Mjekra, sunet dhe natyrshmëri – 2

Suneti-7Mjekra është natyrshmëri e njeriut

 

Thotë I Lartëmadhëruari :” Përqëndro veten tënde sinqerisht në fe , I larguar pre cdo të kote , feja e Allahut në të cilën krijoi njerëzit , ska ndryshim në fenë e Tij – natyrshmërie të krijuar nga Allahu , ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.”(ez-Zumer:30) Domethënia e këtij ajeti është:

 

Përqendrohu ne fenë e vërtetë , qëndro në fenë e pastërt të Ibrahimit a.s. e cila të është urdhëruar nga Allahu xh.sh. dhe duke qenë besnik në këtë fe do të ruajsh natyrshmërinë e pastër ne të cilën të ka krijuar Allahu xh.sh. E kjo pa dyshim është njohja e Allahut xh.sh. duke pranuar Allahun xh.sh. për Krijues i Cili është i vetmi që meriton ti robrohet robi i Tij ndërsa kjo nënkupton në të njejtën kohë dhe teuhidin e pastërt kurse në këtë marrin pjesë edhe cilësitë natyrore të njeriut.

Transmetohet nga nëna e besimtarëve Aisha (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej saj) se i Derguari i Allahut  (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ka thënë :” Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë (fitres) : Shkurtimi i mustaqeve , lëshimi i mjekrës , misvaku , futja e ujit në hundë (pastrim i hundës me uje gjatë abdesit) , prerja e thojve , larja mes gishtërinjve (gjatë marjes se abdesit) rruarja e qimeve nën sqetulla , ruarja e qimeve në vendet e turpshme dhe larja e organit pas kryerjes së nevojës.” – të dhjetën e ka përmendur Zekeria duke e transmetuar nga Musabi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë : E kam haruar të dhejtën por me duket se i Derguari i Allahut  tha :” Madmada” që është futja e ujit në gojë gjatë marjes së abdesit të bësh gargara me ujin në gojë.(transmeton ebu Davudi)

Natyrshmëria e njeriut është pamja e tij e jashtme , pamje në të cilën Allahu xh.sh. i krijoi njerëzit. Në këtë mënyrë Allahu xh.sh. ka mbjellur tek njerëzit animin e tyre nga Zoti. Në qoftë se do të dëshironte njeriu ti mohoj keta cilësi të natyrshme të pamjes së vet , atëherë pamja e tij do të jetë në kundërshtim me pamjen e pasardhësve të Ademit (paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi të) , e të mos flasim për përngjasimin me pasuesit e islamit , fe e cila është natyrshmëia e përkryer. Njeriu i cili ka në posedim natyrshmërinë e pastër dhe nuk është i ndikuar nga rrethi ai me këtë natyrshmëri refuzon dhe urren gjithçka që nuk është nga zbukurimet e tij dhe po ashtu shpreh dashuri për gjithçka që është në natyrshmërinë e tij edhe pse nuk janë të përmbledhura me ligjet e sheriatit , atëherë bëjmë pyetje për ato që janë të përmbledhura në ligjin e Allahut xh.sh.

Hafidh es-Sujuti (Allahu xh.sh. e mëshiroftë) thotë: Fjalët dhe vlerësimet që janë dhënë për nayrshmërinë janë se natyrshmëria është synet i zgjedhur i të gjithë pëjgamberëve (paqa Allahu xh.sh. qofte mbi të gjithë ato) dhe është vërtetuar me ligjet –sheriatet e tyre dhe kjo është vetënatyrshmeri në të cilën janë lindur.

 

Rruarja e mjekrës konsiderohet ndryshim në krijmin e Allahut xh.sh.

 

I Lartësuari në Kur’an thotë:“ Ska ndryshim të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu.“(er-Rum:30). Në komentin e ketyrë fjalëve Kur’anore komentuesit i kanë vlerësuar si urdhër Kur’anor, që don të thotë mos e ndryshoni krijimin e Allahut s.v.t. nga pamja në të cilën Ai xh.sh. i ka krijuar Jemi të krijuar që të njohim Allahun xh.sh. dhe vetëm Atij ti besojmë dhe ti bindemi si Zot dhe gjithçka që vijnë pas kësaj janë cilësi të natyrshmërisë së pastër njerëzore.

