Na tregoni disa shkaqe që shpiejnë deri te arritja e diturisë (fetare) e dobishme?

01 - Pyetje-pergjigjeDisa shkaqe deri te arritja e diturisë (fetare) së dobishme

Pyetje:
-Cila është mënyra e drejtë dhe e vërtetë, që duhet ta ndjekë kërkuesi i diturisë fetare Islame, që të arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar?

Përgjigje:
-Prej shkaqeve kryesore është të kesh frigë Allahun, të jesh i nënshtruar ndaj Tij dhe të largohesh nga mëkatet, të jesh i sinqertë me Allahun e lartësuar dhe gjithnjë të kërkosh që t’i fal mëkatet, të kërkosh ndihmë nga Ai që të të jep sukses, pastaj tu përkushtohesh mësimeve dhe përsëritjes së tyre dhe të mos e humbasësh kohën, pra këto janë shkaqet kryesore.
-Gjithashtu prej shkaqeve të marrjes së diturisë është edhe përsëritja e mësimeve sëbashku me shokët, të kujdesesh për informatat e reja të cilat i mëson, saqë të ngulitet dituria tek ti, kështu që mos u mjafto vetëm me kalim të mësimeve me mësuesin, por edhe me përsëritje së bashku me shokët e mirë dhe të ndershëm, dhe të pyesësh për atë që nuk e ke të qartë.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
02/02/2013

You may also like...