Mendjeprehtësia dhe puna e tij – Shejh Xhibrini – 4

Abdullah ibn XhibrinMendjeprehtësia dhe puna e tij – Shejh Xhibrini – 4

Falenderimi i takon Allahut i cili e dërgoi Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) me të vërtetën, përgëzues dhe qortues, para kijametit si thirrës në rrugën e tij si dhe e ka bërë atë kandil ndriçues. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet përveç Allahut, të Gjallit, të Përhershmit, i cili zgjedh nga profetët atë të cilin dëshiron, i dallon nga dijetarët ata të cilët ecin drejt rrugës së profetëve si dhe i ngrit në shkallë të larta atë që do. Larg çdo të mete qoftë Allahu, i Lavdëruari, i Cili nuk ka shok në sundimin e Tij, Atij i takon i gjithë falenderimi, Ai është i Gjithëdijshmi, njohs i të fshehtës. E ka mësuar njeriun të shkruaj me laps, ia ka mësuar atij atë të cilën nuk e dinte, salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij më fisnik, dëshmoj se Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) është i dërguari i Allahu i vërtetë si dhe thirrës në rrugën e Tij. Më i sinqerti, prijës i dijetarëve, më i devotshmi, udhëheqës i turmës të cilët pastrohen, ndërmjetsuesi në ditën e gjykimit, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi shokët e tij mbi familjen e tij, grate e ndershme të tij, prijësit e tij të djathtë, mbi pasuesit e tyre deri ne ditën e gjykimit.
4 – Mendjeprehtësia dhe puna në përhapjen e diturisë nga hoxhës i nderuar

Kur të vëresh begatinë e diturisë, kur të shohësh në të nxënurit përmendësh gjë të cilën e sulmojnë dyfytyrshit të cilët i pengon fakti se si muslimanët mësojnë përmendësh librin e Allahut apo sunetin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) e shohim së është një dhunti që Allahu ia ka dhuruar këtij umeti. Mirëpo duhet ditur se të mësuarit përmendësh është esenca e diturisë, esenca e të kuptuarit të saj, baza e të argumentuarit, përgatitja e ligjëruesve e autorëve si dhe e dijetarëve eminent për këtë arsye vëren tek dijetari memori të hatashme madje rënditje të fortë e saj, e kjo pa dyshim se vërehet edhe tek komentimi i librave të hoxhës tonë të nderuar Abdullah ibn Xhibrin – Allahu e mëshiroftë. Dituria e tij shfaqet më shumë gjatë komentimit të librave se sa gjatë dhënies se fetvave nga ai, ndërsa dikush prej njerëzve nuk din për hoxhën diçka veçse fetvatë e tij. Kurse komentimi i librave nga ana e tij është diçka e papërshkrueshme, argumentohet me Kur’an, sunet, fjalë të sahabëve, tabiinëve dhe atyre që kanë ardhur pas tyre, prej të parëve dhe të vonshmëve, fukahave, muhadithëve etj nga burimet e pranuara të fesë.
Kështu i rëndite argumentet hoxha jonë i nderuar sipas rënditjes bazë të tyre një e nga një, pastaj debatonte rreth tyre, polemizonte ashtu siç i ka urdhëruar Allahu pronarët e dijes që tua shpjegojnë njerëzve dijen dhe të mos i fshehin argumentet.
Sot ka njerëz të cilët turpërohen të thuan për një dispozitë të cilën e ka ndaluar Allahu se është e ndaluar – haram, ngase masës kjo nuk do ti përshtatet sepse ajo sot është shumë larg të vërtetës dhe argumentit, pasi që një thënie e tillë do të binte ndesh me mendimin e shumicës së njerëzve. Prandaj këto njerëz kur i sheh në tubime të mëdha ku prezantojnë i largohen fjalës “haram” ose “nuk lejohet” që mos “prishën” me njerëzit dhe mos e humbin autoritetin në mesin e tyre. E si pasojë përhapin ne mësin e njerëzve të kundërtën e të vërtetës, pasi që duan të kënaqin filanin apo fulanin, të fitojnë emër dhe famë në mesin e njerëzve. Atëherë ku janë këto njerëz nga premtimi me Allahun ku i porosit dijetarët dhe të diturit ta thuan të vërtetën dhe mos e fshehin atë. Po ashtu mundohen tua pështjellin dëgjuesve dhe lexuesve argumentet, duke u argumentuar në mënyre të gabuar, duke zgjedhur lehtësime e duke zgjedhur mënyra të ndryshme për t’ju larguar të vërtetës.
Ndonjëherë ndodhën që argumentet e Allahut për këta njerëz të jenë shumë abstrakte, sepse Allahu ka urdhëruar shpalosjen, zbulimin dhe kumtimin e argumenteve të Tij e jo fshehjen apo maskimin e realitetit të tyre.
Hoxha jonë i nderuar i ariti të tetëdhjetat porse ai nuk u ndal së lëvizuri në rrugën e Allahut, u mundua të mos lej fshat apo vendbanim pa hyrë ne to për ta kumtuar fenë e Allahut, duke mbajtur ligjerata, duke sjell dijetarë në ndejat e tij, duke i këshilluar masën, duke komentuar libra, duke majtur kurse. Madje ai shpesh vizitonte kolegët e tij dijetarë, gjykatës, nxënësit e dalluar të dijes, thirësve të mëdhej në rrugën e Allahut këshillohej me ta, u përgjigjej ftesave të tyre, u ndihmonte atyre. Ai ishte shumë i dhimbshëm me besimtarëve, pyeste hallin e të madhit dhe të voglit prej tyre, i ndershëm kur pyetej nga gratë dhe motrat muslimane, edhe pse i posedonte të gjitha këto cilësi të larta morale ai më shumë dhe më thjesht njihej si njeri shumë modest, madje tregohet nga nxënësit e tij se disa herë gjatë udhëtimeve i dëgjonte kasetat e nxënësve të tij edhe pse ai i kishte mësuar ata.

