Motër, mbulesa ta mbron moralin… (II) – 4

Hixhabi-31Motër, mbulesa ta mbron moralin..

Faktori i katërt që i nxitë epshet e personave të gjinisë së kundërt është zhveshja e pjesëve të trupit. Mu në mbrojtjen dhe mbulimin e pjesëve të trupit që duhen të mbulohen prej shikimeve, atyre që nuk u është e lejuar, Islami dallohet nga të gjitha qytetërimit e tjera në botë. Në qytetërimet e tjera ekspozimi dhe zbulimi i trupit nuk paraqet mëkat, por, përkundrazi nxitet, e veshja që ekziston tek ata nuk për qëllim mbulimin e trupit por paraqet një lloj zbukurimi dhe dekorimi. Nga kjo, sot në qytetërimet dhe kulturat e tjera, sidomos në perëndim, po jo vetëm atje, jashtëzakonisht përcillet moda dhe çdo gjë që ka lidhshmëri me pjesën formale – sekondare të jetës së njeriut, kurse lehet pasdore bukuria parësore – zbukurimi i shpirtit dhe kualiteteve shpirtërore! Mirëpo, në Islam petku nuk paraqet ndonjë lloj zbukurimi dhe provokimi për shikimet e të tjerëve por petku ka rol mjaft të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në mbulimin e trupit të njeriut si dhe në shuarjen e epsheve ndaj personave të gjinisë së kundërt. Se sa i kushton rëndësi Islami që të veçojë llojin e njerëzve nga të kafshëve, përveç tjerash, shihet edhe nga fakti se Islami nuk i lejon asnjëriut kur është vetëm me bashkëshorten – për shkak të melekëve – të zhvishet krejtësisht. I dërguari i All-llahut ka thënë: “Ruajuni lakuriqësisë, pasi që me ju janë ata që asnjëherë nuk ndahen nga ju (melekët), përveç kur e kryeni nevojën dhe kur afroheni pranë grave tuaja, andaj turpërohuni dhe respektoni ata!”. (Transmeton Tirmidhiu).
Në një thënie tjetër, të cilën po ashtu e transmeton Tirmidhiu, thuhet: “Shkalla më e lartë e turpit është ajo se Islami nuk është i kënaqur me personin që krejtësisht zhvishet edhe kur është vetëm, pasi që All-llahu më së tepërmi meriton t’i tërpurohemi”.E njëjta gjë vlen edhe për ato femra që janë të veshura, por teshat e tyre janë të tejdukshme dhe të ngushta, kështu që tregojnë ca pjesë të caktuara të trupit për të cilat i Dërguari i All-llahut ka thënë:”Femrat të cilat mbajnë veshje të tejdukshme trajtohën si të jenë lakuriqë; ato janë larguar nga urdhërat e All-llahut dhe kanë bërë vepra të këqija, ndërsa kokat u janë si gungat e dëvës. Femrat e tilla nuk do të hyjnë në xhenet, e as që do të shijojnë erën e tij. Kurse era e xhenetit shytrihet në kaq e kaq largësi”. (Transmetojnë Muslimi, Ahmedi dhe Taberaniu në “Mu’xhemu – sagiru”).
Duke e komentuar këtë transmetim Ibn Abdul-Berri thotë:”Me këtë transmetim i Dëeguari i Allahut ka dashur të aludojë dhe t’ua tërheqë vërejtjën femrave që do të vishin petka të tejdukshme apo petka të ngushta: ato formalisht janë të veshura, kurse në të vërtetë janë – lakuriqe”. (Shih: Es-Sujuti- Tenuirul-Haualik 3/103).
A thua se ky transmetim nuk vlen për ato femra të cilat kanë prerje që i ndajnë gjinjtë apo prerje të fundit, duke llogaritur se kanë tesha, kurse në realitet janë lakuriqe dhe pjesët e turpshme të trupit të tyre u janë të ekspozuara çdokujt?!
Faktori i pestë i cili ndez epshet e personave të gjinisë së kundërt është ndeja vetëm me dikënd. Kjo shpesh herë rezulton me vetë aktin e kurvërisë. Këtë Islami mundohet ta ndalë qysh në nismë dhe as që jep ratst për një gjë të tillë. Nga kjo, Islami ndalon ndejtjën bashkë të mashkullit dhe femrës nëse nuk janë në lidhje të ngushtë familjare, nëse mbetën vetëm i treti ndërmjet tyre është – djalli. Do të thotë, femrës i ndalohet bashkëndeja me mashkullin që nuk e ka të afërt (mahrem), madje edhe nëse është edhe nga familja e saj e aferm. Duke cekur se djali i tezës, djali i axhës, djali i dajës e të ngjajshëm nuk janë të largët, siç është cekur në ajetin Kur’anor të kaptinës Nur, 31. djalli këtë e ka rol kryesor, çdo mekat e zbukuron dhe mundohet ta bëjë sa më të ëmbël, e mu për këtë nevojitet që të gjitha rasteve të tilla t’u largohemi.
Muhammedi a.s. këtë qartë e ka porositur në një thënie, që e transmeton Ukbe bin Amir (All-llahu qoftë i kënaqur me të), i cili thotë: “Ruajuni ndejtjes në vetmi me femra”. Në këtë, njëri prej ensarijve pyeti: “E çka mëndon për hamuin?” Muhammedi a.s. iu përgjigj: “Hamuu është vdekje!” (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe të tjerë).
