Motër, mbulesa ta mbron moralin… – 3

Hixhabi-9Motër, mbulesa ta mbron moralin… – 3

Andaj, insha-all-llah, do të mundohem në vijim, në bazë të literaturës Islame, për këtë t’ia paraqes edhe vetes edhe ty qëndrimin e Islamit për këtë çështje: çështjen e mbulesës së besimtares, si dhe mbi faktorët që ndikojnë në mbrojtjen apo në rrezikimin e moralit të saj.
Së pari të përmendim se nënshtrimi në Islam bazohet në besim (iman), e ai që ka besim të fortë, do t’i pranojë urdhërat e All-llahut xh.sh kurse do ta braktisë atë që është e ndaluar.
Që të mbrohet morali Islam, All-llahu xh.sh ka caktuar disa mburoja dhe kufij që e mbrojnë njeriun, qoftë mashkull apo femër, nga të gjithë faktorët që ndikojnë në aktivizimin e lakmive dhe epsheve.
Turpin e bëri njërin nga kontrolluesin e njeriut dhe aktiviteteve të tij. Turpi është fuqia që e mbron nga mëkatet dhe negativitetet. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Çdo fe ka moral, kurse morali i Islamit është turpi”.
Në një transmetim (hadith) tjetër Muhammedi a.s. thotë:”Nëse nuk turpërohesh bën ç’të duash”. Do të thotë, nëse e ke humbur turpin si rregullator i aktiviteteve njerëzore, atëhere, dije se mbi ty mbisundojnë pasionet dhe epshet shtazarake. Islami turpin e ka bërë pjesë përbërëse të fesë së vet. Muhammedi a.s. thotë:”Turpi është pjesë e besimit”Siç na ëshët e njohur, Islami rreptësisht e ka ndaluar kurvërinë. Mirëpo, ai na tregon edhe metodat se si dhe në ç’mënyrë të largohemi dhe si t’ia presim rrënjët asaj dukurie të shëmtuar. Për këtë shkak, Islami e fuqizon turpin dhe zhvillon vetëdijen e besimtarit që të mos i afrohet këtij vesi të keq. Ligji Islam (sheriati) dënon kurvërinë, kuptohet, nëse gjenden katër dëshmitarë të besueshëm, të cilët do të dëshmojnë se me sytë e tyre e kanë parë aktin e kurvërisë, mirëpo nuk e dënon afrimin në të, siç ëshët shikimi (kuptohet, kjo vlen për këtë botë), që i është lënë njeriut dhe vetëdijes së tij, duke nxitur që me fuqinë e besimit të vet ta largojë nga vetja pëshpëritjen e djallit dhe dëshirën e zjarrtë të lakmive të veta, në çka na porosit edhe transmetimi i Muhammedit a.s.: “Sytë bëjnë kurvëri me shikimin e vet, duart me prekjen e tyre, këmbët me ecjen e tyre, kurvëria egjuhës është të shqiptuarit, kurvëria e shpirtit është dëshura dhe lakmia, ndërsa trupi i tgurpëruar këtë e dëshmon dhe e tradhton”. Për këtë shkak është shumë me rëndësi hedhja e shikimit për të cilin Islami cakton dënimin, bile edhe në këtë botë, pasiqë shikimi ëshët faktor i parë që nxit në kurvëri. All-llahu xh,sh në Kur’anin Famëlartë thotë:”Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më e mirë për ta. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për atë që punojnë ata. Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme…” (En – Nur, 30-31)
I Dërguari i All-llahut thotë:”Ke të drejtë në shkikimin e parë, por ruaju nga i dyti”. Kështu në një rast i tha Aliut (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të):”O Ali, mos e përcill shikimin me shikim, se në shikimin e parë ke të drejtë por në të dytin – jo!” (Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Bejkehiu etj.).
Xhabir bin Abdullahu (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) e pyeti të dërguarin e Allahut për shikimin e papritur, në çka Muhammedi a.s. iu përgjigj:”Largo shikimin tënd!”. (Transmetojnë Muslimai, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi, Darimi, Hakimi etj.). mirëpo jemi të vetëdijshëm se shikimeve nuk mund t’u shmangemi, siç ia kanë theksuar as’habët (shokët e Muhammedit a.s.), të Dërguarit të All-llahut xh.sh., në çka ai u është përgjigjur se në atë rast le t’i ulin shikimet e tyre. Ebu Seid El-Hudri (All-llahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut xh.sh. duke thënë: “Ruajuni të ndejturit rrugëve!” Të pranishmit pyetën: “Po që se kemi nevojë që rrugëve të ndalemi e të bisedojmë?”. Ai u përgjigj: “Kur më jeni ndalur në rrugë, atëherë jeni të obliguar ndaj saj (rrugës)!”. “E ç’është obligimi ynë ndaj rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” – e pyetën. Ai u përgjigj: “Hedhja e shikimit, mosshqetësimi i tjetrit, kthimi i selamit, të udhëzuarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja”. (Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Ahmed bin Hanbeli).
