Me fat Kurban Bajramin

Kurban Bajrami-1Me fat festa e Kurban Bajramit

Me rastin e kësaj feste të dalluar islame, Sh.Q.Horizonti Plus i uron të gjithë shqiptarët por edhe të gjithë muslimanët për këtë festë madhështore  e cila është një ndër festat me urtësi dhe bukuri të ndërthurura jashtëzakonisht bukur.
E lusim Allahun haxhilerëve tanë tu pranohet haxhi, duatë e tyre të jenë pranuar sot në Arafat kurse ditët tjera ti kalojnë nën mëshirën e Allahut dhe të kthenen në familjet e tyre me mëkate të falura dhe të bekoj Allahu shtëpitë dhe familjet e tyre.
Besimtarët tanë e lus Allahun ta shënojnë këtë ditë ashtu siç u ka hije atyre, duke e lutur Allahun që agjëruesve sot tu jenë pranuar veprat e këtyre 10 ditëve të Dhulhixhes dhe tu jenë shumëfishuar shpëbrlimet. Ata që do prejnë nesër kurban apo që veç e kanë kryer këtë obligim nga aspekti financiar Allahu ua pranoft dhe e bëft vepër të madhe të tyre në ditën e gjykimit.
E lusim Allahun hoxhallarët tanë të burgosur padrejtësisht të lirohen, muslimanët e sprovuar me luftëra, të zhvendosur nga shtëpite e tyre, të maltretuar, të torturuar e të okupuar akoma nga zullumqarët Allahu ti pastron dhe mëshiron dhe sa më shpejt tu jap rrugëzgjidhje kurse atyre që luftojnë për ta mbrojtur vatanin dhe për të mbisunduar drejtësia në tokën e tyre Allahu ti forcon në këtë rrugë dhe tu jap fitore mbi zullumqarët.
O Allah na i prano lutjet dhe na bën ga të devotshmit sepse ti pranon vetëm se nga të devotshmit!

You may also like...