuruar për ty o i Dërguari i Allahut, Tha : “ A e jep zekatin e tyre “ …I thashë : jo nuk e jap ose diç të ngjajshme çka don Allahu,më tha : “ Këto mjaftojnë për të të fut në zjarr ” .

 

Kushtet e kuotës – nisabit të mallrave për të cilat është obligim dhënia e zekatit , si dhe sqarim i masës obligative në to :

A)Dy monedhat – Ari dhe argjendi dhe gjithçka tjetër që e zë vendin e tyre :

  1. Ari – Kushti i tij është ta mbrin nisabin – kuotën e cila është 20 dinar – 85 gram, duke e kaluar kjo sasi një vit. Nga kjo pasuri nxiret çereku i një të dhjetës, prej 20 dinarëve gjysëm dinari çfarë është ma tepër se 20 dinar jepet sipas llogaritjes qoftë ajo pak apo shumë.
  2. Argjendi – Kusht për dhënien e zekatit të tij është ta mbrin nisabin ndërsa nisabi i tij është 5 okë – 595 gram, një okë është e barabartë me 40 dirhem, 5 okë – 200 dirhem kur të kalon një vitë e ka obligim që të jep zekatin nga kjo pasuri nxiret çereku i një të dhjetës ,pra për 200 dirhem jep 5 dirhem, çfarë është më tepër e llogarit.
  1. Bashkimi i arit dhe argjendit – Kush posedon flori e cila nuk e mbrin nisabin dhe argjend poashtu, i bashkon këto të dyja, e në qoftë se këto të dyja bashkë e arin nisabin atëherë e jep zekatin e tyre çdo njërën sipas asaj se sa duhet të jepet në çdonjërën prej tyre, po ashtu mund ta jep në nisabin e njërit prej tyre dy llojeve, p.sh. ai i cili e ka për borxh të nxjer një dinar prej kuotës së zekatit të tij i lejohet ti jep dhjetë dirhem argjend dhe e kundërta.
  1. Paratë në letër që kanë vlerë – Ai i cili posedon para të cilat e arijnë vlerën e nisabit, qoftë të arit apo argjendit duke kaluar një vit, prej 100% jep 2,5% pra një të katërtën e një të dhjetës.
  1. Mallrat e tregtisë – Kush posedon nën pronësinë e tij mall tregtie i cili e arin nisabin dhe vitin, obligohet ta jep zekatin e tyre nga 100% të jap 2,5% e tyre apo thënë ndryshe një të katërtën e një të dhjetës. Nisabi i mallrave të tregtisë është nisabi i arit dhe argjendit, tregtarit i lejohet të zgjedh nisabin e njërit ,ose të arit ose të argjendit.
  1. Borxhi – Çdo kush i cili i jep borxh dikujt dhe mund ta mer borxhin e tij nga borxhiliu kur të dojë e ka obligim që atë shumë ta bashkoj me pasurinë e tij që e ka, qofshin ato para apo mallra, dhe ta jep zekatin kur ta mbrin vitin. Madje edhe nëse nuk ka para përpos atyre që i ka dhënë borxh  kur paratë e dhëna borxh e arin nisabin, e jep zekatin e tyre, mirëpo nëse borxhin që e jep nuk mund ta mer atij kur të don nga borxhliu nga shkaku se nuk mund të ja kthenë, në këtë rast e jep zekatin kur ti kthehen paratë nga borxhliu vetëm për një vit edhe nëse kanë kaluar shumë vjet.
  1. Thesaret e fshehura (rikaz) – kjo fjalë e ka kuptimin e diçkaje e cila është e fshehtë si në fjalën e Allahut : Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëreni ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?” Ndërsa në rastin tonë e ka kuptimin se çfarë është e fshehur në kohën e injorancës, andaj ai i cili gjen një gjë të tillë në shtëpinë e tij apo në tokën e tij pasuri të këtij lloji e ka obligim ta jep zekat një të pestën e tij,fukarave, miskinave dhe në rrugët e hajrit. Kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Për thesaret e fshehura jepet një e pesta e tyre.”
  1. Mineralet – qofshin ato prej arit apo prej argjendit jepet zekati i tyre në qoftë se ajo çfarë është nxjerur e arin nisabin, në këtë rast nuk është obligim të kalon një vit, mirëpo obligohet zekati me nxjerjen e saj prej toke si rasti i të korave, ndërsa nisabi i tyre llogaritet me nisabin e arit dhe argjendit. Parashtrohet pyetja: Vallë a jepet një e katërta e një të dhjetës apo një e pesta si tek thesaret e fshehura? Ata të cilët thonë se mineralet krahasohen me thesaret e fshehura thonë se duhet të jepet një e pesta, ndërsa ata të cilët thonë së duhet të jepet 2,5% prej 100% për këtë janë argumentuar me fjalën e përgjithshme të të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Nuk ka zekat nën pesë okë.” Në pesë okë bëjnë pjesë mineralet dhe të tjerat, kjo çështje është e gjërë jo e deciduar falenderimi takon Allahut.

Poqëse mineralet e nxjerura janë hekur, bakër, naftë ose gjëra të tjera të vlefshme është e pëlqyeshme ta jep zekatin e tyre 2,5% në 100% sepse  nuk ka argumente të qarta që e obligojnë zekatin në këto lloje, të cilat nuk janë as arë e as argjend për të cilat është obligim dhënia e zekatit.

  1. Pasuria që shtohet – Në qoftë se malli i cili përdoret ka përfitim prej tij shtohet brenda kohës ose lindja e kafshëve, pronari i kësaj pasurie e jep zekatin e saj duke bashkuar me pasurinë bazë këtu nuk llogaritet hyrja e vitit ,pra kush posedon pasuri për tregti ose kafshë e cili e arin nisabin dhe fiton i shtohen brenda kohës prej këtyre mallrave e ka obligim dhënien e zekatit për të gjithë: për mallin që e ka bazë dhe atë që e fiton në ndërkohë.

   Mirëpo poqëse malli i tij që e i shtohet në ndërkohë nuk fiton prej tij apo kafshë e cila lind në ndërkohë pa e aritur nisabin pasuria,nisabi i saj llogaritet prej në fillim. Ndërsa kush përfiton në ndërkohë mall trashigimie apo dhuratë nuk e jep zekatin e tyre derisa të bëjnë një vjet.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e islamit”
Autor: Grup nxënësish të dijes
Përkthyes: Nexhat Ceka

You may also like...