Vdiq i dahuri dhe humbi ylli dhe hëna
Na u shtua e urryera tek ne si dhe humbën shenjat e tij
Vdiq drita e udhëzimit dhe rigjallëruesi i sheriatit
Me dijen, kuptimin, komentimin e tij autoritativ
O ibn Xhibrin nuk perënduan gjurmët e tua
Mundi yt nuk shkoi huq e as rruga yte e gjatë
Detë i dijeve si dhe shenjë për të devotshmit
Sikur të ishte hëna e cila ndriçon natën
Vdiq imami dhe shkoi me të drejtësia
Kush pas jush hakun vallë do ta ndihmon
Sa thesare shkencore janë zbuluar nga ti
Të cilat për një kohë kanë qenë sekret
Keni ringjallur sunetin e udhëzimit dhe siren e tij
Keni trashëguar dituri para se të thithet tërësisht
Sa herë është zgjuar natën e erët i përulur
Kurse njerëzit argëtoheshin, zbaviteshin e mbureshin
Cdo herë jepte fetva dhe këshillonte
Derisa e mori frymen e fundit dhe iu afrua agonise
O e keqja e humbjes së një shoku
Syri po qan nga pikëllimi ndersa zemra mëzitet
Cdo ditë qe ka kaluar hoxhës tim i them lamtumirë
Prandaj a marim mësim për ditët që vinë
Ajo është vdekja e cila i mer ata që janë
Ndersa kjo botë nuk është e përjetshme
Ajo është vdekja që ri në fushën tonë
Vjen papritmas pa të dhënë shenjë: Kujdes
O hoxha jonë i nderuar o imami i kohës tonë
Me humbjen tënde derdhen lotët nga i mallëngjyeri
Ka jetuar i çiltër i pastër në shpirtë e kraharorë hapur
Zhvendosu i ndëruar sepse shpërblimi pret

Në qoftë se din Allahu, kjo është shpesa jonë në Zotin e botërave, që atë ta ngrit para shumë robërve të Tij ditën e gjykimit, gjithashtu ta mëshiron me mëshirën e tij të gjërë sepse vërtet Ai është Mëkatfalësi dhe i Gjithëmëshirshmi.

