Muaji Muharrem…

muharem-3Muaji Muharrem

? Muajin Muharrem i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem e quajti *Muaji i Allahut*, dhe kjo tregon për vlerën dhe pozitën e madhe që ka ky muaj.

?Muaji Muharrem është një ndër muajtë e shenjtë të cilët Allahu i ka madhëruar dhe i ka përmendur në Kuran, Allahu thotë: “Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë, ashtu si është në librin e Allahut prej ditës që krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni në to veten tuaj (me mëkate)”. Teube: 36.

?Katade Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Dijeni se padrejtësia në muajtë e shenjtë është gjynah më i madh se në muajtë e tjerë”.

?Në muajin Muharrem është e pëlqyer shtimi i agjërimit vullnetar.
Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është në muajin e Allahut Muharrem”. Tra Muslimi

?Agjërimi në këtë muaj nuk është si muajtë e tjerë, padyshim se ai është ke Allahu është më i vlefshmi pas Ramazanit.

?Në muajin Muharrem veç të tjerave gjendet dhe dita e Ashurës (dita e dhjete -ashra-nga ku ka marë dhe emrin), për të cilën Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shpresoj të fali gjynahet e një viti”.
Prej sunetit është qe të agjërohet dita e nëntë dhe e dhjetë.

? Shënim: Ëmbëlsira e ashures që bëjnë njerëzit në këtë ditë, nuk ka lidhje me ditën e ashures dhe mirë është që të mos gatuhet në këtë ditë, sepse ajo është nga traditat e Bektashinjve të cilët e gatuanin dhe gatuajnë në këtë ditë (duke përdorur në të dymbëdhjet lloje drithërash dhe frutash), si simbol për dymbëdhjetë imamët.

Bledar Tefik Haxhiu

You may also like...