Faktori i dytë që nxit në kurvëri është të folurit. Ai shumë lehtë mund t’i aktivizojë epshet e fjetura të njeriut në atë moment kur femra flet, e veçmas ajo që flet zëshëm. All-llahu xh.sh për këtë edhe heq vëmendjen:”Nëse i druani Perëndisë, mos flitni përkëdhelshëm, e që t’ju dëshirojë ai – i cili në zemrën e tij ka sëmundje (qëllim të keq), dhe flitni në mënyrë serioze”! (El – Ahzab, 32).
Po ashtu, ndalohet që gruaja t’ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, sidomos pjesët e fshehura të saj (auret), ashtu që të mos nxit në të lakminë dhe të mos mendojë për atë. I Dërguari i All-llahut xh.sh. për këtë thotë:”Gruaja le të mos ia përshkruajë burrit të vet ndonjë grua tjetër, dhe po që se e bën këtë mos të jetë sikur ai ta shikoj atë”. (Transmeton Tirmidhiu).
Se edhe të folurit është mjet që te shumica nxit lakminë dhe epshet, shihet nga transmetimi se, kur imami në namaz diç harron, dhe se është e domosdoshme që ta sinjalizojmë, meshkujt do ta sinjalizojnë me thënien: “Subhanallah”, ndërsa femrave u është ndaluar që edhe me zë të thonë “Subhanallah”, por ato do të rrahin dorën mbi dorë dhe me këtë do ta sinjalizojnë imamin për gabimin e tij, gjegjësisht për harresën. (Transmeton Buhariu dhe Ebu Davudi).
Se nuk është i rrezikshëm vetëm zëri i femrës të shkaktojë fitne (shpitje) dhe ndezjen e epsheve, por edhe vringëllima e stolive të saj që ua tërheq vëmendjen njerëzve më së miri do ta vërtetojë citati (ajeti) : “…dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta”. (En-Nur, 31)
Në kohën tonë të sotme, kjo do të ishte e ngjashme njëlloj sikur ecja me këpucë këpucë që lëshojnë tinguj dhe tërheqin vëmëndjen e kalimtarëve.
Pas kësaj, çfarë të themi për praktikën tonë të përditshme, ku gratë dhe vajzat lexojnë mevlude, ilahije hapo Kur’an para meshkujve, e mos të flasim për këndimin e tyre – ku melodia e zërit të femrës i qëllon pikërisht telat e epsheve dhe i liron ato!
Faktori i tretë që i ndez epshet e njeriut është parfumosja e femrës. Duhet ta dijmë se i Dërguari i All-llahut femrën e parfumosur, e cila si etillë del në mesin e njerëzve, e ka krahasuar me laviren, duke dashur me këtë të tregojë për ndikimin shumë të rrezikshëm të parfumit në ndezjen e epsheve te personat e gjinisë tjetër. Ebu Musa El-Eshariu (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “Femra e cila parfumoset dhe kalon pranë një grupi njerëzish, ajo është e tillë deh e tillë (do të thotë : lavire)”. (Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ahmedi, Hakimi, Ibni Hibbani, Ibni Huzejme etj.).
Parfumosja i është ndaluar edhe asaj vajze që shkon në xhami. Zejnebe Eth – Thekafija (Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i Dërguari i All-llahut, se ka thënë: “nëse ndonjëra prej jush dëshiron të falë namazin në xhami – le të mos përdor parfum!” (Transmetojnë Muslimi, Maliku dhe Ebu Avame).
Musa bin Jesari transmeton rastin kur një femër ka ndaluar pranë Ebu Hurejrës (All-llahu qoftë i kënaqur me të) i cili e pyeti:”Oj shërbëtorja kryelartë, dëshiron të shkosh në xhami? Ajo tha: “Po”. “Vallë, në xhami e parfumosur” Ajo përsëri i tha: “Po”. Atëhere Ebu Hurejra e këshilloi: “Kthehu, e largoje atë (parfumin) nga vetja, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Asnjë femër që niset në xhami e parfumosur, nuk do t’i pranohet namazi – përderisa nuk kthehet dhe e largon parfumin”. (Transmetojnë Bejhekiu dhe Ibni Huzejme në “Sahih”-in e tyre).
Kur parfumosja e femrës që shkon në xhami është kaq reptësisht e ndalur, si është atëhere parfumosja e femrës e cila shkon në treg a në ndonjë vend tjetër?!
Në veprën “Ez-Zevaxhir” (2/37) Hejtemi përmend se dalja e femrës, e parfumosur dhe e stolisur, u takon mëkatëve të mëdhaja – bile nëse këtë ia lejon edhe burri i saj. Mirëpo, nga ana tjetër, Islami parapëlqen, madje edhe nxit që femra t’i parfumoset dhe stoliset burrit të vet që t’i bëhet sa më tërheqëse, e kur të dalë para njerëzve të tjerë ato t’i largojë. Në këtë kontekst është me rëndësi të përmendim thënien (hadithin) të cilin e transmeton Tirmidhiu, ku burrit i lejohet të parfumoset, ndërsa femrës i preferohet e kundërta: përdorimi i ngjyrës dhe mospërdorimi i parfumit. (me këtë ngjyrë aludohet në syrmet me të cilat gruaja i stolitet burrit të vet).

 

Shkëputur nga libërthi : Letër nënës dhe motrës muslimane
Shkruar nga: Mirsada Merjem Kurdiq

You may also like...