5 – Xhenazet e dijetarëve

Ndërmjet nesh dhe atyre është dita e xhenazeve – kështu u shpreh imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) dhe dijetarët e Ehlu Sunetit kur kanë folur për dallimin e pasuesive të sunetit dhe atyre të bidatit, pra një nga karakteristikat dalluese. Në varimin e tij kanë marë pjesë shumë pak bidatçi të cilët numëroheshin në gishta. Kur ia kanë falur xhenazen imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë) janë lidhur njerëzit edhe në portet e anijeve edhe në ura sepse toka nuk u ka mjaftuar.
Shejhul islam Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë) kur ja kanë falur xhenazen, njerëzit janë lidhur në namaz në toka të ndryshme, në kulme të shtëpive, e pa dyshim se këto gjëra të çuditshme ndodhin në xhenazet e dijetarëvem, pasi që ata janë të dalluarit në pasurinë me të shtrenjtë që Allahu e ka dhuruar mbi sipërfaqen e tokës e ajo është dija. Në xhenazen e Abdulaziz ibn Bazin, në atë të Muhamed Salih ibn Uthejmin po edhe në atë të Abdullah ibn Xhibrinit pat shumë njerëz që i përcollën xhenazet e këtyre kollosëe te dijes. Madje në të fundit kur e lanë xhenazen e shejhut hynin shumë njerëz pë ta përshëndetur për së fundi herë hoxhën tonë të nderuar pastaj ia falën xhenazen në xhamine e Mesxhidul-Kebir në Rijad të Saudisë. U mbush xhamia përplot me njerëz bashkë me kulmin e saj, para namazit të drekës u mbyllën dyert e saj, safat u gjatën deri në hapsirat e tregjeve, qarkullimi rrugor u ndërpre për shkak të njerëzve të shumtë në rrugë. Sa që siç tregohet nga prezantuesit në xhenazen e hoxhës tonë të nderuar nga një person i cili nuk ishte shumë i kapur për feje thoshte se kam ecur pas xhenazes së tij shtatë kilometra. Dashuria e njerëzve ndaj hoxhës tonë të nderuar e përshkruan nevojën e madhe të tyre për të dhe për pozitën e tij tek zemrat e tyre, madje ajo ishte sikurse dielli i paraditës edhe pse gjatë bartjes së xhenazes koha ishte e nxehtë kjo nuk i pengoi besimtarët ti bashkangjiten turmës nga të gjitha vendet të cilët kishin ndëgjuar për vdekjen e hoxhës tonë të nderuar.
Morën pjesë në xhenazen e tij banorë të qytetit , të fshatrave, qyteteve tjera të Saudisë, madje kishin aritur edhe nga shtete tjera arabe të prezantojnë në xhenazen e tij. Shumica e pjesëmarësve ishin të rinj të kapur fortë për sunetin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) fakt i cili i nervozon armiqte e fesë së Allahut dhe i poshtron dyfytyrshat në mesin e besimtarëve.dhe me të vërtet është saktë thënia e imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë) pra argumenti i jonë kundër atyrë – bidatçive është dita e xhenazes.
Prandaj po i pyesim të gjitha ata mosbesimtarë, dyfytyrsha, e bidatçi që flasin kundër atyre që e përhapin sunetin e të dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), kundër atyre që e përhapin islamin, kundëe atyre që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, a mund të na tregoni ndonjë xhenaze tek ju si kjo e jona? Përgjigja është – Nuk egziston diçka e tillë. Prandaj kur e bën dallimin midis xhenazeve të dijetarëve dhe ndonjë muzikanti, artisti, shih dallimin ndërmje tyre, a thua çfarë vallë i ka dalluar këta? Cka shpresojnë apo kërkojnë? Për muzikantin nuk mendohet vetëm se e keqja të cilën e kanë vepruar me muzikën e tij, madje kur përmendet ajo për të kjo për të është shtim i të keqes mbi të keqe si dhe e gropos në gropat më të thella të xhehenemit, pasi që vepra e tij nuk është gjë tjetër vetëm se trashëgimi e keqe e cila vazhdon edhe pas vdekjes së tij, e në fund nuk ka mbet diçka prej tij vetëm se trup i vdekur dhe asgjë e mirë. E njejta është edhe me artistët e fëlliqtë të perëndimit apo edhe të vendeve tjera të cilët i kanë pasuar ato. Kurse xhenazja e dijetarëve përcillet me dua – lutje, për të që Allahu ta mëshiron, kujtohen këshillat e tij, kujtimet e mira me të, marja e mësimit nga ai, prezantimi në ndejat e tij, veprat e tij…e kjo pa dyshim se i bën dobi të vdekurit dhe ia ngrit gradat në botën tjetër. E kjo pa dyshim se na bën dobi që të kujtojmë, mendojme, krahasojmë dallimin midis tyre dhe të zgjedhim se cilën rrugë duam të ecim deri në fund të jetës tonë.
O Allah ne të lusim Ty ta mëshirosh hoxhën tonë të nderuar me mëshirën Tënde të gjërë, ta bësh prej banorve të xhenetit, ta ngrisësh atë në gradat e të udhëzuarve të Tu, tia zavendësosh këtij umeti me një më të mirë se ai.
O Allah të lutemi ta përhapish përmendjen e tij, o Allah të lutemi t’ja falësh hoxhës tonë mëkatet e tij, tia ngrisish shkallët në xhenet, ta risish vlerën e tij në mes të njerëzve, ta shpërblesh ashtu siç din vetëm Ti.
O Allah shpërbleje atë për gjithë punën e tij çfarë ka bërë për përhapjen e fesë Tënde, bëri fjalët e tij të trashëgohen tek njerëzit që do vin pas tij, bëne atë prej banorve të xhenetit-Neim e na fal neve dhe ato që ishin para neve o Allahu jonë i Gjithëmëshirshëm. paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Muhamedin alejhi selam.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marë nga: www.alimam.ws/ref/1822
Shkroi: Muhamed Salih el-Munexhid

You may also like...