Mikatet e umres dhe haxhit

Kabeja-26 – Mikatet e umres dhe haxhit

Mevakit: Është shumësi i mikatit që d.t.th. diçka çfarë është e caktuar në adhurimet qoftë caktim kohorë apo vendor.

Pra në terminologji mikati d.t.th.: Vend për adhurim kohor i caktuar, kurse në këtë studim e kemi për qëllim atë të cilën e ka caktuar sheriati për ihram qoftë ai vend apo kohë.[1]

Mikatet janë dy lloje:

Lloji i parë – Mikatet kohore: Mikati kohor për haxhiun fillon prej në fillim të muajit Sheval deri në ditën e dhjetë të Dhul-hixhes, thotë Allahu në Kuran: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin[2] në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Allahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time”.[3] Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Muajit e haxhit janë: Shevali, Dhul-kade, dhe dhjtë ditët e Dhul-hixhes.[4] Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Prej sunetit është që të mos hyn në ihram për haxh, vetëm se në muajt e haxhit.[5]

Kurse mikati kohorë për të bërë umre është e përgjithshme, pra të lejohet të bësh umre gjatë tërë vitit kur të don, nuk ka kohë të caktuar e as që ka ihrami i saj kohë të caktuar,

prandaj  bën umren kur të don qoftë me Shaban, Ramazan apo Sheval ose në muajt tjerë.[6]

Lloji i dytë – Mikatet vendore: Janë pesë vende sipas caktimit të pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:

  1. Dhul-hulejfe[7] – distanca ndërmjet saj dhe xhamisë së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është 13 km kurse nga Mekeja 420 km, ky vend është mikati i banorëve të Medines dhe kush vjen rrugës së saj për në Mekë.
  2. Xhuhfe – është mikati i banorëve të Shamit, ky vend tani është një vend gërmadhash[8] ndërsa njerëzit sot hynë në ihram prej në Ragib, sepse është shumë afër, pak para Xhuhfes. Gjendet 22 km në perëndim të saj, afërsisht nga rruga e hixhres, rruga e shpejt nga Medineja për në Mekë, ndërsa distanca ndërmjet saj dhe Mekes është 208 km. Kurse sa i përket Ragibit ai është larg Mekes 186 km e nga kjo anë hyjnë në ihram banorët e anës së veriut të mbretërisë Saudite, ndërsa bregdeti i mbretërisë nga veriu është kah Akabeja, nga ana e secilës gjithashtu hyn në ihram shtetet e Afrikës veriore dhe asaj perëndimore, banorët e Libanit, Sirisë, jordanit, Palestinës dhe çdo kush që kalon përmes kësaj rruge i cili nuk është i asaj ane.
  3. Karnul-Menazil – Sot ky vend quhet Sejlul-Kebir, distanca prej në Batni Vabij deri në Mekë është 78 km. Prej aty hyn në ihram banorët e Nexhdit haxhilerët e lindjes dhe nga ata: Banorët e Gjirit, Irakut, Iranit dhe ata që kalojnë nga ky vend që nuk janë të asaj ane. Nga rafshina e Muharemit e cila është nga rruga el-Huda nga ana perëndimore e Taifit, e ajo nga Mekeja është larg 75 km, prej nga hyn në ihram haxhilerët e Taifit si dhe ata që kalojnë nga kjo rrugë e që nuk janë prej këtyre vendeve, mirëpo ky nuk është mikat i posaçëm por është rruga më e lartë e Karnul-Menazilit.
  4. Jelemlem – në të gjindet një pus i quajtur Sadije ndërsa Jelemlem është lugina e madhe, e cila anon nga mali Serevat kah Tuhameja pastaj ngjitet nga deti i kuq, ky vend për ihram është larg nga Mekeja 120 km. Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i ka caktuar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mikatet vendore: Për banorët e Medines Dhul-Hulejfe, për banorët e Shamit Xhuhfen, për banorët e Nexhdit Karnul-Menazil, për banorët e Jemenit Jelemlem, ato janë për banorët e atyre vendeve të përmendura dhe për ata që vijnë prej atyre anëve, duke mos qenë banorë të këtyre vendeve, për ata që dëshirojnë ta kryejnë haxhin dhe umren. Ndërsa kush nuk është i këtyre vendeve bëjnë nijet për haxhin ose umren nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe banorët e Mekes e bëjnë nijetin për haxh e bëjnë prej të shtëpive të tyre.[9]
  5. Dhatul Irk – ky vend shtrihet në anën lindore të Mekes në një distancë prej 100 km, ky mikat sot është i mbetur e i braktisur pasi që nga ajo anë nuk ka rrugë ndërsa haxhilerët e lindjes sot, ata të cilët vijnë nga ky regjion hyn në ihram nga Sejli apo Dhul-hulejfeja.[10] Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ua ka caktuar si mikat tokësorë banirëve të Irakut Dhutul-Irkun.[11] Ky hadith nuk i ka aritur Omer Ibn Hatabit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili për rastësi ua ka caktuar si mikat banorëve të Irakut Dhatul-Irkun duke e qëlluar sunetin vetvetiu.[12] E si pasojë e ka vaxhib çdo kush i cili kalon nga këto mikate të hyn në ihram prej aty, të mos i tejkalon ato pa hyrë në ihram tek ta për atë i cili niset për në Meke, i cili dëshiron ta kryen haxhin apo umren, qoftë kalimi i tij nëpër rrugën tokësore, ujore ose atë ajrore. Prandaj është legjislative që ai i cili e ka rrugën kah Mekeja ne relacion ajrorë duke udhëtuar të kryejë haxhin apo umren të përgatitet për të duke u pastuar e të ngjajshme me këtë para se të hyp në aeroplan, e kur ti aftohet mikatit e vesh izarin dhe ridaun, pastaj e shqipton telbijen për haxh apo për umre. Por edhe poqëse e vesh izarin dhe ridaun para se të hyp ne aeroplan apo para se të mbrij afër mikatit nuk ka gjë, mirëpo nijetin për të hyrë në ihram dhe telbijen i bën vetëm kur ti afrohet mikatit ose kur të kalon nëpër mikat pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk ka hyrë në ihram përpos se prej mikatit.