Allahu xh.sh. kur tregon për mashtrimet e iblisit thotë:” Do ti urdhëroj dhe ata do ti shëmtojnë krijesat e Allahut.”(En-Nisa:119) Nga kjo qartë na bëhet me dije se ndryshimi i krijmit të Allahut xh.sh. është në kundërshtim me sheriatin islam dhe nënshtrim ndaj urdhërit të shejtanit kurse në të njejtën kohë mosrespektim i urdhërit të Allahut xh.sh. Po ashtu Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë:” Ai ju dha juve formën , e formën tuaj e bëri të bukur.”(Et-Tegabun:3). Nga ky ajet Kur’anorë mund të kuptojmë se Allahu xh.sh. e krijoi njeriun në formën më të bukur dhe e urdhëroi atë për mbajtje të pastërtisë sikurse Allahu xh.sh. me këto fjalë don të thotë: Allahu ju krijoi me pamje më të bukur dhe formën më më përsosur , prandaj mos e ndryshoni pamjen tuaj duke e zbehur atë-ose dëshiron të thotë: Mbrojeni atë në të cilën u krijova , pra mbrojeni atë me të cilën do të ruani bukurinë tuaj burimore dhe mos i ndëgjoni fjalët e shejtanit , kur ai ju urdhëron për ndryshimin e krijimit të krijesave të Allahut xh.sh.

I Derguari i Allahut  (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) thotë:” Allahu ka mallkuar ata që bëjnë tatuazhe dhe ata që kërkojnë tju bëhen tatuazhe dhe ata që i shkulin vetullat dhe ata që kërkojnë tju shkulen vetullat dhe ata që bëjnë hapësira në mes dhëmbëve për zbukurim dhe ata të cilët munodhen të bëjnë ndryshim në krijimin e Allahut.”(mutefekun alejhi).  Ata të cilët e ruajnë mjekrën për të arritur zbukurim , bëjnë po ashtu ndryshimin e krijimit të Allahut xh.sh. i cili ndryshim siç ndëgjuam nga hadithi është rëptësisht i ndaluar , pasi që ky grup njerëzish që e bënin këtë punë kërcënoheshin me mallkim , Zoti na ruajtë! Në fund të fundit shkulja e qimeve u është ndaluar , e mos flasim për burrat natyrshmëria e të cilëve është mjekra edhe pse disa nga dijetarët lejojnë shkuljen e qimeve nga fytyra për gratë për shkak të zbukurimit.

 

Rritja e mjekrës është traditë profetike

 

Qysh më parë kemi përmendur fitren si synet të të gjithë pejgamberëve (paqa e  Allahut xh.sh. qoftë mbi to) e për këtë Allahu xh.sh. thotë në Kur’an:” Përkujto kur Zoti i vet , Ibrahimin e provoi me disa obligime e Ai i përmbushi ato…”(el-Bekare:124)

Transmetohet nga burime të sakta se ibn Abasi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) duke komentuar ajetin në fjalë ka thënë se Ibrahimi (paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi të) është provuar me cilësitë e natyrshmërisë. Duke mos haruar të përmendim këtu se Ibrahimi synetimin e vet e kreu në moshën 80 vjeçare e cila është prej natyrshëmrisë njerëzore.

Kur’ani po ashtu na referohet edhe me rastin e Harunit (paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi të) duke e përmendur me mjekër të madhe dhe e flokë të gjata. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:” Ai (Haruni) tha : O bir i nënës sime , mos më kap as për mjekre e as për flokësh!”(Taha:94) Nga kjo kuptojmë sikur ai të ishte pa mjekër Musai (paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi të) nuk do ta kishte kapur për mjekre.

Allahu xh.sh. i përmend emrat e të dërguarve në fund të ajetit 90 në suren El-Enam duke i përmendur në këtë rast edhe emrat e Musait dhe Harunit (paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi to) duke thënë:” Ata ishin që Allahu i vuri në rrugë të drejtë , andaj ti merri si shembull në udhëzim.”(El-Enam:90)

Siç kuptuam Allahu xh.sh. urdhëron të dërguarin e Tij Muhamedin (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) që të ndjek shembullin e të dërguarve të mëparshëm , poashtu ky urdhër është edhe urdhër për të gjithë ata që kanë besuar Allahun xh.sh. të dërguarin e Tij dhe shpalljen e Tij të zbritur , pra Kur’anin. Këtë argument e mbështet Allahu xh.sh. duke thënë në suren el-Ahzab:” Me siguri ju shembullin më të mirë e keni tek i dërguari i Allahut.”(El-Ahzab:21)

 

Përktheu nga boshnjakishtja: Ramadan  Iseni

Nga : Muhamed ibn Ahmed ibn Ismai

You may also like...