Lutja e pranuar – 3

Dua-33Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, vulën e Pejgamberëve, zotëriun e gjithë  të Dërguarve mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij në përgjithësi.

“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” [Enbija: 83].

 Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” [Enbija: 87].

 “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt).” [Enbija: 89].

 “Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!” [Enbija: 112].

 “Zoti im, mos më fut pra, mua tek ai popull zullumqar!” [Mu’minun: 94]

 “Dhe thuaj: “O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!” Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!” [Mu’minun: 97-98].

“O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!” [Mu’minun: 109].

 “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” [Mu’minun: 118].

 “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë.” [Furkan: 65].

 “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit.” [Furkan: 74].

 “Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall, Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit. Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët! Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm.” [Shuara: 78-85].

 “I falënderohemi vetëm Allahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë.” [Neml: 15].

 “Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!” [Neml: 19].

 “Falënderimi i qoftë Allahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është Allahu, apo ata që ia bëjnë shok?” [Neml: 59].

 “Ai tha: “Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!” Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.” [Kasas: 16].

 “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar.” [Kasas: 21].

 “Atëherë, Allahun lartësojeni kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithë çka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën. Ai krijon të gjallin prej të vdekurit dhe të vdekurin prej të gjallit, Ai e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e po ashtu edhe ju do të nxirreni (të gjallë prej varrezave).” [Rum: 17-19].

 “E ata thonë: “Falënderuar qoftë Allahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bemires.” [Fatir: 34].

 “Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!” [Saffat: 100].

 “Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve. Dhe falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!” [Saffat: 181-182].

 “Thuaj: “O Allah, Krijues i qiejve e i tokës, Njohës i të fshehtës dhe i të dukshmes, Ti je që gjykon mes robërve Tu për atë që ata kundërshtoheshin.” [Zumer: 46].

 “I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.” [Gafir: 3].

 “E çështjen time ia besoj Allahut; vërtet, Allahu mbikëqyr robërit!” [Gafir: 44].

 “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.” [Zuhruf: 13].

 “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët.” [Ahkaf: 15].

 “Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve.” [Muhammed: 19].

 “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” [Hashr: 10].

 “Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!” [Mumtehine: 4].

 “Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.” [Mumtehine: 5].

 “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send.” [Tahrim: 8].

 “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet.” [Tahrim: 11].

 “Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim.” [Nuh: 28].

Përktheu: Omer Zaimi

Shkëputur nga libri: “Dua nga Kurani dhe Suneti”

Përgaditi: Abdullah Ibn Ahmed el-Al-laf

You may also like...