“Më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes…

Kuran-1“Më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes” (Hashr:9)

Tefsiri i Kuranit është i pasur me shumë përfitime dhe ngjarje, një nga ajetet e cila është zbritur si pasojë e një ngjarje shumë të bukur është edhe ajeti – fjala e Allahut:
“Por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë.” (Hashr: 9)?

Ky ajet ka zbritur në lidhje me Talha ibn Ubejdullah dhe gruan e tij.
Erdhi një njeri i uritur tek pejgamberi alejhi selam.
Pejgamberi tha Allahu e mëshiroftë atë i cili i bënë konak sonte këtij musafiri të uritur.
U ngrit Talha tha:
Unë do i bëjë konak o i Dërguar i Allahut.
Talha me vrap shkoi lajmroi gruanë e tij për musafirin.
Gruja e tij tha:
Mirë se vjen musafiri i Muhamedit alejhi selam, mirëpo nuk kemi ushqim të mjaftushêm, pos ushqimit që ia kam përgatitur fëmijëve tanë.
Talha i tha vëndoj fëmija nê gjumë, mashtroj disi deri sa ti nxen gjumi,e ushqimin e fëmijëve ia servojmë musafirit.
Ashtu veproi gruja e Talhas.
Erdhi musafiri, mirëpo Talha e fiku llambën e cila bënte dritë në mënyrë që musafiri mos të ndihet keq.
Ia servuan ushqimin e fêmijëve dhe musafiri filloj ngrënien e ushqimit dhe këta morën disa pjata pa ushqim dhe bënin kinse edhe ata po hanin ushqim me të.
Pas pak musafiri i lodhur ra me fjet dhe të nesërmen mori rrugëtimin pêr ku ishte nisur.
Muhamedi alejhi selam e thirri Talhan i tha: Çfarë ke bërë mbrëm, Allahu zbriti ajet prej shtatë kat qiejve dhe Allahu ka mbetur i habitur me atë cfarë keni bërë ti dhe gruaja yte.
Talha ia rrëfeu gjithë ngjarjen e mbrëmshme.
E pejgamberi alejhi selam e lajmroi se Allahu zbriti ajet për ju special.
Talha u emociona i dolên lotët dhe me vrap shkoi tek gruaja e tij e lajmroi pêr këtë përgëzim prej shtatë katë qiejve nga Allahu xhele ue ala.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

You may also like...