Ndërsa ai i cili banon larg mikateve: si banorët e Xhides, Bahrës dhe Sherait, mikati i këtyre vendeve është prej vetë vendbanimit të tyre, prandaj këta banorë hyn në ihram prej shtëpive të tyre qoftë për haxh apo për umre ndërsa banorët e Mekes hyn në ihram vetëm për haxh prej në Mekë.[13]

Ndërsa kush dëshiron të hyn në ihram për në umre apo haxh dhe e tejkalon mikatin pa ihrame, duhet të kthehet dhe ti vesh ihramet prej në mikat, e në qoftë se nuk kthehet obligohet të pret një kurban, pasi që Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Kush haron diçka prej haxhit të tij apo len diçka le të pres një kurban”.[14]

Ndërsa kush niset për në Mekë dhe nuk dëshiron të bën as haxh e as umre mirëpo shkon për diçka tjetër si tregtia, vizitë etj, ky person nuk e ka për obligim ta vesh ihramin përpos nëse don të bën haxh apo umre, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur i ka caktuar mikatet ka thënë: “…ato (mikatet) janë për ata që vijnë nga ato anë që dëshirojnë ta kryejnë haxhin apo umren…[15] Nga ky hadith nënkuptohet se ai i cili kalon nëpër mikate dhe nuk dëshiron ta kryen haxhin apo umren për të nuk ka ihram. Për këtë gjithashtu aludon fakti se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur hyri në Mekë në vitin e çlirimit të saj, nuk hyri në të me ihrame mirëpo hyri në të me rroba të zakonshme ndërsa në kokën e tij kishte helmetën ushtarake pasi që qëllimi i tij nuk ka qenë as haxhi e as umreja mirëpo ai deshi ta çliron atë qytet e shenjtë nga shikru dhe idhujtaria e motshme[16].

