Llojet e teuhidit – 2

Allahu-17Kërkimi i tretë: Llojet e teuhidit

Allahu të Lartësuar i takon njëshmëria, adhurimi ndaj të gjitha krijesave prandaj njësimi i Allahut me adhurim është se je i sinqertë komplet në fenë e Allahut, ky është teuhidi i uluhije-I njësimit të Allahut, kuptimi i fjalës “La ilahe ila-Allah”. Ky lloj i teuhidit i përmbledh të gjitha llojet e teuhidit.
Teuhidi është dy llojesh:
1 – Teuhidi haberij-lajmërues, ilmij-dijes, i’tikadi, që do të thotë: Teuhidi i besimit.
I cili e ka kuptimin e teuhidit të njohjes dhe pohimit të Allahut është teuhidi rububije dhe emrave dhe i cilësive të Allahut, duke e pohuar se Zot me të drejtë është vetëm Allahu më cilësitë e Tij, veprat e Tij, emrat e Tij, me të folurit e Tij ndaj kujt të don Ai nga krijesat e Tij si dhe njëkohsisht pohimi i caktimit të Tij në përgjithsi, forcës së Tij, urtësisë së Tij si dhe pastrimi i Tij nga çdo zemër e me të që nuk i takon Atij.
2 – Teuhidi talebij, kasdij, iradij që do të thotë: Teuhidi i adhurimit.
Ndërsa teuhidi më detajisht ndahet në tri lloje si në vijim:
1) Teuhidi rububije që e ka kuptimin – E besimit prerazi se Allahu është Zot i vetmi që krijon, sundon, furnizon, gjithërregulluesi. i cili furnizon me begati të gjitha krijesat, i cili i edukoi të veçuarit e Tij e ata janë pejgamberët dhe pasuesit e tij të sinqertë me besim të saktë dhe moral të lartë, dije të dobishme, vepra të mira. Kjo edukatë e frytshme për zemrat dhe shpirtrat rezulton në lumturinë e dunjasë dhe ahiretit.
2) Teuhidil-esmau ve sifat – që nënkupton besimin e thellë të patundur se Allahu është i pa të meta plotësisht në çdo aspekt. Kjo duke pohuar për të atë që pohon Allahu për veten e Tij ose e pohon i Dërguari i Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për të për të gjithë emrat dhe cilësitë e Tij si dhe kuptimet, dispozitat të cilat gjenden në Kuran dhe sunet ashtu siç e meriton i Lartëmadhëruar me Madhërinë e Tij.
Duke mos mohuar diç prej saj nga Ai, duke mos keqkomentuar cilësitë dhe emrat e tij, duke mos i shtrembëruar ato, duke mos i mohuar ato, si dhe duke mos i konkretizuar ato. Po ashtu mohojnë atë që Allahu e refuzon për veten e Tij ose o Dërguari i Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, qofshin ata të meta apo mangësi si dhe çdo gjë që bie ndesh me Madhërinë e Tij.
Teuhidi rububije dhe esmau sifat Allahu e ka qartësuar në librin e Tij ëiç tregon në filim të sures Hadid, Taha fundi i sures Hashr, fillimi i sures Ali Imran, Ihlas e në shumë sure te tjera.
3) Teuhidi uluhije – teuhidi ibadeh që e ka kuptimin e besimit me bindje duke ia bashkuar dijen, veprën, pranimin se Allahu e meriton adhurimin, adhurohet vetëm Ai e asnjë krijesë tjetër pos Tij.
Gjithashtu sinqeriteti në adhurim të jetë vetëm për të, ky lloj i teuhidit përmbledh në vete teuhid rububijen dhe esmau ve sifat sepse adhurimi ndaj Tij e përfshin cilësinë e Tij të plotë si dhe zotërimin e Tij të madh, Ai është të cilit i përkushtohet adhurimi sepse i ka cilësitë më të larta. Përderisa Allahu i ka cilësitë më të larta, askush nuk i përngjan Atij me të gjitha këta cilësi meriton që adhurimi ti përkushtohet vetëm atij dhe jo dikujt tjetër pos Tij.
Teuhidi uluhije është Ai për të cilën janë dërguar të gjithë profetët-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju, prej të parit deri tek i fundit prej tyre. Për këtë lloj flet Allahu kur thotë: “Thuaj: O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!” Gjithashtu Ai thotë: “Thuaju (o i dërguar): O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos i bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos Allahut! – E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” Madje veç këtyre gjithashtu Allahu këtë teuhid e përmend edhe në fillimin e sures Sexhde, në fundin e saj, në fillimin e sures Gafir, në mesin e saj dhe në fundit e saj, në fillim dhe në fund të sures Arafë si dhe në shumë sure të tjera.
Çdo sure në Kuran përmban në vete lloj nga llojet e teuhidit prandaj Kurani i tëri prej në fillim e deri në fund është argument që dëshmon për llojet e teuhidit. Pasi që Kurani ose tregon për Allahun, për emrat e Tij, cilësitë e Tij, veprat e Tij apo fjalët e Tij, kjo llogaritet teuhid ilmij, haberij, I’tikadi – teuhid rububije. Ose flet për thirrjen në adhurim të Allahut të vetëm pa rival dhe distancimit nga çdo gjë tjetër që adhurohet pos Allahut, ky lloj i teuhidit është iradij, talebij – teuhid uluhije. Ose është urdhër ose ndalesë për t’ju përmbajtur respektit ndaj Allahut, një gjë e këtillë është plotësimi i teuhidit ose tregon për nderin që Allahu ua jep në dunja pronarëve të teuhidit si fitore dhe sundim në tokë. Apo nderin ndaj tyre në ahiret i cili është shpërblim që buron e vjen vetëm nga teuhidi ose tregon për pasuesit e shirkut se si Allahu ata i poshtërson në dunja dhe i dënon ashpër në ahiret, kjo nga shkaku se nuk e përfillen teuhidin. Prandaj sipas asaj që cekëm Kurani i tëri flet për teuhidin, realitetin e tij, shpërblimin e tij si dhe për çështjen e shirkut pasuesit e saj dhe dënimin për të.

Shkëputur nga “Drita e teuhidit dhe erësira e shirkut
nën dritën e Kuranit dhe sunetit”
Dr. Seid Ibn Alij Ibn Vehf el-Kahtani
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...