Mëkati i kamatës…sa përfundim i keq!

Mëkati i kamatës…sa përfundim i keq!

 

kamata-5– Dijetari dhe hoxha i mirënjohur Muhamed Hasani-Allahu e ruajt, e cek dhe thotë: Një ditë kur kisha ligjeratë javore në xhaminë periferike në qytetin Mensura të Egjiptit, ku mbaj që moti ligjerata si pasojë e kërkesës së xhematit të atij qyteti erdhi një djalosh dhe mu betonte në Allahun që të lutem për prindin e tij i cili kishte ndërruar jetë në të njëjtën ditë.

Pastaj filloi të qan dhe të më lajmëroi se përfundimi i prindit të tij nuk ishte aspak i mirë, po ishte i tmerrshëm!!

I thash: Si vdiq prindi jot?

Tha: Prindi im asnjëherë nuk ankohej nga ndonjë sëmundje dhe njihej për fuqinë dhe shëndetin e mirë të tij.Sot ishim duke drekuar së bashku dhe papritmas prindi ndjeu dhembje në barkun e tij e cila e detyroi që ta nxjerr ushqimin nga fyti dhe barku i tij. Shpejtoi deri në banjo e uli kokën dhe filloi të vjell derisa u lodh nga qëndrimi i gjatë, mirëpo edhe pse vjelli një kohë të gjatë prapë kishte nevojë të vazhdon të vjell.

U ul në gjunjë para govatës dhe e vëndoi fytyrën në të dhe vazhdoi t’i del ushqimi nga goja e tij derisa doli nga goja e tij një zë shumë i fortë dhe pastaj më nuk u dëgjua zë.

U futëm në banjo, fytyra i kishte hyrë brenda në govatë, kurse atij i kishte dalë shpirti.

Hoxha (Muhamed Hasani) i tha: Allahu na ruajt. Shko pyetën nënën tënde se çka vepronte prindi i jot?!

Nxënësi u kthye në shtëpi e pyeti nënën e vet dhe ajo i tha se prindi jot asnjëherë nuk është falur, asnjë namaz.

Hoxha i tha: Unë nuk pakësoj asgjë nga çështja e namazit dhe nga vlera e tij dhe unë e di se për lënien e namazit ka mospajtim mes dijetarëve se ai që e len, a banë kufër apo gjynah të madh.  Pra, unë nuk pakësoj asgjë nga çështja e namazit asnjëherë, mirëpo të betohem në Allahun shko, shko dhe njëherë pyete nënën tënde dhe thuaj se të pyet hoxha dhe të betohet në Allahun, se çka ka vepruar saktësisht ky njeri?!

Nëna e djaloshit e kuptoi menjëherë qëllimin e hoxhës dhe i tha të birit: O biri im, baba i jot punonte me kamatë!!

Kur mi tregoi fjalët e nënës së vet i thash: Po… ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Si jeton ashtu dhe vdes”.

Gjatë jetës së tij hante fëlliqësirë dhe dita e fundit të jetës së tij ashtu i mbaroi, duke ngrën fëlliqësirë!!

 

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi“. (Bekare:281)

 

E shkëputur nga ligjerata e hoxhë Ali Ashanit në Tetovë.

You may also like...