Xhabiri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur hyri në Mekë gjatë çlirimit të saj e kishte veshur një çallmë të zezë dhe ishte pa ihrame.[17] Sa i përket çallmës dhe helmetës të veshura në këto ditë, tekstet tregojnë se ndoshta i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka hyrë në Mekë me helmetë e më pas e ka nxjer dhe e ka veshur çallmën e zezë ose çallma e zezë e tij ka qenë e lidhur mbi helmetën e tij ose nën helmetën e tij që ta mbron kokën e tij nga hekuri, e Allahu e di më së miri.[18]

[1] Shiko “Kamus” El-Muhit fq. 208, “Misbahul-munir” 2/667, “Sherh umde” Ibn Tejmije 1/302

[2] Ç’është thënë sa i takon haxhxh et-temettu’, haxhxh el-kiran dhe haxhxh el-ifrad. . . Dhe kushdo që bjen hadi (kurban) me vete, duhet ta kryejë ihramin e haxhxhit dhe ta bëjë si ‘umre (dhe pastaj të marrë ihram tjetër për haxhxh prej Mekkës, etj). Ka tre lloje të kryerjes së haxhxhit, si vijon:

  1. a) Haxhxh et-temettu’: Me ç’rast nuk ke hadi (kurban) me vete dhe e vesh ihramin vetëm për ‘umre së pari, dhe pas ‘umres e kryen ihramin dhe vesh tjetër ihram për kryerjen e haxhxhit, prej Mekkës, por duhet ta therrësh një hadi (kurban).
  2. b) Haxhxh el-kiran: Gjatë këtij haxhxhi personi nuk duhet patur hadi me vete dhe duhet ta kryejë ‘umren, e pastaj edhe haxhxhin me të njëjtin ihram.
  3. c) Haxhxh el Ifrad: Është kur personi vesh ihramin për ta kryer vetëm haxhxhin, e jo edhe ‘umren, e kjo është posaçërisht për banorët e Mekkës.

[3] Bekare:197

[4] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 3/419

[5] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 3/419, kuptimi i sunetit është: Rruga e sheriatit, “Sherh” Zerkeshi 3/71.

[6] “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/399, shiko “El-haxh ve vasfun lirihletil-haxh” Dc. Abdullah Tajar fq. 48.

[7] Këtu duhet të bëjmë një ndërhurje pasi që një shumicë e muslimanëve të paditur në përgjithësi këtë vend e quajnë: Ebjaru Alij, ngase mendojnë se Aliu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i ka luftuar xhinët e kjo është gënjeshtër sepse sahabët nuk e kanë luftuar dikënd prej xhinëve, për këtë më gjërë shih “Fetava” Ibn Tejmije 26/99.

[8] Ibn Xhibrini-Allahu e mëshiroftë, thotë: Tash ka rrugë të ndarë për në Xhuhfe nga rruga e gjërë e Ragibit, në atë vend është ndërtuar një xhami për namazin e ihramit

[9] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/387, Muslimi nr. 8382.

[10] Shiko për këto distance të mikateve në “Teudihul-ahkam fi bulugil-meram” Basam 3/285-288

[11] Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Albani e ka bërë hadithin të saktë në Sahih Ebi Davud 1/327, Në “Sahih Nesaiu” 2/562, po ashtu hadithin e transmeton Muslimi nga Xhabir ibn Abdullahu 2/841, shiko “Irvaul galil” 4/175.

[12] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/389

[13] Shiko “Mexhmu fetava” Ibn Baz 5/251

[14] “Muveta” imam Malik 1/419, Darekutniu 2/244, Bejhakiu 5/152, Albani thotë: Ky hadith është i vërtet si fjala e sahabiut, shiko “Irvaul galil” 4/299

[15] Kaloi tranmsetimi

[16] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 4/59, Muslimi 2/989, shiko “Mexhmual-fetava” Ibn Baz 5/251

[17] Transmeton Muslimi 2/990

[18] Shiko “Fet’hul bari” 4/61-62

 

Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...