Mos e angazho veten me të metat e të tjerëve – Hutbe

Pergojimi-1MOS E ANGAZHO VETEN ME T’METAT E TË TJERËVE

” Ata që duan të përhapin lajmet e turpshme për besimtarët, i pret dënimi i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha, e ju nu i dini.”
(Nurë: 19).
” O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat.
Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin!
Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme!
Frikësojuni Allahut!
Me të vërtetë, Allahu është pranues i pendimit dhe mëshirues.
O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete).
Më i lavdërueshëm te Allahu është ai që i druan më së shumti Atij.
Me të vërtetë, Allahu është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij.”
(Huxhuratë: 12-13).
” Mos ano (shko) kah ajo që nuk e dini, me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar).”
(Isra: 36).
Transmetohet nga Ebu Hurejra ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë:’’ Ruajuni nga paragjykimi, sepse paragjykimi është rrena më e madhe, mos e spiunoni njëri tjetrin, mos i hulumtoni të metat e njëri tjetrit, mos e keni zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitëblerje por bëhuni robër të Allahut dhe vëllezër në mes vete ashtu si ju ka obliguar Zoti juaj. Muslimani është vëlla i muslimanit, ai nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu( bën me shenjë në gjoksin e tij) dhe mjafton e keqja ta nënçmosh vëllain tend musliman.
Çdo musliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e muslimanit tjetër.”
( Shënuan Buhariu: 4064, 6065 dhe Muslimi: 2563, 2564).
Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

You may also like...