Mosdhënia dhe kujt i obligohet zekati – II

Qortimi për atë që nuk e jep zekatin :

Në shumë ajete dhe hadithe qortohet ashpër personi i cili nuk e jep zekatin si dhe përgëzohet me humbjen më të madhe dhe dënimin më të rëndë, prej tyre :

– Fjala e Allahut : ” Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e dispozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!.”

– Fjala e Allahut : ” Ata, të cilët bëjnë koprrraci me atë nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre.”

– Ebu Dheri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë : Një ditë kalova pranë të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili ishte ulur nën hijen e Qabes kur më pa mua tha : ” Për Zotin e Kabes janë të shkatëruar ata.” – Iu afrova dhe i thashë : ” O I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nënë e babë i flijofsha për ty kush janë ata? – Më tha : ” Janë ata që kanë shumë pasur,i përveç atyre që veprojnë kështu dhe kështu (japin nga para dhe pas, djathtas dhe majtas me duart e tyre) e ata janë shumë pak. Çdo pronar i deveve, i lopëve apo i dhenve i cili nuk e jep zekatin e tyre, vetëm se në ditën e gjykimit pasuria e tij do ti bëhet edhe një herë më e madhe dhe më e trashë se sa ka qenë , e cila do ta sulmon me brirët e saj dhe do ta shtyp me thundrat e saj dhe çdoherë kur njëra mbron së kaluari mbi të, vjen pala tjetër për ta shkelur dhe kjo vazhdon kështu derisa të gjykohen të gjithë njerëzit.”

– Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kujdo që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai nuk e jep zekatin e saj, në ditën e gjykimit ajo pasuri do ti shëndrohet në gjarpër helmues që i ka dy njolla të zeza mbi sytë e tij. Pastaj do ta kafshojë për faqet e tij dhe do ti thotë: Unë jam pasuria yte, unë jam thesari yt.” Më pas lexoj ajetin Kuranorë : ” Ata, të cilët bëjnë koprrraci me atë nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre.”

– Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Çdo pronar i thesarit të tij, i cili nuk e ka dhënë zekatin për të ,në xhehenem do të nxehet pasuria e tij në formë të pllakave e me to do të damkoset balli i tij, krahët e tyre derisa të gjykon Allahu në mes të robërve të tij në atë ditë e cila është 50 000 vjet pastaj ose e sheh rrugën për në xhenet ose për në zjarrë.”

– Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” O muhaxhir,kini kujdes në pesë gjëra: Nëse imoraliteti përhapet në një shoqëri dhe nuk egziston ndjenja e turpit për përhapjen e tij përmendjen e tij (njerëzit flasin rreth tij sikur asgjë e keqe të mos kishte ndodhur) mes tyre do të shfaqen epidemi, sëmundje që nuk kanë egzistuar tek parardhësit e tyre. Nëse masin mangut ata do t’I përfshijë varfëria, rezervat do tu pakësohen dhe udhëheqësi i tyre do të jetë zullumqar. Nëse nuk e paguajnë zekatin e detyruar mbi pronën e tyre, do tu ndalohen reshjet nga qielli dhe po të mos ishin shtazët nuk do të binte shi. Nëse ata deklarojnë shkëputjen e lidhjeve të tyre me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, do të udhëhiqen nga një armik që do të jetë i huaj për ta dhe do tu marrë një pjesë të pasurisë së tyre. Nëse udhëheqësi i tyre nuk udhëheq sipas ligjeve të librit të Allahut, ata njerëz do të përfshihen nga lufta civile.”

Kush e ka obligim zekatin :

Zekati është obligim për atë i cili i plotëson kushtet në vijim :

1. Islami.

2. Liria.

3. Ta arin pasuria e tij nisabin,nisabi i pasurisë së tij ti ngel tepër nevojave të tij të patjetërsueshme pa të cilat nuk mund të jeton njeriu, si : ushqimi, veshja, vendbanimi, mjeti i udhëtimit si dhe mjeti i profesionit.
4. Të kalon malli kohën prej një viti, kjo vlen për mallrat në përgjithësi veç drithrave dhe frutave tek të cilat nuk është kusht viti për dhënien e zekatit sepse Allahu thotë : ” Dhe jepnie hakun (zekatin) e saj ditën e të vjelurave.”

5. Të mos ketë borxh i cili përfshin krejt pasurinë e tij ose shumicën e pasurisë së tij duke mos pasur dikënd pas tij i cili insiston në lypjen e borxhit të tij.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e islamit”
Autor: Grup nxënësish të dijes
Përkthyes: Nexhat Ceka

You may also like...