Muslimani i sinqert nuk është mallkues – Hutbe

Gjuha-3Muslimani i sinqert nuk është mallkues…

Muslimanit nuk i lejohet ta ofendojë apo ta mallkoj vëllain e tij musliman.

Ngase, i dërguari i Allahut, Muhamedi, alejhi selam, ka thënë;

” Mallkimi i muslimanit është sikur mbytja e tij.”
Shënon: Imam Ahmedi.

Gjithashtu, ai, salallahu alejhi ue selem, thotë:

” Nuk i takon muslimanit të sinqertë të jetë mallkues.”
Shënon: Imam Muslimi.

Gjithashtu, ai, salallahu alejhi ue selem, thotë:

” Nuk ka mundësi muslimani të jetë mallkues.”
Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.116,hadithi nr.309. Tirmidhiu: 4/371(2019), Ebu Ja’la: 9/414(5562), Hakimi: 1/47.
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i thanë të dërguarit të Allahut, Muhamedit, alejhi selam: Lutu kundër mushrikëve(pabesimtarëve)
Tha, pejgamberi alejhi selam: Unë nuk jam dërguar si mallkues(të mallkoj), por unë jam dërguar si mëshirë(rahmet).”
Shënuan: Buhariu në Edeb el Mufred: fq.119,hadithi nr.321, Muslimi: 4/2007(2599), Ebu Ja’la: 11/35(6174).
Transmetohet se Enesi, radijAllahu anhu, ka thënë;
” I dërguari i Allahut nuk ishte i degjeneruar(i pamoralshëm), as mallkues dhe as gojëflliqur(sharës).”
Shënon: Imam Buhariu.

Dhe në fund:
Ne duhet ta ndjekim shëmbëlltyrën tonë, Muhamedin, alejhi selam në çdo pore të jetës, ngase atë e kemi model dhe mostër të çdo gjëje.

Allahu i Madhëruar, thotë;

” Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohet Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.”
(El Ahzab: 21).

Shejh Muhamed Ibën Hasen Alu Shejh.

nga arabishtja:
Suad B. Shabani.

You may also like...