Në përmbledhjen e vet të transmetimeve J. Memiq fjalën “hamu” e përkthen si “shok”. Mirëpo, Imam Neveviu në veprën e tij të njohur “Rijadus-Salihin”, pas këtij transmetimi fjalë për fjalë thotë: “Hamu është ndonjë prej familjes së afërt të burrit si vëllau i tij (kunati), nipi i tij apo dhali i axhës” (Shih: ” Rijadus-Salihin”, transmetimi nr. 1628). Do të thotë, femrës i ndalohet ndeja vetëm me çdo kënd me të cilin nuk është në lidhje të ngushtë familjare, bile edhe me familjën e afërt të burrit të saj – që mos të vijëpër çdo rast në sprova të cilat djalli çdo herë i përgatit. Të gjthë këta dhe faktorë të tjerë që ndezin epshet e njeriut dhe e nxisin personin e gjinisë së kundërt në aktin e kurvërisë, Islami mundohet t’i çrrënjosë. Mirëpo, kush bën punënë e kurvërisë përkundër të gjitha pengesave dhe vërejtjeve, Islami qysh në këtë botëia cakton dënimin e rreptë. Dënimi i tillë mund të zbatohet, vetëm në sajë të dëshmisë së katër njerëzve tëbesuar që do të dëshmojnë se tërë aktin e kurvërisë me të vërtetë e kanë parë.
Këtë dënim Islami e zbaton vetëm në raste të rralla. Para kësaj ai troket në derën e vetëdijës njerëzore dhe besimit të tij. Ekzekutimi i dënimit bëhet që të ndalojë përhapjen e amoralitetit dhe shkatërrimin e njerëzore. Ky qëndrim i Islamit, siç shihet është mjaft human, edhe pse shumica këtë nuk mund ta kuptojnë. Pikërisht atëhere kur shumë sëmundje të kohës – siç janë sida dhe të tjera – edhe më tepër përhapen, mu atëhere do ta kuptojnë filozofinë e thellë të kësaj rregulle Islame. Për fat të keq, për shumicën do të jetë shumë vonë.
Një ndër faktorët që me mjaft sukses pëngon paraqitjën e kurvërisë dhe shfryrjen e epsheve të njeriut, është me siguri mbulimi i trupit të njeriut. Për këtë, insha-all-llah, do t’i përmendim kufijtë të cilët i ka paraparë Islami në këtë kontekst.
Historikisht dihet se para Islamit, në kohën e xhahilijetit (injorancës), meshkujt dhe femrat kanë shikuar trupin e njëri tjetrit pa fije turpi. Bile dhe janë larë dhe kanë kryer nevojën të pa mbuluar. Kabën e vizitonin lakuriq dhe këtë e kanë konsideruar si ibadet (adhurim). (Shih Tefsiri i Ibn Kethirit: 2/210). Kështu kanë vepruar edhe gratë, siç transmeton Muslimi. Ato, në rastet më të shpeshta, siç përmend edhe Raziu në Tefsirin e vet, kanë mbajtur veshje të tejdukshme ashtu që u janë dukur gjinjtë, duart dhe këmbët. Do të thotë, mënyra e veshjës në kohën e injorancës, siç e shohim, nuk dallohet nga mënyra e veshjes së grave të shumta në shumë vende të botës në kohën e sotme.
Islami ka ardhë me urdhëresën:”O bijtë e Ademit, ua kemi dhënë petkun i cili do t’i mbulojë pjesët tuaja të turpshme” (El-Araf, 26), dhe me këtë ka caktuar mbulimin e pjesëve të turpshme të trupit të meshkujve dhe të femrave. Ndalohet shikimi i pjesëve të turpshme të dikujt. Muhammedi a.s. thotë:”Le të mos shikojë mashkulli në pjesën e turpshme të mashkulli tjetër, e as femra në pjesën e turpshme të femrës tjetër!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Islami i ka precizuar vendet që nuk mund të shihen te mashkulli dhe te femra e që konsiderohet si auret – vend i turpshëm.
Sa i përket mashkullit, vend i turpshëm konsiderohet prej kërthizës deri te gjunjtë, dhe i ndalohet që atë pjes të trupit ta zbulojë para njerëzve, dhe kuptohet s’ka të drejtë ta shohë atë pjesë të trupit te meshkujt e tjerë. Ebu Ejjub El-Ensariu (All-llahu qoftë i kënaqur me të) transmeton nga i dërguari i All-llahut se ka thënë:”Auret konsiderohet ajo pjesë e trupit prej gjunjëve e deri në kërthizë”. (Transmetojnë Darekuti dhe Bejhekiu).
Në një thënie tjetër Muhammedi a.s. për çështjen e auretit te mashkujt ka thënë:”Mos trego kofshën tënde, e as mos shiko në kofshën e njeriut të gjallë dhe atij të vdekur!” (Transm,etojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh).
Këtë pjesë të trupit të mashkullit, që konsiderohet vend i turpshëm, nuk mund ta shohë askush përveç bashkëshortës së tij legjitime, siç është sqaruar në thënien e Muhammedit a.s.: “Ruaje auretin tënd përveç nga bashkëshortja yte!” (Transmetojnë Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh).

Shkëputur nga libërthi : Letër nënës dhe motrës muslimane
Shkruar nga: Mirsada Merjem Kurdiq

You may also like...